|
Grandi Pezull
Prishtinė, 22 gusht 2006 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) i nėnshtrohet vendimit tė Odės sė Veēantė tė Gjykatės Supreme tė Kosovės pėr pezullimin e pėrkohshėm tė shitjes sė Hotelit Grand.
Deklarimet para disa ditėve tė zyrtarėve tė lartė tė AKM se gjithēka ka pėrfunduar sa i pėrket privatizimit tė Grandit kanė dalė tė pavėrteta. Kėshtu thuhet nė njė njoftim tė lėshuar nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit nė lidhje me vendimin e pėrkohshėm tė Odės sė Veēantė pėr pezullimin e shitjes sė Hotelit Grand.
Ndryshe, ish-shefi i Shtyllės IV dhe tani shefi i ri i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, ka pranuar ditė mė parė, gjatė njė kokteji me gazetarė se ka nėnshkruar kontratėn pėr privatizimin e Hotelit Grand, por se ajo ende nuk i ėshtė dėrguar fituesit Union Commerce, ngase pret vendimin e Odės sė Veēantė tė Gjykatės Supreme.
Nė njoftimin e fundit tė lėshuar nga AKM, thuhet se kjo agjenci ėshtė duke punuar me pėrkushtim nė mėnyrė qė tė tejkalohet kjo periudhė e vėshtirė kalimtare nėpėr tė cilėn po kalojnė punėtorėt, menaxhmenti dhe ofertuesit e Hotelit Grand.
"Stafi i AKM-sė ėshtė duke punuar me pėrkushtim qė Odės sė Veēantė t'i ofrojė tė gjitha informatat e kėrkuara, pėr t'i mundėsuar asaj tė marrė vendim tė shpejtė dhe tė drejtė, nė mėnyrė qė sa mė shpejtė tė pėrfundojė kjo periudhė e vėshtirė kalimtare nėpėr tė cilėn po kalojnė punėtorėt, menaxhmenti dhe ofertuesit e Hotelit Grand", thuhet nė njoftim.
Sipas tyre, pasi qė Oda e Veēantė e Gjykatės Supreme tė Kosovės tė marrė vendimin pėrfundimtar, Bordi i AKM-sė, menaxhmenti dhe stafi do tė angazhohen nė zbatimin sa mė tė shpejtė tė atij vendimi, nė mėnyrė qė tė hapet rruga pėr investime tė reja nė Grand Hotel.
Nė anėn tjetėr, pėr rreth 4 muaj, Grand Group, udhėheqės i sė cilit ėshtė Zekė Ēeku, ish-drejtor i Grandit, kėrkon nga AKM-ja qė tė mos e nėnshkruajė kontratėn e shitjes sė Hotelit Grand nė Prishtinė, para pėrfundimit tė procedurės gjyqėsore.
Grand Group konsideron se gjatė tėrė procesit tė privatizimit tė Hotelit Grand ka pasur parregullsi tė mėdha dhe kjo ēėshtje ende ėshtė e hapur nė Odėn e Veēantė tė Gjykatės Supreme tė Kosovės.
"Ne kemi bėrė shumė ankesa nėpėr gjykatat tona, kemi dėrguar letra instancave vendore dhe ndėrkombėtare dhe i kemi lajmėruar pėr parregullsi gjatė procesit tė privatizimit tė Hotelit Grand. Tashti nuk na ka mbetur tjetėr pos t'i drejtohemi New Yorkut pėr shkeljet qė po i bėnė AKM nė kėtė proces", ka deklaruar Zekė Ēeku, konkurrent pėr blerjen e Hotelit Grand.
Zekė Ēeku mendon se parregullsitė nė procesin e privatizimit tė Grandit kanė qenė shumė tė mėdha. Pa dashur tė thellohet nė ato, ai pėrmend vonesat dhe shtyrjet e panumėrta tė pagesės sė mjeteve pėr blerjen e Grandit nga kompania fituese, Silcapor.
"Afati i fundit pėr pagesėn e mjeteve ka qenė 24 prilli i kėtij viti ndėrsa tani jemi nė mes tė muajit gusht dhe kjo vonesė lenė tė kuptohet se ka pasur manipulime nga ana e AKM tė cilat sigurisht se shkojnė nė dėm tė procesit tė privatizimit tė Grandit por edhe nė tėrė procesin tė privatizimit nė Kosovė", tha Ēeku pėr Express.
Kompania Silcapor ėshtė shpallur fituese e Hotelit Grand. Oferta e tyre ėshtė shpallur mė e mira nga AKM, pasi nga gara pėr privatizimin e kėtij hoteli ishte tėrhequr konsorciumi kosovar-maqedonas Makos, me arsyetimin se ėshtė ndier i kėrcėnuar.
Kompania Silcapor, muaj mė parė, ėshtė shpallur fituese e pėrkohshme e tenderit pėr privatizimin e Hotelit "Grand", pasi ka ofruar njė ēmim prej 8.1 milionė eurosh, mbi 20 milionė investime dhe punėsimin e 570 punėtorėve. Pėr pagesėn e kėsaj shume tė mjeteve, kompaninė Silcapor e ka ndihmuar edhe Raiffeisen Bank.
Gazeta Express
|