|
Banka serbe ia mėsyn enklavave
Prishtinė, 15 gusht 2006 - Nga gjashtė banka komerciale qė operojnė aktualisht nė Kosovė sė shpejti tregut kosovar mund t'i shtohet edhe njė bankė nga Serbia.
Komercijalna Banka AD me seli nė Beograd tashmė ka aplikuar nė Autoritetin e Bankave dhe tė Pagesave tė Kosovės (BPK) dhe fal disponimit pozitiv tė ndėrkombėtarėve nė kėtė institucion sė shpejti pritet ndarja e licencės. Dhėnia e licencės nga BPK do t'i mundėsojė kėsaj banke shtrimin e biznesit bankar edhe nė Kosovė.
Burime tė gazetės brenda BPK kanė deklaruar nė kushte anonimiteti se Komercijalna Banka AD ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė kompletimit tė dokumentacionit tė nevojshėm dhe shumė shpejt pritet qė ta marrė licencėn nga BPK.
Komercijalna Banka, e cila nė Beograd funksionon si shoqėri aksionare, sipas burimit tė gazetės ka edhe shumė projekte financiare me tė cilat synon t'i ndihmojė komunitetit serb nė territorin e Kosovės.
"Nuk ėshtė ndonjė rėndėsi e madhe se ajo futet nė Kosovė, mirėpo qėllimet e saja mund tė jenė fatale pėr biznesin bankar nė Kosovė, pėr shkak tė dhėnies sė kredive me kushte jashtėzakonisht tė volitshme. Si dhe, sipas projekteve tė saj parashihen edhe ndihmesa tė shumta financiare nėpėr enklavat serbe, gjė qė mund tė ketė pasoja politike", ka deklaruar burimi i gazetės.
Zyrtarisht nė Autoritetin e Bankave dhe tė Pagesave tė Kosovės nuk e kanė komentuar gjatė aplikimin e Komercijalna Banka AD, pėr t'u pajisur me licencė. Megjithatė ata e kanė pohuar aplikimin e saj pėr t'u licencuar nga BPK.
"Aplikacioni i Bankės Komerciale ėshtė dorėzuar para ca kohesh nė BPK pėr licencim dhe ėshtė nė procedure tė shqyrtimit", ka deklaruar pėr Express Besnik Kada, zyrtar i komunikimit nė BPK.
Zyrtarisht nė BPK kanė deklaruara se tė gjitha bankat e licencuara nga BPK pa marrė parasysh cili ėshtė kapitali i tyre iu nėnshtrohen kėrkesave dhe rregullave tė njėjta. Ndėrsa burimet e gazetės kanė pohuar tė kundėrtėn. Sipas tyre ndėrkombėtarėt nė BPK janė duke kėmbėngulur qė t'i ndahet licenca, pavarėsisht kundėrshtimit tė vendorėve.
"Tė gjitha bankat e licencuara nga BPK-ja pa marrė parasysh cili ėshtė kapitali i tyre i nėnshtrohen kėrkesave tė rregullores sė njėjtė. Nėse njė bankė me njė kapital qė drejtohet nga individė serbė apo entitete tė tjera do tė licencohet nė Kosovė, ajo do t'i nėnshtrohet procedurave tė njėjta tė cilave iu janė nėnshtruar edhe bankat e tjera qė tashmė janė tė licencuara", ka deklaruar Kada.
Mirėpo zyrtarė tė lartė tė kėtij autoriteti i cili merret me licencimin e bankave nė Kosovė kanė pohuar se Komercijalna Banka AD, shumė shpejt do tė jetė banka e shtatė e cila do tė ofrojė shėrbime bankare nė territorin e Kosovės, veēanėrisht nėpėr enklavat serbe.
Zyrtarėt vendorė tė BPK kanė treguar pėr Express se, pavarėsisht asaj se ata janė kundėr hapjes sė kėsaj banke, zyrtarėt ndėrkombėtarė janė pėr hapjen e saj.
"Komercijalna Banka AD, ėshtė paraqitur me njė projekt shumė delikat, i cili pėrkundėr kundėrshtimeve tė stafit vendorė nė Autoritetin e Bankave dhe tė Pagesave, asaj do t'i ndahet licenca, pėr shkak se e ka pėrkrahjen tė anėtare ndėrkombėtarė nė BPK", ka deklaruar burimi i gazetės.
Burimi i gazetės ka pohuar se nė bazė tė dokumentit tė paraqitur pėr licencim kjo bankė do tė ketė nė fondin e saj miliona euro tė cilat do tė pėrdoren pėr zhvillimin ekonomik tė enklavave.
Zhvillim ky i cili do tė bėhet pėrmes kredidhėnies me kushte shumė tė favorshme pėr kredimarrėsit.
"Sipas dokumenteve tė cilat janė paraqitur nė BPK, Komercijalna Banka do tė ketė njė fond prej 180 milionė eurove pėr zhvillim ekonomik tė enklavave serbe nė Kosovė. Kėto mjete do t'i jepen komunitetit serb nė veēanti nė formė kredie dhe me kushte shumė tė volitshme", ka deklaruar zyrtari i lart nė BPK.
Sipas pėrvojės sė deritashme tė kosovarėve, besimi nė bankat serbe ėshtė i vogėl. Sidomos duke u bazuar nė tė kaluarėn e para 15 viteve kur shuma tė mėdha tė parave u konfiskuan nga kėto banka.
Por pėr serbet e Kosovės prezenca e Bankės Komerciale tė Beogradit mund tė konceptohet ndryshe, pasi qė pritet tė kenė mė shumė benificione pėr ta.
(Gazeta Express)
|