Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

ZRRE licencoi 18 ndėrmarrje energjetike


Rregullatori i energjetikės ka pajisur me leje pune ndėrmarrje tė llojeve tė ndryshme nė sferėn e energjetikės, por me kushte qė duhen plotėsuar. Zyra pėr Regjistrimin e Bizneseve ka reaguar ndaj kėtij vendimi.

Prishtinė, 4 tetor 2006 Gjatė njė seance publike, Bordi i Zyrės Rregullatore pėr Energji (ZRRE), ka lėshuar tetėmbėdhjetė licenca pėr gjenerim dhe transmetim tė rrymės, licenca pėr shpėrndarje tė ngrohjes qendrore, licenca pėr operatorė sistemi, pėr furnizim publik dhe pėr tregtim tė energjisė.
ZRRE-ja njoftoi se Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK), iu lėshuan licenca pėr gjenerim tė "Kosovės A" dhe gjenerim tė "Kosovės B", licencė shpėrndarjeje pėr furnizimi publik si dhe licence furnizimi dhe tregtimi.

Transmetuesit tė pavarur tė tregut (KOSTT), iu lėshua licenca pėr transmetim tė energjisė pėr 30 vite, me garancinė qė do tė mbulojė tėrė territorin e Kosovės. KOSTT-i po ashtu u licencua si operator i pavarur i tregut pėr 30 vitet e ardhshme.

Triangle Contractors ka fituar licencė gjenerimi nė hidrocentralin Ibėr – Lepenc nė Ujman. Licenca u janė shpėrndarė edhe ngrohtores Termokos pėr gjenerim, shpėrndarje dhe pėr furnizimi publik.

Pėr tė njėjtat aktivitete ėshtė licencuar edhe ngrohtorja Gjakova. Sa i pėrket KEK-ut, licenca iu lėshuan Kosovės A pėr 5 vite dhe Kosovės B pėr 20 vite. Leje pėr aktivitete tashmė ka edhe hidrocentrali i Lumėbardhit pėr 20 vite , ndėrmarrja publike Ibėr Lepenci, Hidrocentrali i Ujėmanit pėr 15 vite.

Me dy vota kundėr nga pėrfaqėsues tė Bordit tė ZRRE-sė e kanė fituar licencėn dy vjeēare kompania "Aegft" dhe "EFT" nga Zvicra, dhe "Ezpada" nga Republika Ēeke.

Zyrtar tė ZRRE-sė kanė theksuar se licencat nė fjalė janė mjet i kėsaj zyre pėr tė kontrolluar mė mirė aktivitetet e operatorėve nė fushėn e energjetikės.

"Kėto licenca do t'i mundėsojnė ZRRE-sė qė tė monitorojė mė mirė plotėsimin e kushteve tė nevojshme, siē parashihen edhe nė licencė nga ana e operatorėve nė fushėn e energjisė elektrike, dhe tė marrim masa nėse shkelet njė nga kėto kushte", tha Nick Frydas, kryesues i Bordit tė ZRREsė.

Ndėrkaq zyrtar tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė (MTI), shprehen kundėr dhėnies sė licencave pėr furnizim dhe tregtim operatorėve tė cilėt nuk janė tė regjistruar nė Kosovė.

Haxhi Ramaj, shef pėr regjistrimin e bizneseve nė MTI, tha se lėshimi i licencave pėr operatorėt e mėsipėrm bie ndesh me nenet e Ligjit tė rregullatorit pėr energji 2004/9, nė tė cilin thuhet se asnjė biznes nuk do tė mund tė licencohet ose tė zhvillojė veprimtari ekonomike nė Kosovė pa qenė i regjistruar.

Ai e akuzoi ZRRE-nė pėr mos shqyrtimin e ligjit qė ka tė bėjė me tė ardhurat e korporatave apo tė ardhurave personale nėse kemi tė bėjmė me persona fizikė, me rastin e marrjes nė shqyrtim lėshimin e licencave.

Ndėrsa Frydas tha se nuk ka nevojė qė tė shtyhet licencimi pėr arsye tė mosregjistrimit tė mėparshėm. Sipas tij, regjistrimi nė kėtė rast do tė ishte tėrėsisht i panevojshėm, pasi qė operatorėt nė fushėn e energjisė elektrike nė asnjė rast nuk do tė paguanin taksa apo TVSH-nė pėr Kosovėn.

"Kosova ka nėnshkruar Traktatin pėr energji elektrike qė do tė hyjė nė fuqi vitin tjetėr, me tė cilin tregtarėve tė licencuar nė njė vend nėnshkrues tė traktatit do t'u pranohet licenca nė vendet tjera qė janė po ashtu nėnshkrues tė traktatit pa asnjė kusht", tha ai.

ZRRE-ja njoftoi se bordi i saj ka marrė dhe ka shqyrtuar komente nga tė gjitha palėt e kyēura nė sektorin e energjisė dhe pas shqyrtimit tė aplikacioneve ka vendosur qė tė lėshojė kėto licence me kushte qė duhet tė pėrmbushen brenda njė afati kohor tė pėrcaktuar .

Gazeta Express
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail