Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Kush do ta fitojė energjetikėn


Nga 100 kompani botėrore tė interesuara pėr tė investuar miliardat nė energjetikė, MEM, deri mė 1 nėntor, do tė selektojė rrethin e ngushtė prej disa kompanive. Deri tani vetėm kompania ēeke CEZ ka zyrėn e saj nė Kosovė.

Prishtinė, 24 tetor 2006 — Fundi i kėtij muaj ėshtė data kur do tė dihet rrethi i ngushtė i firmave pėr investime nė energjetikė. Konferenca e parė dhe e vetme qė ėshtė mbajtur pak kohė mė herėt pėr investime nė sektorin e energjetikės, shumė kompani tė mėdha botėrore i ka detyruar tė orientohen pėr nė Kosovė.

Rezervat e mėdha tė linjitit tė cilat i ka Kosova janė arsyeja kryesore qė kėto kompani janė tė interesuara qė njė pjesė tė kapitalit tė tyre ta investojnė kėtu.

Zyrtarėt nga Ministria e Energjetikės dhe Minierave (MEM), shprehen tė bindur qė faza parakualifikuese do tė pėrfundojė mė 31 tetor, ndėrsa gjatė vitit 2007 do tė zgjidhet edhe investitori i cili pranon kriteret e qeverisė dhe ofron kushtet mė tė mira.

"Nė fund tė tetorit do tė mbyllet faza parakualifikuese e investitorėve, pas kėsaj faze do tė zgjidhet njė grup i ngushtė i atyre kompanive qė janė tė interesuar tė investojnė kėtu, mė pas nė bazė tė kritereve tona, dhe kushteve qė ofrojnė ata do tė zgjidhet investitori i cili do ta ketė tė drejtėn tė investojė nė Kosovė nė sektorin e energjetikės", tha Agron Dida, zėvendėsministėr i Energjetikės dhe Minierave.

Komiteti Drejtues nė fund do ta shpallė investitorin fitues, dhe zyrtarėt nga Zyra e Rregullatorit te Energjisė konsiderojnė se ende ėshtė herėt tė flitet se kush mund tė jetė fitues potencial i cili do ta ketė tė drejtėn tė investojė kėtu, dhe, sipas tyre, krejt do tė bėhet e ditur pasi tė vendosė Komiteti Drejtues.

"Do tė ketė mbledhje Komiteti Drejtues, dhe pastaj ata do ta shpallin edhe fituesin dhe do kohė qė tė vendoset. Ndėrsa kush mund tė llogaritet favorit tė jetė fitues ende ėshtė shumė herėt tė flitet, sepse ėshtė mbajtur vetėm njė konferencė dhe ka shumė pėr t'u bėrė mė vonė", tha Naim Bejtullahu, zėvendėsdrejtor nė Zyrėn e Rregullatorit pėr Energji.

Kompania ēeke CEZ, njėra ndėr kompanitė e cila ėshtė treguar e suksesshme vitet e fundit nė sektorin e energjisė dhe e cila pretendon qė do ta fitojė tė drejtėn pėr tė marrė nė shfrytėzim kapacitetet tona energjetike, tregon pėr Express planet e saj rreth investimit nė Kosovė. CEZ ėshtė i vetmi nga rreth 100 kompanitė e interesuara pėr energjetikėn, qė ka hapur zyrėn e saj nė Kosovė :Kosova new Energy", pėr tė cilėn kompani ėshtė i angazhuar ish-kryeministri Bajram Rexhepi.

Sipas Rexhepit, kjo kompani konsiderohet si njėra ndėr kompanitė mė tė fuqishme, dhe e cila, njė pjesė tė kapitalit tė saj, ėshtė e interesuar ta bartė nė Kosovė, duke investuar nė energjetikėn e Kosovės.

"CEZ menaxhon me njė kapital tė mjaftueshėm, ėshtė kompani e kombinuar shtetėrore dhe private, ku 70 pėr qind tė aksioneve tė kėsaj kompanie i ka shteti dhe 30 pėr qind janė aksione private.

CEZ-i ėshtė njė prej kompanive qė ka shpreh interesim pėr tė investuar nė Kosovė nė sektorin e energjetikės, edhe nė riparimin e blloqeve tė termocentralit Kosova A, edhe nė termocentralin Kosova C, i cili pritet tė ndėrtohet, ku CEZ ėshtė njė kompani e cila ka kapacitete tė shitblerjes sė energjisė elektrike", tha Rexhepi, i cili ėshtė kėshilltar i jashtėm i CEZ-it dhe shef i Zyrės "Kosova new Energy".

Rexhepi tha se vetė hapja e zyrės nė Kosovė nėnkupton seriozitetin e saj pėr investim kėtu, ku, sipas tij, CEZ pret ta kalojė fazėn parakualifikuese, apo, pra, rrethin e parė, nė tė cilin janė katėr kritere mjaft tė ashpra, dhe tė shkojnė mė tutje. Por, ai, gjithashtu, tregoi se jo tė gjitha kompanitė do ta kalojnė fazėn parakualifikuese, por, sipas tij, CEZ do ta kalojė kėtė fazė duke marrė parasysh kapacitetin e saj.

"Edhe pėrkundėr interesimit tė shumė kompanive pėr investim kėtu, njė numėr i vogėl do tė kualifikohen pėr mė tutje deri sa tė shpallet investitori. Ne jemi optimist se nėse tenderi hapet nė mėnyrė transparente, atėherė ndoshta do tė mund tė fitonim. Kėtė e them duke parė seriozitetin e kėsaj kompanie, por nuk dua tė them se kompanitė tjera nuk janė serioze. Pėrkundėr kėsaj interesim pėr investim nė energjetikė kanė shprehur edhe shumė kompani tjera tė mėdha botėrore dhe kjo neve na bėnė qė tė jemi edhe mė serioz duke pasur parasysh konkurrencėn", shtoi ai.

Rexhepi tha se kjo kompani ėshtė nė gjendje tė bashkėpunojė edhe me Qeverinė e Kosovės, qė tė arrihet njė marrėveshje sa mė profitabile pėr Kosovėn, ku nė kėtė mėnyrė edhe Kosova pėrmes qeverisė do tė ketė aksione pas investimeve.

"Kjo kompani ėshtė e gatshme qė tė bėjė bashkėpunim edhe me Qeverinė e Kosovės, duke ndarė aksionet sipas marrėveshjes, qė nė kėtė rast tė pėrfitonte Kosova mė shumė, duke mos pasur tė drejtė vetėm investitori tė vendosė mė pas pėr atė pjesė tė investimit", pėrsėriti Rexhepi.

Paralajmėrime pėr investime nė energjetikėn kosovarė kanė paraqitur edhe kompani tjera. Deri tash si tė interesuar tė marrin pasuritė mė tė mėdha tė Kosovės janė paraqitur disa kompani. Investitor potencial i apostrofuar edhe nga mediat me renome botėrore ėshtė njė konzorcium amerikano-grek, ku bėjnė pjesė kompania amerikane CounturGlobal, qė thuhet tė jetė e afėrt me familjen e vet presidentit amerikan George W. Bush, dhe kompanisė shtetėrore greke tė energjetikės DEI. Nė anėn tjetėr, disa herė interesim ka shprehur edhe kompania e miliarderit rus Oleg Deripaska, Basic Element.

Gazeta Express

 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail