Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Para apo pas statusit


Zėvendėsi i PSSP-sė, Schook, tha se ēelėsi i nxitjes sė investimeve nė energjetikė ėshtė pėrcaktimi i statusit. Nė anėn tjetėr, nėse MEM-i ecė me kėtė dinamikė dhe statusi shtyhet, atėherė investitorėt e ardhshėm nė energjetikė do tė dihen para statusit. Ata mund tė jenė ose amerikanė ose rusė.

Prishtinė, 9 tetor 2006 - Kosova po pėrgatitet tė zgjidhė problemin e energjetikės pėr njė periudhė tė gjatė. Bėhet fjalė pėr investime qė mund tė shkojnė deri nė 2.8 miliardė euro. Por ende nuk dihet se kur dhe kush do t'i ndėrtojė ato. Tashmė tė hėnėn pėr herė tė parė ėshtė pėrmendur edhe njė ndėrlidhje indirekte mė vetė statusin e Kosovės.

Esenciale mbetet a do t'i paraprijė dhėnia e linjitit statusit apo e kundėrta, statusi linjitit. "Kosova ka njė element tė veēantė pasi qė ka rezerva tė linjitit qė janė tė shfrytėzueshme pėr 40 vitet e ardhshme, mirėpo ēelėsi i nxitjes sė investimeve nė sektorin e energjisė ėshtė definimi i statusit tė Kosovės", tha tė hėnėn zėvendės kryeadministratori Steven Schook. Fjalėt e amerikanit Schook tregojnė qartė se deri tek tenderimi pėr kapacitetet e reja duhet pritur deri nė zgjedhjen e statusit. Por njė gjė tė tillė nuk ėshtė duke e bėrė Ministria e Energjetikės dhe Minierave (MEM).

Me qėllim tė tėrheqjes sė investimeve nė kėtė fushė, MEM-i tė martėn dhe tė mėrkurėn do tė organizojė konferencė ndėrkombėtare, ku pritet pjesėmarrje e kompanive tė cilat kanė interes pėr t'u futur nė ndėrtimin e kapaciteteve tė reja gjeneruese tė energjisė dhe zhvillimin e atyre ekzistuese. Nė bazė tė qėndrimeve tė MEM-it, nėse ecet me dinamikėn e paraparė dhe nėse zgjidhja e statusit shtyhet, fituesit e tenderit pėr mihjen e Sibovcit apo pėr termocentralin e ri mund tė jenė punė e kryer. Ēėshtja ndėrlikohet kur kihet parasysh fakti se kush do t'i ndėrtojė dhe kontrollojė ato.

Deri tash tė interesuar tė marrin pasuritė mė tė mėdha tė Kosovės janė paraqitur disa kompani. Por dy kryesoret janė njė konzorcium amerikano-grek, ku bėjnė pjesė kompania amerikane CounturGlobal, qė thuhet tė jetė e afėrt me familjen e vetė presidentit amerikan George W Bush, dhe kompanisė shtetėrore greke tė energjetikės DEI. Nė anėn tjetėr, disa herė interesim ka shprehur edhe kompania e miliarderit rus Oleg Deripaska, Basic Element. Por kush do tė jetė pronari i ardhshėm i kėtyre pasurive tė Kosovės. Aktualisht qeveria e Kosovės pėrkatėsisht MEM-i janė duke studiuar format me tė cilat do tė pėrcaktohet e drejta juridike mbi to, pėr ēka ėshtė angazhuar edhe njė kompani konsulente ndėrkombėtare qė do tė financohet nga Banka Botėrore.

Llogaritet se linjiti mund tė jetė sferė e ndeshjes sė interesave tė mėdha. Tashmė disa vende ballkanike vuajnė nga mungesa e energjisė. Por llogaritet se nė periudhėn afatmesme i tėrė rajoni do tė ketė mungesa tė mėdha tė energjisė, ngase termocentralet atomike bullgare duhet tė mbyllen pas 2 vjetėsh me rekomandime tė Bashkimit Evropian. Bullgaria domosdoshmėrisht duhet t'u pėrmbahet kėtyre rekomandimeve, ngase nė atė kohė do tė jetė pjesė e BE-sė. E vetmja zgjidhje momentalisht mbetet linjiti i Kosovės, ngase rezervat ujore tė Danubit ose lumenjve tė vegjėl nė vendet tjera tashmė janė tė shfrytėzuara. Nė njė lojė tė tillė ekziston njė ēėshtje e ndjeshme, kush do ta kontrollojė tė paktėn energjetikėn e Kosovės e ndoshta edhe tė rajonit nė tė ardhmen, dhe kush do t'i ndihmojė Kosovės nė arritjen e aspiratave tė saj.

MEM-i mendon ta zgjidhė problemin e energjetikės duke kėmbėngulur nė atė se linjiti do tė mbetet pronė e Kosovės.

"Duhet tė theksoj se Kosova do tė mbajė gjithnjė tė drejtėn e pronėsisė mbi burimet nėntokėsore tė thėngjillit. Pėr shfrytėzimin e kėtij burimi energjetik strategjik, investitori do te kryejė njė sėrė obligimesh ku pėrfshihet edhe kompensimi pėr shfrytėzimin e kėtij burimi tė papėrsėritshėm tė energjisė, tė ardhura kėto qė do tė shkojnė nė buxhetin e Kosovės nė forma tė ndryshme", ka vlerėsuar ministri i Energjetikes dhe Minierave, Ethem Ēeku.

Tashmė dihet se kapitali i huaj privat ėshtė kryesor nė implementimin e projektit pėr zhvillimin e sektorit tė energjisė, duke ditur se buxheti i konsoliduar Kosovės nuk ka burime tė financoj kėtė.

"Fatmirėsisht, pėr Kosovėn investitorė privatė shumė tė mėdhenj dhe tė kualifikuar kanė shfaqur interesin e tyre tė madh pėr investime nė zhvillimin e mihjes sė re nė Sibovc dhe ndėrtimin e kapaciteteve tė reja tė mėdha gjeneruese", ka deklaruar ministri Ēeku.

Por a do tė lejohet qė MEM-i apo edhe qeveria e Kosovės tė vendosė vetė pėr njė projekt tė cilin s'mund ta financojė? Burimet energjetike janė pasuria mė e madhe e Kosovės. Njėra ndėr shtyllat kryesore me tė cilat qeveria aktuale e Kosovės synon zhvillimin ekonomik tė vendit ėshtė energjetika. Edhe pse aktualisht nė gjendje jo tė mirė energjetike perspektiva, sipas zyrtarėve tė qeverisė ėshtė pozitive, duke u mbėshtetur ekskluzivisht nė burimet nėntokėsore tė Kosovės.

Me 14.7 miliardė tonė, Kosova zė vendin e pestė nė botė me rezervat industrial tė linjitit. Kjo llogaritet pasuri e jashtėzakonshme, nėse merret parasysh fakti se Kosova hyn nė numrin e vendeve tė vogla me numėr tė vogėl tė banorėve.

Gazeta Express

 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail