Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Bashkėpunimi Ekonomik dhe Investimet nė Evropėn Juglinore


Isabela Ēoēoli / VoA


Uashington, 7 tetor 2006 - Qendra pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare kėtu nė Uashington, nė bashkėpunim me Fondacionin pėr Zhvillimin Ekonomik tė Evropės Juglindore dhe Institutin e Teknologjisė sė Rochesterit kanė organizuar njė konferencė ndėrkombėtare me temė “Bashkėpunimi Ekonomik dhe Mundėsitė e Investimeve nė Evropėn Juglindore” pėr tė tėrhequr vėmendjen ndaj ēėshtjeve te pazgjidhura tė Ballkanit Perėndimor. Organizatorėt kanė mbledhur njė grup ekspertėsh nga fusha tė ndryshme, udhėheqės tė biznesit nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe rajonit pėr tė diskutuar mbi bashkėpunimin ekonomik dhe mundėsitė e investimeve nė Evropėn Juglindore.

Objektivi i konferencės ėshtė pėrshpejtimi i pėrpjekjeve tė bashkėrenduara tė sektorėve shtetėrore dhe privatė pėr bashkėpunimin dhe zhvillimin rajonal tė Evropės Juglindore.

Janush Bugajski, Drejtor i Projektit tė Evropės Juglindore tė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare tha se periudha e stabilizimit nė vendet e Ballkanit Perėndimor po i afrohet fundit dhe kėto shtete kanė tani pėrballė sfida tė reja nė aspektet e rindėrtimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik. Gjatė dekadės sė ardhshme tha ai, kėto ēėshtje do tė kėrkojnė njė strategji transatlantike afat-gjatė dhe mė gjithėpėrfshirėse pėr tėrheqjen e investimeve, nxitjen e ndėrmarrjes private, hapjen e vendeve tė punės dhe pėrmirėsimin e standardeve tė jetesės.

Christopehr Hoh, Drejtor i Zyrės pėr Evropėn Juglindore nė Departamentin amerikan tė Shtetit tha se nė dekadėn e fundit rajoni i Ballkanit ka shėnuar njė pėrparim tė ndjeshėm nė spektrin politik, ekonomik dhe ushtarak. Ballkani ėshtė njė partner strategjik dhe mik i Shteteve tė Bashkuara, dhe si i tillė ėshtė me shumė rėndėsi qė ai tė bėhet pjesė e njė Evrope tė Integruar, tė lirė dhe paqėsore. Zoti Hoh theksoi gjithashtu se Ballkani ėshtė njė nga partnerėt mė besnikė tė Amerikės nė luftėn globale kundėr terrorizmit.

Zyrtari i Departamentit Amerikan tė Shtetit solli si shembull Shqipėrinė si njė rast tė suksesshėm nė fushėn e reformės ushtarake. Por ai vuri nė dukje se me gjithė arritjet e periudhės sė pas-konflikteve tė armatosura nė Ballkan nė njė sėrė fushash si ato politike, ekonomike dhe ushtarake, mbetet mjaft punė pėr t’u bėrė pėr sa i pėrket shtetit ligjor, nėpėrmjet zbatimit tė normave juridike dhe forcimit tė gjyqėsorit. Po ashtu me shumė rėndėsi, tha zoti Hoh, ėshtė realizimi i integrimit rajonal, pėr ta bėrė Ballkanin njė zonė tė sigurt investimesh. Christopher Hoh i vuri theksin nė kėtė kuadėr luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, ku janė pėrfshirė edhe zyrtarė tė qeverive.

Nancy Lee, ndihmės nėnsekretare e Thesarit tha se ėshtė nė interesin e zhvillimit tė Evropės Juglindore qė tė liberalizojė dhe stimulojė tregtinė qė do t’i shėrbente integrimit dhe bashkėpunimit rajonal. Ajo tha se Kosova ėshtė njė faktor me rėndėsi nė kėtė ekuacion.

“Nė qoftė se zgjidhet statusi i Kosovės dhe shqyrtohen pasojat e krimeve tė luftės, pas 12 muajsh ne do tė shikonim shfaqjen e njė Ballkani tė ri, njė Ballkan me shpirt dinamik afarist, tė integruar nė rajon dhe nė gjithė Evropėn”.

Zonja Lee u shpreh me optimizėm pėr ritmin dhe rezultatet reformave tė biznesit nė Ballkan.

Edhe Michael Mozur, zėvendės koordinator i posaēėm i Paktit tė Stabilitetit vuri nė dukje rėndėsinė qė ka pėr stabilitetin rajonal procesi pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, ku palėt e interesuara, me mbėshtetjen e komunitetit ndėrkombėtar, po diskutojnė ēėshtje tė vėshtira si standardet, tė drejtat e pakicave, qeverisja lokale, respektimi dhe mbrojtja e trashėgimisė kulturore tė tė gjithė qytetarėve.

Mė gjerė pėr rajonin e Ballkanit, zoti Mozur tha se ėshtė me rėndėsi parėsore roli qė luan bashkėpunimi rajonal nė nxitjen e zhvillimit ekonomik si dhe nė inkurajimin e stabilitetit politik. Nė pėrgjigje tė kėsaj domosdoshmėrie, tha mė tej zoti Mozur, vendet e rajonit e njohin vlerėn e kėtij bashkėpunimi nėpėrmjet pėrvojės direkte, veēanėrisht nė disa nga aspektet e tij kryesore si tregtia, infrastruktura, tėrheqja e investimeve, strukturat politike, ku sukseset e vendeve tė Evropės Juglindore kanė qenė tė dukshme.

Bexhet Pacolli, themelues i Fondacionit pėr Zhvillimin Ekonomik tė Evropės Juglindore, qė ėshtė edhe njė nga organizatorėt e konferencės me temė “Bashkėpunimi Ekonomik dhe Mundėsitė e Investimeve nė Evropėn Juglindore”, tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė ēelėsi i stabilitetit dhe bashkėpunimit rajonal. Kosova tha ai do tė jetė njė vend demokratik dhe i qytetėruar ku tė gjithė qytetarėt e saj, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, do tė jetojnė nė paqe.

Nė konferencė folėn edhe zėvendės Kryeministri i Kosovės, Lutfi Haziri dhe Ministri i Industrisė dhe Tregtisė, Bujar Dugolli.


ECIKS / VoA

 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail