|
SHPK merr kompetencat e sigurisė nė Aeroport
Prishtinė, 14 gusht 2006 - Stacioni policor nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės nga sot do tė udhėhiqet nga Shėrbimi Policor i Kosovės. Nė ceremoninė e transferim tė kompetencave nga policia e UNMIK-ut te ajo vendore, Ministri i Brendshėm, Fatmir Rexhepi tha se kjo ėshtė njė ditė me rėndėsi dhe e suksesshme pėr SHPK-nė por edhe njė obligim i madh qė tė jenė nė shėrbim tė qytetarėve dhe tė njė kontrolli me pėrgjegjėsi tė lartė.
Nga sot e tutje uniformat blu tė Shėrbimit Policor tė Kosovės kanė gjithė kompetencat dhe pėrgjegjėsitė pėr tė garantuar sigurinė dhe pėr tė kryer kontrollin e hyrje-daljeve nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės. Stacioni policor nė kėtė Aeroport u pavarėsua nga policia e UNMIK-ut. Ky ėshtė njė sukses qė ka treguar SHPK-ja gjatė punės sė saj tė deritashme thanė folėsit nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast. Ministri i Brendshėm, Fatmir Rexhepi tha se bartja e pėrgjegjėsive tė SHPK-ja ėshtė edhe njė obligim i madh pėr ta, qė nė njėrėn anė tė jenė nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve qė e shfrytėzojnė Aeroportin dhe nga ana tjetėr qė tė garantojnė njė kontroll shumė tė pėrgjegjshėm. Nė kėtė mėnyrė duhet tė ndalohet gjitha ajo qė duhet ndaluar dhe tė lejohen tė qarkullojnė tė lirė gjithė ata njerėz dhe mallra qė duhet tė hyjnė dhe dalin nga vendi ynė tha ministri Rexhepi.
Nga ky vend dhe nga kjo pikė bashkėrisht garantojmė fuqishėm se do ta luftojmė terrorizmin, do ti luftojmė tė gjitha ato dukuri negative, kontrabandėn,....dhe gjithēka qė ėshtė devijante dhe qė e pengon procesin e zhvillimit demokratik tė vendit dhe procesin e ndėrtimit dhe zhvillimit tė shoqėrisė sė Kosovės drejt synimit pėr integrime evropiane.
Nga Zyra e komisionerit tė policisė sė UNMIK-ut, ka pėrshėndetur Jorg Ainmen, ndėrsa gjeneral-majore, Atifete Jahjaga , asistente pėr policinė kufitare e zv/komesarit tė SHPK-sė, tha se profesionalizmi, mirėsjellja, korrektėsia dhe pedanteria nė punė karakterizojnė pjesėtarėt e SHPK-sė.
Zhvillimi nė shoqėritė demokratike ka themelet nė sundimin e rendit dhe tė ligjit. Ne si SHPK jemi zotuar qė do ti ofrojmė kėtė kusht shoqėrisė kosovare.
Stacioni policor nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės ka gjithsej 149 policė tė cilėt nga sot do tė jenė nėn komandėn e kapiten Halim Shehut.
Radio Kosova / ECIKS
|