|
U mbajt takimi i dhjetė pėr Stabilizim-Asociim
Prishtinė, 14 korrik 2006 - Nė Prishtinė u mbajt sot takimi i dhjetė i Mekanizmit Pėrcjellės tė Stabilizim-Asociimit ku ėshtė diskutuar Plani Kosovar i Veprimit pėr Partneritet Evropian. Shefi i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Komisionit Evropian pėr Zgjerim, Reinhard Priebe ka thėnė se Qeveria e Kosovės po bėnė njė punė tė madhe nė zhvillimin e kėtij plan-veprimi, kurse kryeministri Agim Ēeku, shprehu vendosmėrinė e Qeverisė sė Kosovės nė rrugėn e saj evropiane.
Reinhard Priebe shtoi se plani i veprimit do tė jetė njė dokument i rėndėsishėm udhėzues qė do ta ndihmojė Qeverinė e Kosovės qė tė arrijė pėrparime konkrete nė implementimin e reformave qė ti arrijė standardet dhe vlerat evropiane, ka thėnė ai nė njė komunikatė pėr shtyp.
Ndėrsa kryeministri Ēeku ka shprehur vendosmėrinė e Qeverisė sė Kosovės nė rrugėn e saj evropiane. Ai tha se draft Plani i Veprimit pėr Partneritet Evropian do tė inkorporojė edhe komentet qė ka marrė sot dhe do tė miratohet nga Qeveria. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se nė kėtė plan janė inkorporuar edhe standardet pėr Kosovėn, kėshtu qė pas aprovimit tė kėtij dokumenti ne do ta kemi njė plan tė vetėm: Planin e Veprimit tė Partneritetit Evropian, tha Ēeku. Ai shtoi se edhe takimi i sotėm ka treguar se ka pėrparim tė dukshėm nė plotėsimin e kritereve tė Bashkimit Evropian.
Ndėrkaq, zėvendėsshefi i UNMIK-ut Steven Schook ka thėnė se perspektiva evropiane pėr Kosovėn ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė, dhe ajo i kontribuon pozitivisht stabilitetit tė rajonit, si dhe forcimit tė qeverisjes demokratike.
Komisioni Evropian ka siguruar mbėshtetje nė pėrpjekjet e Kosovės, e cila do tė pėrfitojė nga ndihma e instrumentit tė ri pėr para-hyrje nė BE pėr periudhėn 2007-2009. Nė kumtesėn e lėshuar nga ky takim thuhet se autoriteteve kosovare u ėshtė kėrkuar qė tė pėrmirėsojnė kapacitetet koordinuese nė implementimin e ndihmės ndėrkombėtare. Gjithashtu Komisioni ka thėnė se institucionet e Kosovės duhet tė jenė mė tė kujdesshme lidhur me implikimet buxhetore qė mund tė kenė politikat e reja. Komisioni ka theksuar se mbėshtetja ardhshme buxhetore varet nga njė politikė-bėrje e pėrgjegjshme fiskale dhe buxhetore nė pajtim tė plotė me pėrpjekjet e ndėrkombėtarėve dhe nė bashkėpunim me FMN-nė.
ECIKS / RTK
|