|
Liberalizohet plotėsisht tregtia Kosovė - Shqipėri
Kosova dhe Shqipėria janė dakorduar qė tė liberalizojnė plotėsisht tregtinė mes dy vendeve. Liberalizimi i tregut parashihet edhe me marrėveshjen CEFTA. Deri nė vitin 2008 i tėrė rajoni parashihet tė bėhet pjesė e kėsaj marrėveshjeje, ku lėvizja e mallrave do tė bėhet pa kurrfarė ngarkesash doganore
Prishtinė, 13 korrik 2006 - Kosova dhe Shqipėria janė dakorduar pėr tė liberalizuar tėrėsisht shkėmbimin tregtar mes dy vendeve. Pas njė periudhe tė gjatė negociatash mes palės kosovare dhe asaj shqiptare, ėshtė rėnė dakort qė tė hiqen tė gjitha tarifat doganore ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės. Marrėveshja ndėrmjet dy vendeve vjen nė kuadėr tė tregtisė sė lirė me vendet e rajonit e njohur si CEFTA, qė ka pėr qėllim lėvizjen e lirė tė mallrave nė tėrė rajonin.
"Po, marrėveshja e nėnshkruar mes ministrit Bujar Dugolli dhe Genc Ruli ka tė bėjė me liberalizimin e plotė tė lėvizjes sė mallrave ndėrmjet dy vendeve dhe ėshtė nė kuadėr tė CEFTA, qė parasheh liberalizimin e plotė tė tregut nė regjion", ka deklaruar pėr Express Sali Ibishi, kėshilltar i lartė nė MTI.
Kjo marrėveshje, sipas tij, ėshtė ndėr marrėveshjet mė tė rėndėsishme pėr liberalizimin e tregut rajonal dhe krijimin e njė tregu mė tė favorshėm pėr tregtarėt. Edhe ministri Ekonomisė dhe Tregtisė sė Shqipėrisė, Genc Ruli, e ka konsideruar marrėveshjen e nėnshkruar me palėn kosovare si mė tė suksesshme qė Shqipėria ka me vendet e rajonit, pasi liberalizon nė mėnyrė tė plotė tarifat doganore.
Ministri Ekonomisė dhe Tregtisė sė Shqipėrisė, Genc Ruli, dhe ministri i Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės, Bujar Dugolli, kanė nėnshkruar Marrėveshjen e Tregtisė sė Lirė-MTL ndėrmjet dy vendeve. Kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar nė fund tė punimeve dy ditore tė Komitetit tė pėrbashkėt ndėrmjet delegacioneve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Administratėn e Pėrkohshme tė Kosovės (UNMIK).
"Kjo ėshtė marrėveshja me e avancuar bilaterale qe kemi me vendet e rajonit dhe e para qė arrin tė realizojė liberalizimin e plotė tė tregtisė mes dy vendeve, me pritshmėrinė qė do tė ketė impakti i saj nė flukset tregtare mes dy vendeve", ka deklaruar ministri Ruli pėr mediat shqiptare.
Edhe Sali Ibishi nga MTI ka vlerėsuar se marrėveshja mes dy vendeve ėshtė nė shėrbim tė rritjes sė tregut dhe krijimit tė mundėsive pėr njė bashkėpunim tregtar mė tė gjerė.
"Gjatė negociatave tė dyja palėt kanė rėnė dakord pėr tė thelluar liberalizimin e tregtisė ndėrmjet tyre, si pėr produktet industriale ashtu dhe pėr produktet bujqėsore. Pra, ėshtė dakorduar pėrfundimisht qė tė bėhet shkėmbimi tregtar mes dy vendeve pa kurrfarė ngarkesash doganore", deklaroi Ibishi.
Bėhet e ditur se gjatė negociatave, pala shqiptare ra dakord tė liberalizojė tarifat doganore pėr produktet industriale me 1 janar tė vitit 2007, nė pėrputhje me aneksin II, tė marrėveshjes, kurse pala kosovare tė liberalizojė tarifat doganore pėr produktet industriale, aneksi III i kėsaj marrėveshjeje, menjėherė me hyrjen nė fuqi tė amendamentit pėrkatės, por gjithnjė pas datės 1 janar 2007.
Ndėrsa sa i pėrket produkteve bujqėsore pala kosovare, propozoi liberalizimin e plotė tė tė gjitha atyre produkteve dhe pala shqiptare e ka pranuar kėtė propozim. Tarifat doganore mbi importet e produkteve industriale tė aplikueshme nė Kosovė mbi produktet industriale me origjinė nga Shqipėria, tė specifikuara nė aneksin III tė MTL-sė ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe UNMIK/Kosovė, do tė eliminohen nė datėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij amendamenti, por jo para datės 1 janar 2007.
Gjithashtu gjatė diskutimeve zhvilluar mes dy vendeve ėshtė konstatuar se duhet tė ekzistojė bashkėpunimi i nevojshėm, sidomos nė shkėmbimin e informacioneve verifikuese tė origjinės sė produkteve. Sa i pėrket liberalizimit tė tregut me vendet tjera, kėshilltari i ministrit Dugolli ka sqaruar se Kosova aktualisht nuk ėshtė e interesuar ta bėjė njė gjė tė tillė me vendet tjera pos Bosnjės dhe Hercegovinės.
"Aktualisht ne nuk jemi tė interesuar tė liberalizojmė tėrėsisht tregun me vendet tjera. Megjithatė, kjo gjendje do tė jetė e tillė deri nė fillim tė vitit 2008, kur parashihet tė hyjė nė fuqi zona e lirė e shkėmbimit tregtar ku pėrfshihet edhe Kosova", ka deklaruar Ibishi.
Marrė nga Gazeta Express
|