|
I mundshėm dhe dėshtimi
UNMIK-u ende ėshtė duke e rishikuar kornizėn e marrėveshjes, pėr tė cilėn kanė negociuar PTK-ja dhe Cable & Wireless (CW). Vendimin pėrfundimtar e merr administratori i Kosovės. Askush nuk di tė tregojė pėr hapat e mėtejshėm
PRANVERA MUSA
Prishtinė, 11 tetor 2006 Ka mundėsi tė dėshtojė krijimi i aleancės strategjike ndėrmjet Postės dhe Telekomit tė Kosovės me kompaninė Cable Wireless.
Ilir Salihu, drejtor i Departamentit pėr Ndėrmarrjet Publike nė Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit, tha se marrėveshja duhet tė aprovohet nga UNMIK-u, e pastaj tė nėnshkruhet.
UNMIK-u ėshtė duke e rishikuar kornizėn e marrėveshjes. Kėtė ėshtė duke e bėrė edhe bordi i CW-sė, tha Salihu.
Sipas tij, marrėveshjen duhet ta aprovojė edhe kryeadministratori. Nė rast se dėshtojnė negociatat, atėherė i mbetet bordit tė shqyrtojė nėse njė kompani e tretė ka paraqitur propozim tė pėrshtatshėm pėr PTK-nė, apo tė hapet tender i ri. Mirėpo, ai nuk paragjykon se mund tė dėshtojė marrėveshja, pasi tė dyja palėt janė tė interesuara pėr kėtė.
Negociatat kanė vazhduar me nėnshkrimin e marrėveshjes fillestare nė muajin prill.
PTK-ja dhe CW- ja kanė bėrė negociata tė vazhdueshme, tė cilat kanė rezultuar me kornizėn e marrėveshjes pėr aleancė strategjike.
Nė prill tė kėtij viti, PTK-ja dhe CW-ja e kanė nėnshkruar marrėveshjen fillestare, gjatė sė cilės kjo kompani e ka kryer periudhėn e gjetjes sė fakteve, tha Afėrdita Ēarkaxhiu, zyrtare pėr informim nė PTK.
Zėdhėnėsja nuk ka pėrgjigje se kur do tė fillojnė bisedimet me CW-nė.
Tė dyja palėt janė tė interesuara pėr kėtė marrėveshje dhe janė duke punuar pėr finalizimin saj.
Sipas zyrtarėve tė PTK-sė, koncepti i Aleancės Strategjike nuk ėshtė shkėmbim parash, por njė bashkėpunim reciprok, nė mėnyrė qė ato tė ofrojnė shėrbime cilėsore nė treg.
Aleanca strategjike do ti mundėsonte PTK-sė qė tė bėhet qendėr rajonale e shėrbimeve tė telekomit, tha Ēarkaxhiu.
Pyetjes nėse do tė dėshtojnė negociatat me CW-nė a do tė hapet tender i ri, apo do tė fitojė kompania e tretė ofertuese, ajo i ėshtė pėrgjigjur shumė shkurt: Ėshtė herėt tė paragjykojmė.
Pronari i kompanisė Cable & Wireless ėshtė aksionar nė Monaco Telekom dhe ky ėshtė njė konflikt interesi.
Bisedat me CW-nė kanė filluar pas prishjes sė marrėveshjes fillestare qė PTK-ja kishte me British Telekomin.
ECIKS / LAJM
|