|
MTL me Kroacinė kushton 6,5 milionė euro nė vit
Prishtinė, 8 tetor 2006 - Nėnshkrimi i Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė (MTL) mė Kroacinė, edhe pse buxhetit tė Kosovės do ti kushtojė sė paku 6.5 milionė euro nė vit, prapėseprapė, sipas ekspertėve tė ekonomisė, ajo ėshtė e rėndėsishme pasi qė pėrveē inkurajimit tė investitorėve tė huaj, pritet tė pėrmirėsojė edhe kualitetin e prodhimeve kosovare.
Pėrparėsitė e Kosovės pėr nėnshkrimin e MTL-sė me Kroacinė dhe vendet, sipas Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), kanė mė tepėr pėrfitime sesa humbje.
Safet Gėrxheliu, drejtor i Departamentit pėr marrėdhėnie me jashtė nė OEK, tha pėr KosovaLive se me nėnshkrimin e marrėveshjeve tė tilla rritet atraktiviteti i investitorėve tė huaj qė tė investojnė nė Kosovė.
Arsye tjetėr ėshtė se futet njė shpirt garues nė prodhimtarinė vendore me arsye qė tė pėrmirėsohet kualiteti i prodhimeve dhe tė arrihen standardet e kėrkuara ndėrkombėtarisht, tha Gėrxhaliu.
Ndryshe, sipas tė dhėnave tė Entit tė Statistikave tė Kosovės (ESK), bilanci tregtar i Kosovės me Kroacinė gjatė vitit 2005 ka qenė deficitar pėr 24 milionė euro. Kėshtu, sipas ESK-sė, Kosova gjatė vitit 2005 nga Kroacia ka importuar mallra me vlerė rreth 25 milionė euro, kurse ka eksportuar vetėm 882 mijė euro.
Pasi qė nėnshkrimi i MTL-sė parasheh eliminimin e shumicės sė barrierave doganore si dhe taksave tė tjera, buxheti i Kosovės pas futjes nė fuqi tė MTL-sė me Kroacinė do tė humbė rreth 6.5 milionė euro nė vit. Kjo shifėr mund tė jetė edhe mė e lartė nėse nė totalin prej 25 milionė eurosh import nga Kroacia ka edhe mallra luksoze, siē janė karburantet, duhani pijet alkoolike etj.
Vetėm gjatė muajit korrik tė kėtij viti Kosova ka importuar nga Kroacia mallra nė vlerė prej 1 milionė e 680 mijė euro. Kosova deri mė tash ka nėnshkruar Marrėveshje tė Tregtisė se Lirė mė Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Kroacinė, ndėrsa ėshtė nė pritje tė nėnshkrimit tė marrėveshjes edhe me Bosnje Hercegovinėn.
Mirėpo, Gėrxhaliu i arsyeton humbjet nė buxhet me pėrfitimet politike qė ka Kosova nga nėnshkrimi i marrėveshjeve me vendet e rajonit. Ai konsideron tepėr tė rėndėsishėm nėnshkrimin e MTL-sė mė Kroacinė, pasi sipas tij, pėr herė tė parė Kosova ka nėnshkruar njė MTL mė njė vend kandidat pėr tiu bashkuar familjes evropiane. Marrėveshjen e Tregtisė se Lirė mė Kroacinė, Gėrxhaliu e konsideron si njė ndėr marrėveshjet mė tė favorshme qė ka nėnshkruar Kosova deri mė tash.
Ai thotė se sipas kėsaj marrėveshje, produktet kosovare janė 100 pėr qind tė liruara nga tatimet pėr tė hyrė nė tregun kroat, kurse produktet tė cilat e cenojnė zhvillimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme nė Kosovė janė tė mbrojtura.
Produktet kosovare tė cilat mbrohen me kėtė marrėveshje janė qumėshti dhe produktet e tij, konservimi i perimeve kosovare si dhe mbrojtja e interesit tė prodhuesve kosovarė tė frigoriferėve dhe prodhimeve tė tjera, tha Gėrxhaliu.
Ai thotė se mė kėtė marrėveshje ėshtė bėrė njė balancim me vendet e reja tė rajonit.
Pala kroate ka treguar gatishmėri tė madhe, nuk e di a ka qenė nė pyetje presioni politik pėr tu integruar nė CEFTA, apo diēka tjetėr, por besoj se pėr Kosovėn njė marrėveshje e tillė ka konotacion dhe reputacion shumė tė madh politik, tha ai.
Gėrxhaliu thekson se njė marrėveshje e tillė ėshtė njė obligim pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme nė Kosovė qė tė investojnė mė tepėr nė ngritjen e standardeve dhe tė kualitetit tė produkteve nė mėnyrė qė tė jenė konkurrente nė vendet e tjera.
Pėrfaqėsuesi i OEK-ut tha se negociatat pėr nėnshkrimin e MTLsė janė bėrė nė konsultime tė plota me pėrfaqėsuesit e biznesit.
ECIKS / KosovaLive
|