|
Shqipėria realizoi 23 projekte rrugore
Tiranė, 28 gusht 2006 - Afro njė muaj pas gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2006, Qeveria shqiptare ka arritur tė realizojė saktėsisht gjysmėn e investimeve tė parashikuara pėr vitin 2006. Sipas statistikave tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve tė Shqipėrisė, nga 47 projekte deri mė tani janė pėrfunduar 23 projekte, qė kanė tė bėjnė me ndėrtime rrugėsh, sistemim-asfaltime dhe rrėshqitje tė segmenteve nacionale. Duke u nisur nga fakti qė nė gjysmėn e parė tė vitit janė realizuar 50 pėr qind e investimeve nė rrugė, situata parashikohet tė jetė optimiste pėr periudhėn e mbetur tė vitit. Janė rreth 105 projekte tė filluara qė nga viti 2004 e kėtej, nga tė cilat 47 janė parashikuar pėr tė pėrfunduar nė vitin 2006. Pjesa tjetėr kanė si limit fundor vitin 2008, i cili shėnon edhe mbylljen e kėsaj serie investimesh.
Nga plani i investimeve turistike ka pėrfunduar vetėm ndėrtimi i rrugės sė Velipojės, ndėrsa 8 projekte tė tjera qė kanė tė bėjnė me ndėrtimin e rrugės Palasė-Dhėrmi dhe sigurinė rrugore janė ende nė proces.
Kur ka kaluar afėrsisht njė muaj nga mbyllja e gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti buxhetor, ėshtė ende nė pikėpyetje realizimi i investimeve tė parashikuara. Kjo pėr arsye tė disa pengesave qė, sipas specialistėve, kanė ndikuar direkt nė vonesat e shfaqura nė gjashtėmujorin e parė tė vitit. Pak kohė mė parė, gjatė analizės sė arritjeve tė gjashtėmujorit tė parė tė qeverisjes, ministri i Financave deklaroi se "Shqipėria vazhdon tė regjistrojė njė rekord tė ulėt pėr sa i pėrket sektorit tė investimeve publike", duke garantuar se plani investimeve tė parashikuara pėr vitin 2006 do tė realizohet nė kohėn e duhur. Parashikimi i ministrit tė Financave ka gjasa qė tė dalė i vėrtetė, nėse do tė pėrshpejtohen ritmet e investimeve, sidomos pėr sektorin e rrugėve. Dy muaj mė parė, tabela e treguesve zyrtarė tė realizimit tė prokurimeve nuk ishte edhe aq optimiste. Kėshtu, nė sektorin e ndėrtimit tė rrugėve tė parashikuara pėr t'u tenderuar deri nė qershor, tenderi ishte shpallur vetėm pėr dy projekte, nga nėntė tė tillė. Nė sektorin e rikonstruksionit tė rrėshqitjeve tė akseve rrugore, tenderat ishin shpallur vetėm pėr dy projekte nga pesė tė tillė, afati pėrfundimtar i tė cilave ėshtė muaji maj. Nė sektorin e sistemim-asfaltimeve ishte shpallur vetėm njė tender nga gjashtė tė tillė. Nė sektorin e ndėrtimit tė urave dhe mbikalimeve nuk ishte shpallur asnjė nga 3 tenderat e parashikuar. Nė sektorin e studimeve dhe projektimeve ishin shpallur 11 nga 65 tenderat e parashikuar. Nė projektet pėr sigurinė rrugore ishin shpallur 3 nga 6 tenderat e parashikuar. Nė sektorin e ndėrtimit tė rrugėve turistike nuk ishte shpallur asnjė nga 3 tenderat e parashikuar, afati pėrfundimtar i tė cilėve ishte segmenti qershor-gusht.
Sistemi i mirėmbajtjes sė rrugėve do tė kalojė nė shėrbim tė privatėve. Ministria e Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit pritet tė fillojė sė shpejti dy projekte-pilot nė dy prefektura tė vendit pėr sistemin e mirėmbajtjes sė rrugėve. Sipas specialistėve tė rrugėve, dhėnia e shėrbimeve tė mirėmbajtjes sė rrugėve me koncesion, sė bashku me partneritetin publik, vlerėsohet si njė metodė pėr rritjen e cilėsisė sė shėrbimit dhe zhvillimin mė tė shpejtė nė kohė tė projekteve. Shumė shpejt pritet tė zbatohet skema e pėrfshirjes sė drejtpėrdrejtė tė sipėrmarrjes private nė mirėmbajtjen e sistemit rrugor, duke vėnė nė dispozicion buxhetet pėrkatėse tė mirėmbajtjes nė tė gjithė territorin e vendit. Pėr vitin 2006, buxheti i shtetit ka akorduar 27,7 milionė lekė pėr menaxhimin e transportit rrugor. Pėr tė njėjtin qėllim, Banka Botėrore ka akorduar njė fond prej rreth 17 milionė dollarėsh, projekt i cili po zbatohet gjatė 2 viteve tė fundit. Projekti i BB synon rritjen e nivelit tė shėrbimit dhe njėkohėsisht hedh bazat pėr kalimin e shėrbimit tė mirėmbajtjes sė rrugėve me kontraktorė privatė.
ECIKS / Shqip
|