|
Buxheti merr tatėpjetėn
Prishtinė, 1 shtator 2006 Ministria e Ekonomisė dhe Financave ka bėrė tė ditur se vitin e ardhshėm buxheti i konsoliduar i Kosovės do tė jetė 690 milionė euro. Sipas kėsaj tė dhėne, del se me gjithė krijimin e shumė agjencive shpenzuese qė parashihen tė bėhen, buxheti i vitit tė ardhshėm do tė jetė pėr 10 milionė euro mė i varfėr.
Zėvendėsministri i Ekonomisė dhe Financave, Behxhet Brajshori, deklaroi se kjo ėshtė duke u bėrė me qėllim tė racionalizimit sa mė tė mirė tė parasė publike.
"Si institucion, jemi munduar qė tė jemi sa mė real nė planifikimin e shpenzimeve. Dhe besoj se kemi qenė shumė racional nė kėtė planifikim", tha pėr Express Brajshori.
Sipas tij, pėrkundėr planifikimit tė krijimit tė agjencive tė reja shpenzuese qė parashihen, e siē janė ministritė e reja, komunat e tė tjera, kjo shumė mjetesh do tė jetė reale.
"I kemi pasur parasysh se me zgjidhjen e statusit do tė krijohen edhe agjenci tė reja me ēka edhe shpenzimet do tė rriteshin, mirėpo i kemi analizuar dhe besoj se brenda kėtyre parametrave nuk do tė dalim. Megjithatė, nėse do tė ketė tejkalim tė tė hyrave, mund tė ketė edhe rritje tė kėtij buxheti", tha Brajshori.
MEF ka shpallur mbajtjen e dėgjimeve buxhetore pėr organizatat qendrore, si pėrgatitje pėr vendimet mbi buxhetin e Kosovės pėr vitin 2007. Dėgjimet do tė mbahen prej 4 deri mė 22 shtator 2006. Ato sigurojnė njė forum pėr degėt ekzekutive dhe ligjvėnėse qeveritare, nė mėnyrė qė tė shpjegojnė kėrkesat e tyre dhe pėrgjigjen nė pyetjet e bazuara nė paraqitjet fillestare buxhetore pėr financimin e programeve dhe projekteve tė paraqitura pėrpara dėgjimeve buxhetore .
Duke filluar prej vitit 2004, buxheti vjetor i Kosovės ėshtė hartuar nė pėrputhshmėri me Kornizėn Afatmesme Buxhetore, e cila ka pėr bazė projeksionet preliminare ekonomike dhe analizat mbi tė hyrat dhe parashikimet nga financimet e donatorėve, tė cilat janė ndėrmarrė nė fillim tė kėtij viti pėr periudhėn pasuese tri vjeēare.
Kėshilli Ekonomik Fiskal ka aprovuar Kornizėn Afatmesme tė Buxhetit, Strategjinė Buxhetore pėr 2007 - 2009, e cila pasqyron kufirin prej 690 milionė eurove pėr buxhetin e vitit 2007 ose 10 milionė euro mė pak se buxheti 2006.
"Nė pėrgatitjet e buxhetit pėr vitin 2007 dhe vlerėsimet pėr vitin pasues fiskal, nė kėtė vit MEF-i ka paraqitur njė drejtim tė hershėm apo njė "linjė bazė" tė vlerėsimeve pėr secilėn nga organizatat buxhetore qendrore, duke nxjerrė informatat nga dokumentet buxhetore pėr vitin 2006 pėr secilėn organizatė buxhetore. Vlerėsimet paraprake janė parashikime tė kostos sė vazhdueshme apo kompletim i programeve dhe projekteve, tė cilat bazohen nė politikėn aktuale qeveritare", thuhet nė njė njoftim tė MEF-it.
Mė shumė se 100 pėrfaqėsues nga afro 40 organizata buxhetore priten tė mblidhen nė MEF brenda periudhės tri javore tė lejuar pėr dėgjime. Ky ėshtė viti i katėrt qė MEF-i organizon dėgjimet buxhetore me organizatat buxhetore. Me qarkoren buxhetore 2007/01, qeveria e Kosovės do tė pėrpiqet tė mbajė shpenzimet e saj nė vitin 2007 nė cakun prej 376 milionė eurosh. Ky nivel ėshtė pėr 8 milionė euro mė i ulėt nga ai i aprovuar pėr vitin 2006. Ky reduktim do tė shtrojė nevojėn pėr shkurtime nė shpenzimet e shumicės sė organizatave buxhetore.
Edhe pse mund t'u nėnshtrohen ndryshimeve tė caktuara, afėrsisht 150 milionė euro do tė jenė nė dispozicion tė organizatave buxhetore qendrore pėr shpenzimet kapitale tė vitit 2007. Kėrkesa e parė nė kėtė shumė do tė jenė projektet e arsyetuara mirė dhe tė vazhdueshme, qė janė aprovuar nė vitet paraprake ("vlerėsimet e hershme").
Analizat aktuale sugjerojnė qė afėrsisht 90 milionė euro pėrfaqėsojnė vlerėsimet e hershme nė vitin 2007 me kosto shtesė nė vitet pasuese. Organizatat buxhetore duhet t'i diskutojnė vlerėsimet e tyre tė hershme me analistin buxhetor tė Departamentit tė Buxhetit, nė mėnyrė qė tė arrijnė tė kenė vlerėsimet mė tė reja. Duke pretenduar se vlerėsimi prej 90 milionė eurove ėshtė i saktė, kjo bėn qė tė mbeten rreth 60 milionė euro pėr shpenzimet neto kapitale nė vitin 2007.
Gazeta Express
|