|
Nėnshkruhet MTL edhe me Kroacinė
Zagreb, 29 shtator 2006 - Pėrfaqėsues tė Qeverisė kroate dhe tė UNMIK ut nė prani tė ministrit tė Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugolli, nėnshkruan nė Zagreb Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė ndėrmjet Kosovės dhe Kroacisė, e cila hyn nė fuqi mė 1 nėntor 2006. Nėnshkrimi i marrėveshjes do tė forcojė bashkėpunimin ekonomik tė Kroacisė dhe Kosovės, meqė ekziston interesi i afaristėve nga tė dyja vendet. Nė emėr tė Kroacisė marrėveshjen e ka nėnshkruar Igor Luēiq, ndihmėsministėr pėr ekonomi dhe nė emėr tė UNMIK-ut Paul Acda, shef i Shtyllės sė Katėrt.
Liberalizimi rrit tregun
Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes, ministri Bujar Dugolli tha se kjo do tė ketė ndikim nė rritjen e tregut. Njė marrėveshje e tillė pritet tė nėnshkruhet shumė shpejt edhe me Bosnjėn e Hercegovinėn.
Njė ditė pasi ėshtė nėnshkruar Marrėveshja e Tregtisė sė Lirė (MTL) nė mes tė Kosovės dhe Kroacisė, ministri i Tregtisė dhe Industrisė (MTI) Bujar Dugolli, kėtė marrėveshje e quajti shumė tė rėndėsishme.
"Me nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje Kosovės iu ka hapur mundėsia e rritjes sė tregut", tha ministri Dugolli. Ai kėtė marrėveshje e ka cilėsuar si njė nga marrėveshjet mė tė avancuara, e cila ėshtė arritur brenda njė afati tė shkurtėr kohor.
"Me nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje, Kosovės iu ka hapur mundėsia e rritjes sė tregut, kėshtu qė prodhimet kosovare do tė mund tė gjejnė treg edhe nė Kroaci pa iu nėnshtruar taksave doganore", tha Dugolli. Por shifrat nuk tregojnė ndonjė aktivitet tė madh tė shkėmbimit tregtar nė mes tė vendit tonė dhe Kroacisė, nėse krahasohet me vendet fqinjė. Pėr gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti, shkėmbimet tregtare midis Kosovės dhe Kroacisė kanė qenė mė pak se 6 milionė euro. Pėrderisa importet kroate kanė arritur shumėn prej 5.3 milionė eurosh, Kosova nuk ka mundur tė eksportojė mallra nė Kroaci mė shumė se 270 mijė euro.
MTL-ja e nėnshkruar do tė hyjė nė fuqi mė 1 nėntor 2006. Kjo marrėveshje ėshtė mė e favorshme pėr Kosovėn, ngase Kroacia ka bėrė disa lėshime, duke mos kėrkuar asnjė lėshim pėr mallrat kosovare. Kėshtu, produktet industriale kroate qė importohen nė Kosovė do t'i nėnshtrohen taksės doganore prej 6 pėr qind. Ndėrsa prej 1 janarit tė vitit 2008 parashihet liberalizimi i plotė i tregut me shtetin kroat. Pėrderisa mallrat kosovare qė eksportohen nė Kroaci nuk do t'u nėnshtrohen taksave doganore.
Pala kosovare, me nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje, shpreson se do tė ketė rritje tė eksporteve tė produkteve vendore pėr nė Kroaci.
Produktet industriale me origjinė kroate, tė cilat do t'u nėnshtrohen taksave doganore me rastin e importimit nė Kosovė, janė: vajrat e naftės dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze, preparatet ndihmėse larėse dhe preparatet pastruese (ndryshe nga sapuni), frigoriferėt, qumėsht dhe krem, gjalpė dhe yndyra, djathi dhe gjiza, mishi dhe zarzavatet
Duke folur pėr liberalizimin e tregut tė Kosovės me vendet tjera, Dugolli tha se Kosova sė shpejti pritet tė nėnshkruajė njė marrėveshje tė tillė edhe me Bosnjėn e Hercegovinėn.
Sipas Dugollit, Marrėveshja pėr Tregti tė Lirė me Bosnjėn e Hercegovinėn ėshtė dashur tė nėnshkruhet gjatė kėsaj jave, por kjo nuk ka ndodhur pėr shkak tė fushatės zgjedhore qė po mbahet atje. Kosova ka tė nėnshkruar MTL-tė edhe me Shqipėrinė dhe Maqedoninė.
ECIKS / QIK / Express
|