|
Express: Qeveria komplikon
Qeveria e Kosovės, pas njė debati relativisht tė ashpėr, ka vendosur qė tenderi pėr licencė tė telefonisė mobile tė jetė i kombinuar. Ky opsion i hap rrugėn operatorėve rajonal pėr ta fituar licencėn.
Prishtinė, 10 tetor 2006 Pėrpjekja e Qeverisė sė Kosovės pėr ta thjeshtėsuar procedurėn pėr tenderin e dytė tė telefonisė mobile ka dėshtuar. Nga njė tender me njė tė panjohur qė ishte herėn e parė, ėshtė bėrė me dy tė panjohura, edhe pse tendenca ka qenė tjetėr.
Qeveria e Kosovės pas njė debati relativisht tė ashpėr ka vendosur qė tenderi pėr licencė tė telefonisė mobile tė jetė i kombinuar. Nė tė do tė jenė tė pėrfshira dy metodat: "Beauty Contest" dhe ankand. Sipas kėsaj metodologjie qė planifikon tė pėrdorur Qeveria e Kosovės kompania qė ofron mė sė shumti tė holla nė tender do tė fitojė 30 pėr qind tė pikėve. Kurse 70 pėr qind tė pikėve tjera grumbullohen me plotėsimin e kritereve tjera tė pėrcaktuara. Aty futen shpejtėsia e implementimit tė licencės, participimi i partnerėve vendorė nė projekt, eksperienca e kompanive konkurruese.
Gjithashtu 20 milionė euro ėshtė taksa fikse, nėn tė cilėn nuk jepet licenca. Mbi kėtė 20 milionė euro kompanitė mund tė konkurrojnė pėr tė fituar 30 pėr qindėshin e pikėve tė rezervuara pėr pjesėn qė i takon ankandit. Ky ėshtė nė fakt kompromisi qė ėshtė arritur nė mes ministrave tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Kryeministrit Agim Ēeku.
Propozimi inicial i Ministrit pėr Transport dhe Telekomunikacion, Qemajl Ahemti - i cili me ligj ėshtė njeriu mė kompetent pėr tė vendosur pėr paketėn tenderuese - ka qenė qė pėrqindja e pikėve tė siguruara pėrmes ankandit tė mos jetė mė e madhe se 10 pėr qind e pikėve tė pėrgjithshme. Sipas ministrit Ahmeti 90 pėr qind e pikėve tjera do tė duhej tė mblidheshin pėrmes projektit mė tė mirė qė paraqesin kompanitė konkurruese. Kurse propozim i Kryeministrit, i frymėzuar nga idetė ė kėshilltarit tė tij pėr ekonomi, ka qenė qė licencėn ta fitojė kompania qė ofron mė sė shumti tė holla nė tender - pa marrė parasysh seriozitetin e projektit. Nė debat e sipėr, qė thuhet se nuk ka kaluar krejt pa tensione, palėt qeveritare janė pajtuar pėr kompromis, i cili do ta dėmtojė dhe rrezikojė jashtėzakonisht shumė projektin. Zėdhėnėsja e Qeverisė sė Kosovės, Ulpiana Lama tha se kombinimi i kėtij tenderi ka tė bėjė kryesisht me ngritje tė ēmimeve pėr ofertuesit tė cilėt konkurrojnė."Ky kombinim nė fakt rezulton nė dy risi tė mėdha, njėra prej tė cilave ėshtė ngritja e licencės nga 6.5 milion , nė 20 milion euro", si dhe rritja e pėrqindjes pėr ofertėn e kompanive konkurruese prej 10 pėr qind nė 30 pėr qind. Ky kombinim, ēfarė ėshtė parashikuar, ėshtė jashtėzakonisht i favorshėm pėr operatorėt e vendeve fqinje qė planifikojnė tė konkurrojnė nė ketė tender. Kjo mė sė shumti e privilegjin kompaninė serbe Mobtel 063 - aksionet e tė cilės kohė mė parė i ka blerė kompania norvegjeze Telenor.
Gazeta Express
|