|
Kosova bėhet me bankė qendrore
Autoriteti Bankar i Kosovės, me anė tė rregullores sė re tė nėnshkruar nga kryeadministratori Ruecker, tashmė ėshtė Bankė Qendrore. Fjalėn kryesore tani do ta kenė vendorėt, ndėrsa BQKsė do t'i rritet edhe autoriteti.
Prishtinė, 21 shtator 2006 Shefi i administratės ndėrkombėtar nė vend (UNMIK), Joachim Ruecker, tė mėrkurėn ka nėnshkruar rregulloren e re pėrmes tė cilės Autoriteti Bankar dhe i Pagesave tė Kosovės (BPK) shndėrrohet nė Autoritetin Qendror Bankar tė Kosovės.
Kjo gjė u bė e ditur tė mėrkurėn gjatė konferencės se rregullt tė UNMIK-ut mė gazetarė, ku u tha se nxjerrja e rregullores sė re ėshtė bėrė me qėllim qė tė rritet autoriteti institucional i BPK-sė sa i pėrket mbikėqyrjes, rregullimit dhe licencimit tė institucioneve financiare nė Kosovė, nė tė cilėn kategoritė kryesore janė bankat dhe kompanitė e sigurimeve.
Me transformimin e BPK-sė nė BQK, parashihet qė Bordi i BQK-sė tė pėrbėhet nga 7 anėtarė, prej tyre 5 do tė jenė vendorė, ndėrsa 2 ndėrkombėtarė.
Njė pėrfaqėsues i bordit tė ri do tė jetė nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, njė nga shtylla IV e UNMIK-ut, kurse 5 pėrfaqėsues tė tjerė do tė jenė nga Ministria e Ekonomisė dhe Financave apo qeveria, tė cilėt do tė zgjidhen nė Parlament. Pėr anėtarėt e rinj tė bordit duhet tė merret aprovimi edhe nga pėrfaqėsuesi special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė.
Por, edhe pas shndėrrimit nė bankė qendrore, ky institucion nuk mund tė udhėheqė politikėn monetare nė vend, ngase Kosova pėrdorė si mjet kėmbimi euron, valutė kjo tė cilėn Kosova s'ka tė drejtė ta emetojė.
Qeveria dhe UNMIK-u nė muajin maj tė vitit tė kaluar janė pajtuar pėr transferimin e BPK-sė nė BQK dhe atėbotė ėshtė thėnė se kanė mbetur vetėm formalitetet teknike, tė cilat do tė pėrfundojnė brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr kohore.
Rregullorja e BPK-sė ėshtė hartuar mė 15 nėntor tė vitit 1999 dhe ajo nė mungesė tė statusit tė pazgjidhur tė vendit, ėshtė deleguar qė tė kryejė pjesėn dėrmuese tė punėve tė njė banke qendrore.
Gazeta Express
|