|
KQM: "Qeveria nuk ka disiplinė financiare"
Prishtinė, 28 gusht 2006 - Kabineti i Qeverisjes sė Mirė (KQM) i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) i sugjeroi tė shtunėn qeverisė qė tė krijojė parakushte pėr ambient tė pėrshtatshėm dhe tė sigurt pėr investime dhe tė ngre disiplinėn financiare duke ulur evazionin fiskal, sidomos nė pjesėn veriore tė Kosovės nė mėnyrė qė tė tejkalohet gjendja e rend ekonomike nė vend.
KQM po ashtu i kėrkoi qeverisė qė tė shikojė arsyeshmėrinė e vendeve tė punės nė administratėn publike dhe tė zvogėlojė shpenzimet enorme tė larta pėr pozicionet 'mallra dhe shėrbime'.
Shefi i departamentit pėr Ekonomi dhe Financa nė KQM, Bedri Hamza, i rekomandoi Qeverisė sė Kosovės qė pėr t'i ikur evazionit fiskal nė veri tė Kosovės tė pėrcaktoj qartė pikat ku duhet tė paguhen taksat doganore. Ndėrsa, duke komentuar raportin gjashtėmujor fiskal tė kėtij viti, ai tha se ėshtė brengosės niveli i ulėt i inkasimit tė tė hyrave komunale, qė pėr kėtė gjashtėmujor ka arritur nė nivelin prej 14 milionė eurove.
Kjo sipas tij, do tė thotė se komunat janė duke u shndėrruar nė njė parazit buxhetor qė nuk mund ta mbajnė vetveten.
"Nėse i referohemi raportit tė publikuar nga ana e ministrisė lidhur me mbi punėsimin, ku qeveria ka thėnė se ka trashėguar njė administratė tė madhe, atėherė nga faktet dhe raporti shohim se nė raport me periudhėn e kaluar kemi rreth 7 mijė punėtorė tė rinj", tha Hamza.
Hamza tha se qeveria e Kosovės po keq menaxhon buxhetin, pasi sipas tij, vetėm nė periudhėn gjashtė mujore ka shpenzuar mė tepėr se 3 milionė euro pėr telefona. "Shpenzime janė bėrė edhe nė derivate tė naftės, dreka e darka tė zyrtarėve tė qeverisė. Nuk jam kundėr asaj qė qeveria mos tė ketė kushte pėr punė, por jam qė paratė tė shfrytėzohen nė mėnyrė racionale", tha ai. Ndėrsa, sa i pėrket investimeve kapitale nė kėtė vit, ai tha se nė kėtė pjesė tė vitit kemi njė gjendje alarmante, ngase sipas tij, shpenzimet kapitale nė kėtė vit nė raport me vitin e kaluar janė zvogėluar pėr 45 pėr qind, dhe pėr gjashtėmujorin e parė tė 2006 janė shpenzuar vetėm 23 milionė pėr shpenzime kapitale.
ECIKS / KosovaLive
|