|
Shėnohet 132 vjetori i hekurudhave tė Kosovės
Prishtinė, 25 gusht 2006 - Ėshtė mbajtur dje nė Fushė Kosovė manifestimi i 132 vjetorit tė hekurudhave tė Kosovės, nė tė cilėn ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės, tė UNMIK- ut, KFOR- it, TMK- sė SHPK-sė si dhe zyrtarė tė Hekurudhave tė Kosovės.
Drejtori menaxhues i Hekurudhave tė Kosovės Xhevat Ramosaj , premtoi pėrmbushjen e objektivave.
Me kėnaqėsi mund tė konstatojė se muajt e fundit ekziston njė tendencė e ngritjes sė transportit tė mallrave, sidomos transportit me kontejner. Kjo ėshtė njė shenjė e mirė se klientėt po e kuptojnė se ne jemi njė kompani serioze, e besueshme dhe efikase. Prandaj apeloj te tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė tė orientohen nė transportin hekurudhor, sepse nė kėtė mėnyrė do tė kenė transport tė sigurt, mė tė lirė dhe nė sasi mė tė madhe, tha Ramosaj.
Ndėrkaq ministri i transportit dhe Post-Telekomunikacionit tė Kosovės, Qemajl Ahmeti, ka sqaruar se pėrkundėr faktit qė hekurudhat janė pjesė e pushtetit tė rezervuar, qė nga fillimi ėshtė punuar dhe po punohet drejt rimėkėmbjes sė tyre dhe krijimit tė strategjisė qė ky segment i rėndėsishėm tė ketė qėndrueshmėri ekonomike.
Ndėrsa, pėrfaqėsuesja e Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK ut, Kiara Bronk, ka shprehur edhe njėherė gatishmėrinė e UNMIK ut qė tė ndihmojė nė zhvillimin e hekurudhave tė Kosovės, nė mėnyrė qė ato tė bėhen shumė mė tė sigurta se sa transporti rrugor, pasi qė hekurudhat kanė edhe njė pėrparėsi tjetėr tė madhe - ėshtė modaliteti transportues mė i pranuar dhe mė i pėrshtatur nga kėndvėshtrimi i ambientit.
ECIKS / RTK
|