Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Ligjėrohet TVSH-ja


Ėshtė miratuar nė parim Projektligjin pėr Tatimin nė Vlerėn e Shtuar. Ende nuk ėshtė vendosur a do tė jenė tė ngarkuara me normėn prej 15 pėr qind, apo 0, veprimtaritė botuese, mediat dhe organizatat joqeveritare.

Prishtinė,20 tetor 2006 — Kuvendi i Kosovės, pa votat e partive opozitare, ka miratuar nė parim Projektligjin pėr Tatimin nė Vlerėn e Shtuar, i njohur me shkurtesėn TVSH.

Ky ligj pritet t'i zėvendėsojė tė gjitha rregulloret e UNMIK-ut pėr kėtė lėmi, dhe nė tė njėjtėn kohė tė zgjerojė bazėn tatimore duke synuar rritjen e tė hyrave qė ndikon drejtpėrsėdrejti edhe nė rritjen e buxhetit tė Kosovės. Ende mbetet e paqartė a do tė jenė tė ngarkuara me normėn prej 15 pėr qind, apo 0, veprimtaritė botuese, mediat dhe organizatat joqeveritare.

Sponsoruesi i kėtij projektligji, ministry i Ekonomisė dhe Financave (MEF), Haki Shatri, tha para deputetėve se me Ligjin pėr Tatimin nė Vlerėn e Shtuar zėvendėsohen tė gjitha rregulloret e UNMIK-ut nė kėtė lėmi.

Sipas ministrit, Shatri, me kėtė projektligj arrihen disa qėllime, si harmonizimi i pėrmbajtjes sė tij nė krahasim me ligjet e njėjta tė BE-sė.

"Me ligjin e ri pėr TVSH-nė do tė rritet efikasitet nė vjeljen e kėtij tatimi nga ana e Administratės Tatimore tė Kosovės, duke ndikuar nė shkurtimin e afateve tė kthimit tė TVSH-sė dhe, po ashtu ky ligj do tė zgjerojė bazėn tatimore duke mundėsuar rritjen e tė hyrave publike pa ndryshuar normat tatimore", tha Shatri.

Mė kėtė ligj, sipas Shatrit, do tė bėhen ndryshime edhe tek procesi i definimit dhe regjistrimit tė biznesit. Deputetet e Grupit parlamentar tė Partisė mė tė madhe opozitare PDK, duke kėrkuar qė ky projektligj tė mos kalojė, theksuan se edhe pse kanė shpresuar se me kėtė projektligj do tė pėrmirėsohet politika fiskale, projektligji i ri, sipas tyre, vetėm pėrmbledh disa rregullore tė cilat tashmė ekzistojnė. Ky projektligj, sipas tyre, duhet tė stimulojė prodhimin vendor, investimet nė Kosovė dhe tė destimulojė importin e prodhimeve tė huaja.

Deputetėt e PDK-sė kėrkuan qė me kėtė projektligj tė parashihet ndryshimi TVSH-sė, varėsisht prej produkteve tė cilat prodhohen dhe importohen nė Kosovė. Flora Brovina, nga PDK-ja, po ashtu bėri disa vėrejtje dhe sugjerime lidhur me kėtė projektligj dhe kėrkoi qė vėrejtjet e parashtruara tė pėrfshihen nė tė.

Xhevdet Neziri, deputet i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), shprehu pajtimin e tij mė kėtė ligj dhe theksoi se qėllimi i tij ėshtė qė tė pėrmirėsojė inkasimin e TVSH-sė.

Ky projektligj, sipas AAK-sė, ėshtė i pėrafruar me shtetet e BE-sė, mirėpo, sipas tyre, ai duhet t'i pėrshtatet me shumė situatės ekonomike nė Kosovė.

Ndryshe tatimi nė vlerėn e shtuar ka filluar tė aplikohet nė Kosovė qė nga viti 2001, nė bazė tė Rregullores sė UNMIK-ut 2001/1, e cila ėshtė ndryshuar nė vitin 2002. Kjo rregullore, me disa ndryshime tė vogla qė janė bėrė nė tė, vazhdon tė mbetet nė fuqi.

Ligji i ri tė cilin nė parim e votuan deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, ka 8 kapituj tė pėrpunuar me 30 anekse.

Aktualisht nė Kosovė aplikohen dy forma tė tatimit si TVSH. Ajo prej 15 pėr qind dhe 0 pėr qind, e cila ėshtė pėr disa produkte bujqėsore. Ditė mė parė, pėrfaqėsuesit e mediave kanė kėrkuar qė shuma prej 15 pėr qind pėr mediat elektronike mos tė mbetet e tillė. Pasi qė, sipas tyre, gjendja aktuale e mediave nė Kosovė ėshtė shumė e rėndė.

Gazeta Express
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail