|
Agjencia Antikorrupsion do tė evidentojė pasurinė e zyrtarėve tė lartė
Prishtinė, 23 tetor 2006 - Dukuria e korrupsionit vitet e fundit ka shėnuar rritje nė Kosovė. Kėtė e konfirmon edhe raporti i fundit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr zhvillimin NDP.
Organizata e OKB-sė, pėr zhvillimin nė njė raport tė saj thotė se, burim kryesor i gjenerimit tė korrupsionit nė Kosovė janė partitė politike, doganat, shėrbimet shėndetėsore dhe shėrbimet e administratės publike. Megjithė mekanizmat pėr luftimin e korrupsionit kjo dukuri ne vitet e fundit ka shėnuar rritje nė Kosovė. Mirėpo faji pėr korrupsion nuk i adresohet vetėm tek institucionet e Kosovės, por edhe tek qytetarėt qė ofrojnė ryshfete.
Mekanizmat qė mė sė shumti luftojnė dukurinė e korrupsionit nė Kosovė tash pėr tash janė mediat. Zyrtarė tė qeverisė sė Kosovės thonė se, qeveria nė luftimin e kėsaj dukurie ka arritur tė krijojė vetėm legjislacionin e nevojshėm, rritjen e sistemeve tė transparencės dhe rritjen e vetėdijes qytetare pėr luftimin e kėsaj dukurie negative.
Nė Kosovė, aktualisht ėshtė formuar agjencia kosovare kundėr korrupsionit. Kjo ka qenė edhe kėrkesė e grupit tė kontaktit. Agjencia antikorrupsion tash pėr tash ka pėr detyrė qė tė pėrcjell tė gjitha informatat tek prokuroria e cila mė pas duhet tė merret me ngritjen e akuzave. Hasan Preteni, udhėheqės i agjencisė antikorrupsion shprehet se hapi i parė e kėsaj agjencie, do tė jetė evidentimi i pasurisė sė udhėheqėsve tė institucioneve tė Kosovės.
Preteni: "Nė radhė tė parė do tė evidentohet pasuria e tė gjithė personave zyrtarė tė lartė, duke filluar nga presidenca, Kuvendi, kryeministria, ministritė. Do tė pėrcillet pasuria e tyre kohė pas kohe. Pėrkufizimet rreth pranimit tė dhuratave, pėrcjellja e asaj qė mund tė vijė deri tek konflikti i interesave, qė personat tė cilėt kryejnė detyrat e larta zyrtare, tė mos tė jenė tė lidhur me kryerjen e veprimeve tė tjera fitimprurėse."
Grupi i kontaktit, nė paketėn e fundit me kėrkesa drejtuar qeverisė sė Kosovės pėrfshiu edhe themelimin e agjencisė antikorrupsion dhe kėrkoi me urgjencė themelimin e saj. Kuvendi i Kosovės ka kohė qė ka miratuar ligjin antikorrupsion, por i vetmi organ qė ka kontrolluar keqpėrdorimet e mundshme nė institucione deri tash ishte auditori i pėrgjithshėm.
ECIKS / DEUTSCHE WELLE
|