|
Kosova dhe Shqipėria nėnshkruajnė MEM nė fushėn e energjisė
Prishtinė, 17 tetor 2006 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB-ve nė Kosovė (PSSP) Joachim Rücker dhe Ministri Ethem Ēeku nga Ministria e Energjisė dhe Minierave janė takuar sot me Ministrin shqiptar Genc Ruli nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjisė pėr tė nėnshkruar dy memorandume tė rėndėsishme tė mirėkuptimit mbi energjinė, njofton shėrbimi pėr informim i MEM-it. Kėto dy memorandume trasojnė rrugėn pėr bashkėpunim dhe koordinim pėr interesat e pėrbashkėta nė fushėn e energjisė, posaēėrisht asaj energjisė elektrike, thuhet nė njoftim.
Nė Memorandumin e Mirėkuptimit pėr Bashkėpunim nė Fushėn e Energjisė, memorandumi i parė nga dy memorandumet e nėnshkruara sot, tė dy palėt pajtohen qė tė pėrmirėsojnė furnizimin, rrisin shfrytėzimin e efektshėm tė tė dy sistemeve elektrike, dhe tė zvogėlojnė nevojėn pėr energji tė importuar elektrike gjatė periudhave kur ēmimet janė tė larta. Pėr mė shumė, tė dyja palėt pajtohen tė koordinojnė dhe ndėrtojnė njė linjė interkonekcioni 400 kV nė mes tė Shqipėrisė dhe Kosovės; tė bashkėpunojnė dhe kėmbejnė nė tė gjitha fushat e sektorit tė energjisė, pėrfshirė planifikimin dhe zhvillimin e sistemit tė energjisė; qė bashkėrisht tė pėrgatisin dhe implementojnė projektet bilaterale dhe rajonale qė mund tė financohen brenda iniciativave ndėrkombėtare, dhe; tė zhvillojnė burimet e ripėrtėrishme dhe tė bėjnė promovimin e efektshmėrisė sė energjisė nė pajtim me Direktivat Evropiane. Tė dyja palėt gjithashtu pajtohen qė tė promovojnė investimet e sektorit privat nė zhvillimin e sektorit tė energjisė.
Memorandumi i Mirėkuptimit pėr tė Koordinuar Ndėrtimin e Linjės sė Re tė Interkonecionit prej 400 kV cakton se si tė dy palėt do tė institucionalizojnė bashkėpunimin e tyre pėr krijimin e kushteve pėr ndėrtimin e linjės sė re tė interkonekcionit prej 400 kV tė referuar nė Memorandumin e Bashkėpunimit nė Fushėn e Energjisė. Ndėrtimi i linjės sė re tė transmetimit bazohet nė studimin e fizibilitetit qė ėshtė financuar dhe kryer nga Banka Botėrore nė vitin 2005.
Nėnshkrimi i kėtyre memorandumeve ėshtė njė lėvizje e rėndėsishme drejt promovimit tė Kosovės pėr bashkėpunim mė tė afėrt rajonal nė fushėn e energjisė dhe bashkėpunimi mė i afėrt i kombinuar me dy sisteme kompatibile dhe tė mira tė energjisė do tė na ndihmojė qė tė tejkalojmė pengesat dhe sfidat e energjisė mė lehtė. Dokumentet e nėnshkruara sot ofrojnė njė udhėrrėfyes real pėr arritjen e qėllimeve tė pėrbashkėta, tha Ministri i Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave, Ethem Ēeku.
Tė dy Memorandumet e Mirėkuptimit janė nėnshkruar nga PSSP-ja Joachim Rücker dhe Ministri Ethem Ēeku dhe Ministri Genc Ruli nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjisė tė Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė.
ECIKS
|