|
Nuk dihet fati i Grandit
Prishtinė, 4 tetor 2006 Edhe pse 4 tetori ishte paraparė tė jetė data kur do tė dihet se i kujt do tė jetė hoteli Grand njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. Deri nė orėt e vona tė sė mėrkurės Oda e Veēantė e Gjykatės Supreme nuk ka vendosur nėse hoteli mė i madh nė Kosovė, Grand Hotel do ti takojė konsorciumit Union Comerce apo Grand Grupit. Tė mėrkurėn janė mbajtur sė paku dy seanca tė cilat kanė zgjatur disa orė. Seanca dėgjimore ka pėrfunduar rreth orės 23, ndėrsa vendimi i Odės sė veēantė nuk ėshtė marrė. Jo, Oda e Veēantė nuk ka vendosur se kujt duhet ti jepet Grandi. Ata do tė lajmėrojnė pėr vendimin e marrė, por nuk dihet se kur, tha Zekė Ēeku, pėrfaqėsues i Grand Group.
Tė dy konkurruesit, Zekė Ēeku nga Grand Grup dhe Zylqyf Berisha nga Union Comerce nuk kanė mundur tė japin pėr Express mė shumė informata, pėr shkak tė mospėrfundimit tė gjykimit pėr rastin Grand. Secili nga ta vazhdimisht kanė deklaruar se nėse ka drejtėsi ata do ta fitojnė Grandin.
Ndryshe tė dy ata kanė paralajmėruar vazhdimin e ankesave nė instanca ndėrkombėtare nėse ata nuk do tė jenė fitues.
Tani dhėnia apo jo e hotelit Grand njėrit apo tjetrit konkurrues pėr tė do varet nga paraqitja e fakteve nė Odėn e Veēantė tė Gjykatės Supreme, i cili vendim duket se do tė merret pas njė maratone tė gjatė.
Lėnda kishte pėrfunduar nė gjykatė pas vendimit tė bordit tė AKM se ky hotel do tė jetė
pronė e konsorciumit Union Comerce, pretendenti tjetėr Grand Grup i prirė nga Zekė Ēeku, ėshtė ankuar nė Odėn e Veēantė tė Gjykatės Supreme pėr parregullsi.
Hoteli Grand ishte futur nė privatizim nė valėn 8b tė privatizimit qysh vitin e kaluar. Pas tėrheqjes sė fituesit tė parė grupit Makos, bordi e kishte shpallur fitues tė dytin nė tender, konsorciumin Unio Comerce.
Me vendimin e gjykatės edhe pse kontrata ishte nėnshkruar nga ish shefi i Shtyllės IV Johachim Ruceker, ishte pezulluar shitja e Grandit koncorsiumit Union Comerce, i cili kishte paguar fiks 8.1 milionė euro nė emėr tė blerjes sė Grandit.
Gazeta Express
|