|
Ruecker inkurajon eksportuesit
Prishtinė, 30 tetor 2006 Kryeadministratori i Kosovės, Joachim Rucker, inkurajoi drejtuesit e fabrikės Silcapor nė Kaēanik, qė tė vazhdojė me hapa tė guximshėm prodhimin, nė mėnyrė qė sė bashku me fabrikat e tjera kosovare, tė baraspeshojnė dallimet e mėdha ndėrmjet importit dhe eksportit. Ruecker theksoi se cilėsia e prodhimeve ėshtė ajo qė i bėn prodhuesit konkurrentė nė tregun e brendshėm e nė atė tė jashtėm.
"Silcapori ėshtė njė shembull i privatizimit nė Kosovė. Ju keni bėrė njė punė tė jashtėzakonshme nė pėrmirėsimin e kushteve nė kėtė fabrikė, nė shtimin e qarkullimit dhe tė qenit i pranishėm nė tregun e jashtėm", tha Ruecker.
Ndėrmarrja "Silcapor" e Kaēanikut ėshtė njė nga prodhuesit mė tė mėdhenj tė materialeve ndėrtimore nė Kosovė. Ajo prodhon blloqe porozbetoni nga rėra e kuarcit pėr ndėrtimtari. Stafi udhėheqės ka pohuar se prodhimi mujor ėshtė trefish mė i madh se para privatizimit mė 2003, me njė kapacitet mujor prej 20 mijė metra kub blloqe.
"Vitin e ardhshėm presim rritjen e kapacitetit 100 pėr qind. Por, kėrkesa e parė e biznesit kosovar ėshtė qė t'u ndihmohet me kredi me kamata shumė mė tė volitshme, ndoshta jo si nė shtetet e Evropės, por ato tė pėrshtaten", i ka thėnė kryeadministratorit Ruecker udhėheqėsi i Silcaporit, Zylqif Berisha.
Gazeta Express
|