Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Njė rrugė pėr dy arsye


Tiranė, 30 shtator 2006 - Pa ndonjė publicitet tė veēantė e madje me njė vėmendje anėsore, shtypi njoftoi se Qeveria ka pėrmbyllur tė gjitha procedurat pėr ndėrtimin e Rrugės Durrės - Kukės - Morinė, nė gjithė gjatėsinė e saj dhe mbi tė gjitha e sipas tė gjitha gjasave, me punime tė kryera brenda vitit 2009. Pra thėnė ndryshe dhe sipas projektit tė paraqitur disa muaj mė parė, nė vitin 2009, Shqiptarėt e Kosovės dhe ata tė Shqipėrisė do tė shkojnė nga Tirana nė Prishtinė dhe anasjelltas pėr jo mė shumė se sa 3 orė, nėpėr njė rrugė qė ėshtė nė gjithė gjatėsinė e saj autostradė dhe me standarde nga mė tė lartat. Padyshim njė arritje e madhe dhe njė vepėr madhore. Njė vepėr nga ato qė mbesin dhe qė kanė njė rėndėsi jetike dhe afatgjatė pėr vendin. Ėshtė pėr t'u pėrshėndetur pra mė sė fundi, zhbllokimi i kėtij problemi kyē pėr dy vendet, gjetja e financimit, kalimi i pengesave absurde, tė pajustifikueshme dhe krejt gjeopolitike tė Bankės Botėrore, kryerja e procedurave tė shpejta dhe mbi tė gjitha, kontraktimi me njė ndėr firmat ndėrtuese mė tė mėdha dhe mė cilėsore nė botė. Por nisja e punimeve tė premtuara shumė herė pėr kėtė rrugė dhe shpresa se mė sė fundi ajo u zgjidh, nuk duhet parė nė njė kėnd, nė atė thjeshtė politik. Ka sė paku dy rrafshe qė mund tė gjykohet ajo dhe askush nuk mund tė thotė se njėri ėshtė mė shumė apo mė pak i rėndėsishėm se sa tjetri.

Sė pari, ndėrtimi i Rrugės Durrės - Kukės – Morinė ėshtė padyshim njė vendim i rėndėsishėm politik dhe njė investim strategjik. Ajo bashkon dhe krijon njė njėsi mes shqiptarėve tė ndarė pėr mė shumė se 95 vjet pėr arsye politike, por edhe gjeografike. Shembja e barrierave qė vinin nga vendimet politike qė e kishin lėnė Kosovėn jashtė Shqipėrisė mė 1999, nuk ishte shoqėruar ende me kėtė tjetrėn. Njė investim serioz qė tė kalonte barrierat gjeografike, terrenin e thyer dhe rrugėt e kėqija, pėr tė realizuar njė bashkim faktit mes dy vendeve. Ajo do tė shndėrrohet shumė shpejt nė aksin qendror tė hapėsirės shqiptare dhe do tė sjellė njė drejtim tjetėr tė zhvillimit tė dy vendeve, pavarėsisht vendimeve politike qė do tė marrė Kosova si pasojė e statusit. Por fatkeqėsisht, deri mė sot, Rruga e Kosovės ėshtė parė thjeshtė si njė rrugė patriotike dhe vetėm kaq. Ajo ėshtė promovuar si e tillė dhe fatkeqėsisht ėshtė penguar nga shumė institucione ndėrkombėtare pikėrisht pėr kėtė arsye: pra sepse ėshtė parė thjeshtė si njė rrugė e bashkimit tė Shqiptarėve nė dy anėt e kufirit. Ajo ėshtė realisht e tillė, dhe fare mirė mund tė mbajė emrin Rruga e Bashkimit apo Rruga Patriotike, por njėkohėsisht ėshtė shumė mė tepėr se kaq.

Sė dyti, ajo ėshtė njė rrugė qė zgjeron tejet tregun ekonomik tė Shqipėrisė dhe Kosovės; ėshtė njė rrugė qė stimulon turizmin veror drejt Shqipėrisė dhe atė dimėror drejt Kosovės, qė i jep njė pozitė tejet tė privilegjuar pėr zhvillimin e biznesit portit tė Durrėsit dhe gjithė Kosovės si rrugė komunikimi dhe transiti. Ndėrtimi i kėsaj rrugė modifikon lėvizjen e mallrave nga bregdeti i Adriatikut nė thellėsi tė Ballkanit dhe jo vetėm nė komunikimin mes Shqiptarėve. Pėr tė sjellė njė shembull fare tė thjeshtė mund t'i referohesh turizmit nė Shqipėri dhe bumit qė mund tė ketė ai. Jo vetėm nė verė, por mbi tė gjitha nė dimėr, plazhet shqiptare do tė kenė njė dyndje turistėsh nga Kosova. Me njė ndryshim temperature prej afro 10 gradėsh mė pak, kosovarėt mund tė kalojnė ditė pushimi nė plazhet e Durrėsit nė dimėr, me diell dhe kohė tė ngrohtė, ndėrkohė qė tre orė mė tej, nė Kosovė mund tė jetė ngricė dhe akull. Kjo do t'i japi njė tjetėr bum ndėrtimit dhe shitjes sė banesave e rezidencave nė plazh si dhe komplekseve e rezorteve turistike.

Pra, rruga Durrės - Kukės - Morinė dhe lajmi pėr ndėrtimin e saj brenda 3 vitesh, nuk duhet parė thjeshtė si njė investim patriotik dhe strategjik, por edhe si njė korridor pėr unifikimin e tregut dhe zgjerimin e atij shqiptar apo kosovar. Njė zgjidhje qė do t'i japė tjetėr frymėmarrje ekonomive anemike tė tė dy vendeve.

Blendi Fevziu
(Gazeta Express)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail