|
BE dhuron 20 milionė euro pėr sektorin e mbeturinave
Prishtinė, 6 tetor 2006 - Financuesi mė i madh nė sektorin e mbeturinave nė Kosovė, Bashkimi Evropian (BE), pėrmes Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim (AER), do tė shpenzojė nė katėr vitet e ardhshme edhe 15 deri nė 20 milionė euro pėr pėrmirėsimin e trajtimit dhe zgjerimit tė rrjetit tė grumbullimit tė mbeturinave nė Kosovė. Bashkimi Evropian, nėpėrmes AER-it, nė shtatė vitet e fundit ka financuar afro 30 milionė euro nė projekte tė ndryshme, pėrfshirė ndėrtimin e deponive tė reja me pajisje pėrcjellėse, kamionė pėr grumbullimin e mbeturinave, kontejnerė, etj.
Alan Brown, pėrfaqėsues i AER-it, tha se sektori i mbeturinave nė Kosovė ka qenė shumė i pazhvilluar, prandaj nėpėrmes kėtij projekti synohet qė tė mbėshteten ndėrmarrjet komunale nė rajonet e Prishtinės, Prizrenit, Pejės, Mitrovicės, Gjakovės, Ferizajt dhe Gjilanit, nė mėnyrė qė ato t'i pėrmirėsojnė shėrbimet e tyre.
Tė shtatė kompanitė rajonale pėr grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave kanė prezantuar tė enjten planet e tyre pėr kėtė lėmi, nė tė cilėn BE-ja do tė shpenzojė miliona euro nė katėr vitet e ardhshme - 2006-2010.
Ndėrsa Jean Tilly nga kompania kėshilluese EPTISA, tha se aspekti kryesor i kėtij investimi do tė jetė zgjerimi i shėrbimeve pėr grumbullimin e mbeturinave nga 40 pėr qind sa ėshtė pėrqindja aktualisht, nė vitin 2010 tė rritet nė 80 pėr qind.
"Synimi ynė ėshtė qė tė arrihet nė 100 pėr qind, por kjo nuk mund tė bėhet deri nė vitin 2010, pėr shkak tė infrastrukturės rrugore e cila nuk ėshtė nė gjendje tė mirė", tha ai.
|