|
Investimet e huaja ende larg Shqipėrisė
Tiranė, 30 korrik 2006 - Organizata Heritage dhe gazeta "Wall Street Journal" kanė publikuar studimin mė tė fundit lidhur me indeksin e lirisė ekonomike nė Shqipėri. Nė tė ėshtė vlerėsuar ecuria e disa sektorėve tė ekonomisė, ndėrsa janė evidentuar problemet aktuale tė tranzicionit nė vazhdim. Edhe pse firmat e huaja dhe vendase trajtohen baras pėrpara ligjit nė Shqipėri dhe janė tė garantuara nga ēdo lloj shpronėsimi apo nacionalizmi, investimet e huaja ende mungojnė. Qeveria nuk u shkakton asnjė vėshtirėsi investimeve tė huaja dhe tė gjithė sektorėt e ekonomisė janė tė hapur ndaj tyre. Tė huajve nuk u lejohet tė blejnė tokė bujqėsore, por mund ta marrin me qira pėr 99 vjet. Paqėndrueshmėria politike, krimi, korrupsioni dhe luhatjet e vazhdueshme qė shkakton tregu informal largojnė investimet e huaja dhe vėshtirėsojnė sė tepėrmi realizimin e reformave.
FMN raporton se si rezidentėt ashtu dhe jo rezidentėt mund tė zotėrojnė llogari tė huaja bankare. Pagesa dhe transferimet e tė huajve kėrkojnė mė shumė dokumentacion, por kjo ėshtė masa e vetme shtrėnguese. Banka e Shqipėrisė u krijon tė gjitha palėve mundėsinė tė kryejnė veprime nė tregun financiar, duke lejuar qė transaksionet tė kryhen edhe pėrmes saj. Sistemi bankar mbetet i pazhvilluar mirė, ndėrkohė qė ekonomia mbetet ekonomi parash dhe jo ekonomi prodhimi. Qeveria shqiptare privatizoi bankėn e dytė mė tė madhe Bankėn Kombėtare Tregtare, nė qershor tė vitit 2000 dhe Bankėn e Kursimeve nė vitin 2004, e cila mbulonte rreth 80 pėr qind tė depozitave. Sektori privat tashmė kontrollon pjesėn mė tė madhe tė depozitave bankare dhe qeveria parashikon tė shesė 40 pėr qind tė aksioneve tė saj nė Bankėn Italo-Shqiptare dhe Bankėn e Bashkuar tė Shqipėrisė. Nė tetor tė vitit 2003, qeveria shiti 39 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė sė sigurimeve INSIG. Sektori bankar shėnon 1 pikė pėrmirėsim nė raport me vjet, pavarėsisht se shumica e transaksioneve bėhen me para kesh. Ndėrsa kartat e kreditit pėrdoren rrallė.
Nė raport thuhet se zhvillimi nė Shqipėri ėshtė vonuar nė mėnyrė tė ndjeshme nga korrupsioni ekonomik dhe politik, qė ka karakterizuar qeverisjet e vendit. Nė korrik tė vitit 2002, qeveria socialiste e Fatos Nanos dėshtoi nė reformimin e tė gjitha shkallėve tė sistemit gjyqėsor, ndėrkohė qė rezultoi krejtėsisht jo e suksesshme nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Shumė anėtarė tė elitės politike u pėrfshinė gjerėsisht nė aktivitete kriminale, ndėrkohė qė Organizata pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ekonomik raporton se nė sektorin privat niveli i aktivitetit informal ėshtė mė i madh se ai formal.
Tė dhėnat nga Banka Botėrore tregonin se 77 pėr qind e kompanive zotėroheshin nga zyrtarė tė pėrfshirė nė afera ryshfetesh. Shqipėria mbetet i vetmi vend ballkanik qė gjatė dekadės sė shkuar nuk ka arritur tė zhvillojė zgjedhje tė pranueshme nga standardet e komunitetit ndėrkombėtar. Zgjedhjet e pėrgjithshme tė korrikut 2005 edhe njėherė akoma pėrfunduan me tė dyja palėt tė pakėnaqura dhe qė kėrkonin votat e vjedhura.
Privatizimi i kompanive nėn pronėsinė e shtetit ka avancuar shumė ngadalė, me gjithė shitjen e Bankės sė Kursimeve.
Ndėrkohė qė pėrpjekjet nė sektorin e sigurimeve dhe tė telekomunikacioneve, dhe nė industritė e rafinerive tė naftės janė ende nė vazhdim e sipėr. Shqipėria mbetet njė rrugė e madhe tranzicioni pėr krimin e organizuar dhe qeveria socialiste dėshtoi nė pėrpjekjet pėr tė ndalur trafikun njerėzor, atė tė heroinės dhe tė kontrabandės sė cigareve. Barra fiskale pėr qeverinė aktuale ėshtė 0,3 pikė me e mirė kėtė vit, ndėrkohė qė rezultati ndėrhyrjeve qeveritare dhe ato tė sistemit bankar dhe financave janė respektivisht 0,5 pikė dhe 1 pikė mė mirė.
Si rezultat i pėrgjithshėm, Shqipėria pėr sa i pėrket lirisė ekonomike ėshtė 0,18 pikė mė mirė se viti i shkuar.
Mbikėqyrja e tregut, Nota 4 (nivel i lartė proteksionizmi)
Sipas Bankės Botėrore, ngarkesa mesatare e taksimit nė vitin 2001 ishte 11, 3 pėr qind, ndėrsa nė vitin 2005 indeksi tregon 12,5 pėr qind. Sipas Departamentit amerikan tė Tregtisė, "nė legjislacionin shqiptar nuk ekzistojnė barriera penguese, sidoqoftė burokracia administrative mund tė ulė ritmin e tregtisė dhe tė rrisė kostot.
"Financial Time" tregon pėr korrupsion tė theksuar nė Shėrbimin Doganor. Bazuar nė metodologjinė e faktorit tė tregtisė, rezultatet nė politikėn e tregtisė kanė mbetur tė pandryshuara. Sipas FMN-sė, tė ardhurat nga rritja e taksave janė 30 pėr qind mė shumė nga 25 pėr qind tė raportuara nė indeksin e vitit 2005. Shqipėria implementoi njė praktikė taksash tė sheshta prej 23 pėr qind nė janar tė vitit 2005. Nė vitin 2003, shpenzimet qeveritare si pėrqindje e GDP-sė ranė me 2,6 pėr qind nė kuotėn 28,5 pėr qind. Barra fiskale e qeverisė shqiptare ėshtė 0,3 pikė mė mirė kėtė vit. Ndėrhyrja e qeverisė nė ekonomi + 0,5 (nivel i ulėt i ndėrhyrjes) Banka Botėrore raporton se qeveria konsumoi 8,5 pėr qind tė PPB-sė nė vitin 2003, nė raport me 8,6 pėr qind nė raport me vitin 2005. Nė vitin 2003, sipas tė dhėnave nga FMN, Shqipėria mori 9,1 pėr qind tė tė ardhurave nga kompanitė shtetėrore dhe ato nėn pronėsinė e qeverisė, mė pak nga 10,8 pėr qind tė raportuara nė indeksin e vitit 2005. Si rezultat, ndėrhyrja e qeverisė shqiptare ėshtė 0,5 mė mirė kėtė vit. (Shqip)
ECIKS
|