|
Akciza zvogėlon prodhimin nė Kosovė
Prishtinė, 30 korrik 2006 - Nga 23 kompani qė merren me prodhimin e pijeve joalkoolike, vetėm 11 prej tyre kanė nėnshkruar autorizimin me tė cilėn Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut i detyron ato qė tė paguajnė akcizėn pėr produktet e tyre, derisa kompanive qė kanė kundėrshtuar nėnshkrimin e autorizimit do t'u ndėrpritet veprimtaria.
SHDU-ja ka nxjerrė njė rregullore me tė cilėn tė gjithė prodhuesit e pijeve alkoolike brenda nė Kosovė janė obliguar qė brenda 31 majit tė marrin autorizim nga SHDU-ja pėr tė ushtruar veprimtaritė e tyre.
Akciza ėshtė 4.5 centė pėr litėr. Prodhuesit tė cilėt nuk nėnshkruajnė kontrata pėr pagesėn e kėsaj akcize mund tė dėnohen me gjobė prej 500 deri nė 10 mijė euro.
Ndryshe, biznesmenėt vazhdimisht kanė kundėrshtuar fillimin e aplikimit tė njė rregulloreje tė tillė, me arsyetimin se aplikimi i saj do t'i shpie buzė falimentimit prodhuesit vendorė.
Adriatik Stavileci nga SHDU tha pėr KosovaLive se dogana ėshtė institucion qė e zbaton ligjin dhe merr masa tjera ndaj kompanive qė nuk aplikojnė udhėzimet. Sipas tij, edhe dogana bėn pėrpjekje qė tė mos i dėmtojė prodhuesit.
"Ne veprojmė nė bazė tė ligjit dhe nėse prodhuesit e pijeve joalkoolike nuk nėnshkruajnė udhėzimin e doganės, atėherė si masė e parė ėshtė ndėrprerja e validitetit tė certifikatės qė posedon kompania pėr eksport dhe import, e qė mė pas kompanitė nuk do tė mund tė ushtrojnė biznes", tha Stavileci.
Ai tha se aktualisht janė duke u pėrballur me disa vėshtirėsi rreth futjes nė sistem tė kėsaj akcize, por sqaroi se aktualisht ėshtė faza e shpėrndarjes sė autorizimeve pėr ta futur nė sistem njė procedurė tė tillė.
Derisa Agim Shahini, kryetar i Aleancės Kosovare tė Biznesit (AKB), i tha KosovaLive se kjo aleancė vazhdimisht ka kundėrshtuar vendimin pėr tė aplikuar akcizė tė brendshme pėr lėngje tė prodhuara dhe jo tė gazuara nė Kosovė.
"Vendet nė regjion nuk aplikojnė njė akcizė tė brendshme, pėrveē akcizės nė import dhe kjo masė, pėrkundėr vėshtirėsive tė shumta qė kanė prodhuesit vendorė tė sektorit tė lėngjeve, i sjellė ata edhe nė pozitė jo tė barabartė me prodhuesit nė regjion", tha Shahini.
Kryetari i AKB-sė tha se ata ende janė duke kundėrshtuar njė akcizė tė tillė dhe se po bėjnė pėrpjekje qė ta bindin qeverinė qė kjo akcizė tė zėvendėsohet te njė artikull tjetėr i cili ėshtė luks.
"Prodhuesit janė tė revoltuar shumė dhe ne si aleancė po bėjmė ēmos qė revoltėn e tyre ta zbusim, por kjo po merr pėrmasa tė mėdha. Vendimet e pa llogaritura mirė mund t'i qesin prodhuesit nė rrugė pėr tė shprehur pakėnaqėsi", u shpreh Shahini. (KosovaLive)
ECIKS
|