|
Fillojnė punimet pėrfundimtare nė aeroportin e Kukėsit
Kukės, 22 gusht 2006 - Fillon faza pėrmbyllėse e punimeve nė aeroportin e Kukėsit, ku pėrfshihet instalimin e pajisjeve tė navigimit (kontrollit) nė kėtė aeroport.
Emiratet e Bashkuara Arabe, tė cilėt kanė dhuruar 16 milionė dollarė pėr ndėrtimin e kėtij aeroporti, e kanė ēuar nderėn deri nė fund, duke akorduar edhe 5 milionė dollarė tė tjerė pėr pajisjet e navigimit tė kėtij aeroporti. Njė kompani e specializuar nga Malajzia ka fituar tenderin pėr blerjen e kėtyre pajisjeve, tė cilat janė porositur nė Kanada.
Punimet nė aeroportin e Kukėsit janė nė fazėn pėrfundimtare. Kjo fazė konsiston me instalimin e pajisjeve tė navigimit. Aktualisht po kryhen veprimet pėrgatitore si hapja e kanaleve pėr shtrirjen e kabllove, betonimi i bazamenteve ku do tė vendosen radarėt etj. Me datė 17 shtator ėshtė llogaritur qė tė fillojė instalimi i pajisjeve nga kompania malajziane, thotė pėr Shekullin, Saimir Shehu, pėrfaqėsues i kompanisė Mak Albania, e cila ka ndėrtuar aeroportin e Kukėsit.
Pėrfundimi i instalimit tė aparaturave do tė pasohet me fillimin e funksionimit tė aeroportit tė Kukėsit. Ndėrkaq, bėhet e ditur se Komisioni Teknik i Aeroportit tė Kukėsit nga Emiratet e Bashkuara i ka dhėnė pėrfundimisht OK, firmės MAK ALBANIA pėr punimet e ndėrtimit tė aeroportit tė Kukėsit qė nė fillim tė muajit maj tė kėtij viti. Ky veprim i Komisionit Teknik tė Aeroportit tė Kukėsit nga EBA-ja do tė pasojė me marrjen nė dorėzim tė kėtij aeroporti nga qeveria e Shqipėrisė, konkretisht nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Aviacionit Civil.
Punimet pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kukėsit kanė filluar me 10 maj tė vitit 2003 dhe kanė pėrfunduar nė fund tė tetorit tė vitit 2005. Projekti i kėtij aeroporti kap vlerėn e 16 milion dollarėve dhe ėshtė financuar falas nga qeveria e Emirateve tė Bashkuara Arabe. Zbatimi i projektit ėshtė realizuar nga firma e njohur kuvajtiane AL-KHARAFI, me pėrfaqėsuesin e saj nė Shqipėri MAK-ALBANIA.
Sipas projektit dhe standardeve ndėrkombėtare, aeroporti i Kukėsit ėshtė i kategorisė C, me gjatėsi tė pistės 1 900 metėr dhe gjerėsi 70 metėr. Aeroporti pėrbėhet nga terminali i pasagjerėve, kulla e drejtimit, pistė ulje e ngritje, brezi anėsor jeshil i pistės, rrugėt lidhėse, vendqėndrimi i avionėve pėr 6-7 avionė tė tipave tė ndryshėm, sistemi i ndriēimit, sistemi i ndriēimit tė ulje ngritjeve, rrethimi i aeroportit me njė gjatėsi afėrsisht 5 000 metra, si dhe vendparkimi i mjeteve private.
Aeroporti i Kukėsit ndodhet nė jug tė kėtij qyteti, nė vendin e quajtur Fusha e Meteorit nė Shtiqėn, pranė fshati me tė njėjtin emėr, rreth 3 kilometėr larg nga Kukėsi, nė lartėsinė 353 metėr mbi nivelin e detit.
Historiku
Gjatė krizės sė Kosovės nė pranverėn e vitit 1999, fusha e aeroportit tė Kukėsit e ndėrtuar qė nė kohėn e mbretit Zog dhe e zgjeruar mė pas edhe nga italianėt pas vitit 1939, u aktivizua pasi u kryen punime nga forcat aleate tė NATO-s dhe qeverisė sė Emirateve tė Bashkuara. Nė saje tė kėtyre punimeve, asokohe ėshtė bėrė e mundur ulja e avionėve tė cilėt sillnin ndihma pėr refugjatėt kosovarė. Pas pėrfundimit tė krizės kosovare, nė kėtė aeroport janė ulur avionė tė cilėt transportonin refugjatė kosovarė nga Korēa e Maqedonia, ku mė pas transportoheshin me autobusė tė UNHCR-sė pėr nė Kosovė. Mė pas qeveria e EBA-sė dhe presidenti i ndjerė i kėtij vendi, sheiku Zayed Bin Sulltan, morėn pėrsipėr qė aeroporti i Kukėsit tė pėrfundojė dhe ai tė jetė njė aeroport internacional civil. Aeroporti i Kukėsit ėshtė vlerėsuar si porta e hyrje-daljes dhe lidhjes sė Shqipėrisė me pjesėn tjetėr tė kombit matanė kufirit, me Kosovėn.
Ligjet e miratuara nga parlamenti i Shqipėrisė nė fund tė vitit 2004, bėjnė qė aeroporti i Kukėsit tė privohet nga fluturimet ndėrkombėtare. Nė nėntor tė vitit 2004, qeveria e Shqipėrisė ka nėnshkruar njė marrėveshje me kompaninė gjermano-amerikane pėr dhėnien me koncesion tė aeroportit tė Rinasit. Njė ndėr pikat e marrėveshjes midis qeverisė shqiptare dhe kompanisė gjermane Tirana Airport Partners, thuhet se tė gjitha fluturimet ndėrkombėtare pėr njė periudhė 20-vjeēare do te realizohen vetėm nė aeroportin e Rinasit. Kjo pikė e kėsaj marrėveshjeje nxjerr jashtė loje aeroportin ndėrkombėtar tė Kukėsit, pėr ndėrtimin e tė cilit janė dhėnė 16 milionė dollarė falas nga qeveria e Emirateve tė Bashkuara Arabe. Por me ndryshimin e raporteve politike nė Shqipėri u ngjallėn shpresat se do tė amendohet ligji pėr Dhėnien me koncesion tė aeroportit tė Rinasit.
ECIKS / Shekulli
|