|
Autostrada Durrės-Kukės kushton 500 milionė euro
Tiranė, 8 tetor 2006 - Konsorciumi amerikano-turk Bechtel&Enka do tė ndėrtojė pėr 418 milionė euro segmentin Rrėshen-Kalimash, pjesė e autostradės Durrės-Kukės-Morinė. Drejtoresha e pėrgjithshme e rrugėve nėnshkroi, nė emėr tė qeverisė shqiptare, me pėrfaqėsuesit e kompanisė amerikane Bechtel, Charles Redman dhe asaj turke, Enka, Ozger Inal, kontratėn pėr ndėrtimin e autostradės me katėr korsi dhe me njė tunel gjashtė kilometra tė gjatė. Me nėnshkrimin e djeshėm ndėrtimi i kėsaj autostrade bėhet kėshtu projekti mė i kushtueshėm i tė gjitha kohėrave nė Shqipėri. Nė total tė tri segmentet e autostradės Durrės-Kukės do tė kushtojnė rreth 500 milionė euro. Punimet pėr ndėrtimin e kėsaj rruge do tė financohen me fonde tė qeverisė shqiptare dhe me kredi tė institucioneve ndėrkombėtare.
Gjatė nėnshkrimit tė kontratės ishin tė pranishėm kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, si dhe ambasadorja e SHBA-sė nė Tiranė, Marci Ries dhe ambasadori i Turqisė, Suphan Erkula.
Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit tė Shqipėrisė, Lulzim Basha, tha se projekti ėshtė vlerėsuar nga konsulenca ndėrkombėtare me fizibilitet ekonomik, duke reduktuar nė mėnyrė tė ndjeshme kohėn e udhėtimit nė segmentin Durrės-Morinė, nga njė mesatare prej 6 orėsh e 10 minutash nė njė mesatare prej 2 orėsh.
Ky projekt, i cili lidh Shqipėrinė me Kosovėn, Maqedoninė, Serbinė Jugore dhe rrjetin trans-evropian tė rrugėve, do tė pėrmirėsojė situatėn ekonomike tė zonave nga kalon, do tė stimulojė turizmin, ndėrtimin dhe shėrbimet, si dhe do tė pėrmirėsojė pozicionin konkurrues tė Portit tė Durrėsit, tha Basha. Ministri u shpreh se rruga do tė ndėrtohet sipas parametrave tė njė shpejtėsie mesatare prej 100-120 km/orė, ndėrsa ndėrtimi i kėsaj vepre do tė gjenerojė vende pune pėr tė paktėn 1400 shqiptarė, dhe i tėrė projekti do tė jetė gati nė qershor tė vitit 2009.
Presidenti i kompanisė amerikane Bechtel, Charles Redman, u shpreh se kompania ushtron aktivitetet nė kėtė fushė prej 118 vitesh. Kjo kompani ka ndėrtuar rreth 22 mijė projekte nė 140 vende, ndėr tė cilat tunelin e La Manshit, i cili lidh brigjet e Francės me tė Britanisė, aeroportin e Hong Kongut etj. Ndėrsa kompani turke, Enka ėshtė mė e madhja nė sektorin turk tė ndėrtimit dhe shquhet nė fushėn e ndėrtimit tė TEC-ve, urave, rrugėve etj.
Pėr projektin e ndėrtimit tė autostradės Durrės-Prishtinė, nga ana e Kosovės ende nuk ka pėrfunduar as faza e fizibilitetit. Nė Ministrinė e Transporteve kanė deklaruar se nga ana kosovare do tė kushtojė rreth 920 milionė euro.
ECIKS / Express
|