Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Rimbursohen 4.4 milionė euro tė BKP-sė


Likuidatori i BKP ka arritur tė kthejė tek depozituesit 4.4 milionė euro. Pa u kthyer
kanė mbetur edhe afro 32 milionė euro. Me rastin po merret edhe prokuroria.


Prishtinė, 30 qershor, 2006 - Pas revokimit tė licencės sė Bankės Kreditore tė Prishtinės, likuidatori i bankės ka ndėrmarrė shpejt dy valė rimbursimi pėr depozituesit; e para me njė shumė deri nė 1,000 euro dhe e dyta deri nė 2,500 euro.

Nė tėrėsi pėr kėto dy kėste rimbursimi, likuidatori siguroi njė shumė prej 4, 426.759 eurosh, prej sė cilės deri mė tani janė paguar 3, 986.446 euro pėr depozituesit e BKP-sė deri mė 27 qershor tė kėtij viti. Disa depozitues tė cilėve u ėshtė dhėnė e drejta qė tė rimbursohen gjatė dy valėve tė para , ende nuk e kanė plotėsuar kėrkesėn.

Si rrjedhojė shuma prej 437.313 eurosh ėshtė e rezervuar dhe ruhet nė njė xhirollogari tė veēantė nė BPK.

Pas kėtyre dy valėve tė pagesave, BPK njoftoi se 89.45 pėr qind tė depozituesve tė BKP-sė janė plotėsisht tė rimbursuar. Por, shuma e rimbursuar ėshtė shumė mė e vogėl se ajo qė ishte e depozituar nė kohėn e falimentimit tė BKP. Janė kthyer 4.4 milionė euro, ndėrsa kanė mbetur pa u kthyer edhe rreth 32 milionė euro tjera.

Megjithatė, deri mė 29 qershor 2006 ende ka mbetur njė numėr depozituesish tė cilėt nuk janė reimbursuar plotėsisht, pėr arsye se vlera e depozitave tė tyre ka qenė mė e lartė se 3500 euro.

Likuidatori ka filluar rimbursimin shtesė qė do tė mbulojė pjesėrisht depozituesit e mbetur.

Autoriteti Bankar dhe i Pagesave tė Kosovės si dhe likuidatori theksojnė se shuma e pagesave tė mbetura do tė varet pikėrisht nga mundėsitė ose vullneti i atyre tė cilėt kanė huazuar para nga ish-Banka Kreditore e Prishtinės, me kthimin e kredive tė cilat i kanė marrė.

Nė fakt BPK-ja ka revokuar licencėn e Bankės Kreditore tė Prishtinės (BKP-sė) dhe ka shkarkuar anėtarėt e bordit dhe menaxherėt, pikėrisht ngase shumica e huamarrėsve nuk paguanin kreditė tė cilat i kishin kontraktuar.

Nė realitet disa prej huamarrėsve ishin anėtarė tė bordit ose aksionarė tė bankės. Aq mė tepėr, nė bazė tė vrojtimit tė BPK-sė, ėshtė konstatuar se njė numėr i konsiderueshėm i vendimeve pėr kredi ishin marrė nė mungesė tė njė analize financiare dhe tė procedurave tė mirėfillta.

Si rrjedhojė, BPK-ja ka referuar tek prokurori tė dhėnat mbi mosrespektimin e mundshėm tė ligjit dhe rregulloreve.

Bazuar nė parashikimet e tanishme pėr kthimin e kredive, sipas BPK, likuidatori parasheh mundėsitė e mira pėr kthimin e mjeteve tė mbetura depozituesve deri nė 70 pėr qind tė mjeteve tė mbetura brenda njė periudhe tė caktuar kohore tė likuiditetit.

Rimbursimet mė tė shpejta nė masė mė tė madhe (mbi 70 pėr qind) apo edhe rimbursimi i plotė mund tė arrihet nėse huamarrėsit paguajnė kreditė sipas kushteve tė rregullta.

Deri sa likuidatori tė mbledhė fonde tė mjaftueshme, procesi i rimbursimit do tė kryhet nė disa kėste nė mėnyrė qė tė mbulohen 70 % tė depozitave, me njė limit rimbursimi deri nė 20 mijė euro. Pjesa e parė e kėtyre pagesave do tė arrijnė vlerėn 1.7 milionė euro, e cila ka filluar.

Sipas BPK, kur tė gjithė depozituesit e mbetur do tė rimbursohen deri nė 20 mijė euro, likuidatori do tė mbulojė gradualisht dhe proporcionalisht deri nė 70 pėr qind tė mjeteve tė depozituesve.

Kur tė gjithė depozituesit do tė rimbursohen deri nė 70 pėr qind, atėherė likuidatori do tė kryejė rimbursimet shtesė, proporcionalisht sipas shumave tė mbledhura nga kreditė e kthyera.

Gazeta Ekspress
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail