Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Interesim i madh pėr telefoninė mobile


Ipko net tashmė ka bėrė tė ditur se do tė jetė pjesė nė konkurrim pėr operatorin e ri tė telefonisė mobile, pasi qė 75 e aksioneve tė saj kanė kaluar nė pronėsi tė Telekomit Slloven. Konkurrimin e kanė konfirmuar edhe kompania Mobikos, por nuk kanė treguar partnerin e tyre.

Prishtinė, 29 tetor 2006 — Dy kompanitė kosovare Ipko net dhe Mobikos tashmė kanė konfirmuar pjesėmarrjen e tyre nė tenderin pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile.

Ipko net, 75 pėr qind e aksioneve tė cilat tashmė i janė shitur Telekomit Slloven, do tė jetė pjesėmarrėse nė kėtė tender, gjithashtu edhe Mobikos, mirėpo kėta tė fundit nuk janė deklaruar se kush do tė jetė partneri i tyre nė tenderin pėr operator tė dytė.

"Ne nuk kemi nevojė tė krijojmė konzorciume, sepse dihet se tashmė 75 pėr qind e kompanisė tonė, Ipko net, ka kaluar nė pronėsi tė Telekomit Slloven dhe pjesėmarrjen tonė nė tender e kanė konfirmuar edhe pėrfaqėsuesit sllovenė, tė cilėt kanė deklaruar se ne do tė konkurrojmė me emėr tė Ipkos", ka deklaruar Akan Ismaili, drejtori i kompanisė Ipko net.

Ndryshe nga Ismaili, drejtori i kompanisė Mobikos, Fatmir Gashi, nuk ka qenė nė gjendje tė bėjė publik planin e tyre se si do tė konkurrojnė nė tenderin pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile.

"Ne, aktualisht, jemi nė negociata me 3 apo 4 kompani shumė tė fuqishme dhe jemi nė fazat pėrfundimtare tė negociatave. Megjithėkėtė kemi marrėveshje qė tė mos bėjmė publike detajet dhe emrat e kompanive. Sidoqoftė, ne do tė marrim pjesė nė tender dhe shumė shpejt do tė dihet partneri jonė", ka deklaruar Gashi.

Ai ka deklaruar se kriteret e vėna nga ana e Ministrisė sė Transportit dhe Post – Telekomunikacionit nuk janė tė vėshtira duke pėrfshirė edhe shumėn prej 20 milionė eurove tė licencės.

"Unė, personalisht, nuk konsideroj se kjo mundet me qenė ndonjė shumė e lartė duke ditur tregjet ndėrkombėtare dhe duke llogaritur se ne si kompani vendore edhe ashtu ėshtė dashur tė kemi njė partneritet me ato ndėrkombėtare", tha drejtori i Mobikos.

Javėn e kaluar MTPT ka shpallur tenderin ndėrkombėtar pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile. Paraqitja e dokumenteve nga ana e kompanive tė interesuara do tė fillojė prej 3 nėntorit dhe do tė zgjasė deri mė 17 janar tė vitit tė ardhshėm. Pėr licencimin e operatorit tė dytė tė telefonisė mobile ėshtė zgjedhur metoda e kombinuar, ankand dhe "Beauty Contest", apo kriteret qė duhet t'i plotėsojnė kompanitė konkurruese.

Baza e ēmimit tė licencės, sipas rregullave tė tenderit, do tė kushtojė 20 milionė euro, me mundėsi rritjeje varėsisht se sa janė nė gjendje tė ofrojnė kompanitė e interesuara. Nė kėtė tender ēmimi bazė i licencės i ofruar nga kompanitė, vlerėsohet me 30 pėr qind tė pikėve tė pėrgjithshme tė tenderit. Gjithashtu, me 30 pėr qind tė pikėve, sipas rregullave tė tenderit, do tė vlerėsohet aftėsia e mbulueshmėrisė sė territorit tė Kosovės si dhe me 20 pėr qind do tė vlerėsohet bashkėpunimi me kompanitė vendore. Me nga 10 pėr qind tė pikėve, ndėrkaq do vlerėsohen lloji i shėrbimit dhe pėrvoja e kompanisė nė sektorin e telekomunikacionit.

Licenca e telefonisė mobile pėrfshinė tė drejtėn e pėrdorimit tė frekuencave GSM 900/1800 MHz, e cila do tė vlejė pėr njė periudhė 15 vjeēare. Megjithatė, ėshtė paraparė qė deri sa tė merret kodi ndėrkombėtar pėr Kosovėn, kompania e cila fiton tenderin, ta shfrytėzojė kodin e vendit prej nga vjen, duke pamundėsuar kėshtu qė, nė start qė kompanitė vendore tė mund tė konkurrojnė individualisht.

Pėrveē Mobikos dhe kompanisė sllovene Mobitel, pėr tė marrė pjesė nė tenderin pėr operator tė dytė mobil nė vend ka shprehur interesim edhe kompania norvegjeze Telenor, e cila, muaj mė parė, ka blerė pėr mė shumė se 1.5 miliardė euro kompaninė serbe Mobtel. Kjo kompani vlerėsohet se ka favore qė nė start duke llogaritur se ka tė instaluar njė pjesė tė konsiderueshme tė antenave dhe se aktualisht mbulon njė pjesė tė konsiderueshme tė territorit me rrjet, qė ėshtė edhe njė kriter nė tender.

Pos kėtyre edhe kompania France Telekom, AMC, Tele 2 si dhe operatori hungarez Matav, i cili ėshtė pjesė e Deutsche Telekom, kanė shprehur gatishmėri pėr t'u futur nė garėn pėr operatorin e ri tė telefonisė mobile nė Kosovė.

Qeveria e Kosovės tani shpall tenderin pėr sė dyti herė po pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile, pasi qė ajo kishte shpallur tenderin nė vitin 2004, nė tė cilin fitues ishte shpallur atė botė konsorciumi Mobikos-Mobitel, mirėpo qeveria dhe autoritetet ndėrkombėtare kanė shprehur dyshimin pėr shkelje gjatė procedurave tė tenderimit dhe kanė anuluar tenderin, duke krijuar shpenzime tė panevojshme pėr vlerėsim tė procedurave.

Gazeta Express
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail