|
Pėrfaqėsues tė doganave tė Shqipėrisė po vizitojnė Kosovėn
Prishtinė, 14 gusht 2006 - Njė delegacion i doganave tė Shqipėrisė i kryesuar nga Drejtori i pėrgjithshėm, Pėrparim Dervishi ka filluar sot vizitėn dyditėshe nė Kosovė. Fillimisht ata vizituan drejtorin e doganės sė UNMIK-ut dhe biseduan pėr bashkėpunimin doganor dypalėsh, luftėn kundėr krimit ndėrkufitar dhe lehtėsimin e qarkullimit tregtar, tha pas takimit drejtori i pėrgjithshėm i Doganave tė UNMIK-ut, Pol Acda.
Bashkėpunimi nė mes tė doganave tė rajonit ėshtė me rėndėsi, tha drejtori i pėrgjithshėm i Doganave tė UNMIK-ut, Pol Acda. Bashkėpunimi me Shqipėrinė prej vitit nė vit ka shėnuar pėrparime por gjithmonė ka vend pėr pėrmirėsime, tha ai. Njė prej temave tė cilave janė diskutuar ishte edhe shkėmbimi i informatave tė inteligjencės e cila do tė ndihmojė nė luftėn kundėr kontrabandės.
Ėshtė e pamundur tė kontrollohet kufiri nė tėrėsi. Kontrabandistėt janė sikurse uji, gjithmonė e gjejnė vrimėn pėr depėrtim e vetmja mėnyrė pėr tė parandaluar kontrabandėn pėrmes kufirit tokėsor ėshtė ndėrtimi i murit kinez apo ai i romakėve nė Angli, por kjo nuk ėshtė zgjidhje e doganave moderne.
Shėrbimet doganore nė Kosovė dhe Shqipėri kanė sistemet kompjuterike pėr shkėmbim tė informatave por krijimi i njė sistemi tė veēantė pėr lehtėsimin e kalimeve kufitare do tė inkurajojė bizneset.
Bashkėpunimi nė mes dy vendeve fqinje qė flasin tė njėjtėn gjuhė ėshtė pėr tė lehtėsuar shėrbimin doganor nė tė dy anėt e kufirit, biznesin dhe lėvizjen e qytetarėve, tha drejtori i pėrgjithshėm i doganave tė Shqipėrisė, Pėrparim Dėrvishi.
Ne kemi njė bashkėpunim shumė tė mirė deri nė momentin e tanishėm por hapėsira pėr zhvillime tė mėtejshme ėshtė e madhe dhe kėrkesa e jonė ėshtė qė niveli i shėrbimit doganor tė jetė cilėsisht gjithnjė e mė i lartė.
Lufta kundėr kontrabandės ėshtė me shumė aspekte dhe gjatė kėtij takimi ėshtė diskutuar veēanėrisht pėr shkėmbim tė shpejtė tė informacionit midis dy administratave doganore dhe personelit doganor. Modernizimi i shėrbimit doganor ėshtė i pafundmė, andaj sistemet kompjuterike tė cilat japin informacion nė kohė reale do tė parandalojnė kontrabandėn dhe evazionin fiskal.
Radio Kosova / ECIKS
|