Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Shpallen 7 fituesit e Kalimash-Morinė


Ēota: Disa kompani janė skualifikuar pėr shkak tė mosplotėsimit tė kritereve ligjore nga ana e tyre

Florian Papadhimitri

Tiranė, 30 qershor 2006 - Gjashtė kompani apo bashkime vendėse dhe njė kompani e huaj janė shpallur dje pasdite [mė 27.06.06] fituese pėr tė ndėrtuar 7 lotet e pjesės rrugore Kalimash-Morinė. Pas njė pune rreth katėrjavore, dje janė shpallur kompanitė tė cilat do tė ndėrtojnė dhe njė ndėr pjesėt mė tė vėshtira tė Durrės-Kukės.
Ndėr fituesit ėshtė shpallur dhe njė kompani maqedonase e cila do tė ndėrtojė njė lot ku pėrfshihen vetėm dy viadukte. Ndėrtimi i kėtyre veprave ka sjellė si fitues kompaninė Graniti, e cila duket se ka qenė ndėr tė vetmet konkurruese nė ndėrtimin e viadukteve, kjo nga vetė vėshtirėsia qė ato paraqesin. Dje, pas shpalljes sė rezultateve, nėndrejtori i pėrgjithshėm i rrugėve, Skėnder Ēota, i cili ėshtė edhe kryetari i njėrit prej komisioneve tė vlerėsimit tė ofertave, ka konfirmuara fituesit pėr “Shekullin”. I pyetur pėr procedurat dhe vėshtirėsitė e punės nė kėtė komision, ai ka bėrė tė ditur se volumi i madh i ofrueseve solli shtyrjen e shpalljes sė fituesve pėrtej afatit dyjavor qė parashikohet.

Procedurat dhe fituesit
Fillimisht Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave ka bėrė kontrollin e rregullsisė ligjore tė dokumentacionit tė paraqitur nė garė. Sipas Ēotės, janė kontrolluar rregullsia e tė gjitha kritereve qė pėrcakton ligji dhe mė pas ėshtė bėrė pėrzgjedhje e fituesve sipas ofertės mė tė ulėt. “Kriteret me tė cilat duhet tė konkurronin kompanitė nė tenderėt e 7 loteve i kanė marrė dhe ato kanė qenė tė qarta. Fillimisht, si procedurė, duhet qė firmat konkurruese tė jenė konform ligjeve tė pėrcaktuara dhe kritereve, mė pas shikohet oferta mė e ulėt qė dhe ajo klasifikohet si fituese. Oferta mė e ulėt ėshtė dhe kushti kryesor pėr shpalljen e fituesit”, - tha dje Skėnder Ēota. I pyetur pėr numrin e subjekteve tė skualifikuara, ai nuk ka dhėnė njė numėr tė saktė, por tha se ka pasur tė tilla. “Ka pasur kompani qė janė skualifikuar, kjo ka ndodhur pėr shkak tė mosplotėsimit tė kritereve ligjore nga ana e tyre dhe kosmisioni ka vendosur skualifikimin e tyre”, - shpjegoi Skėnder Ēota. Ai bėri tė ditur se parregullsitė qė kanė skualifikuar subjektet kanė qenė tė llojeve tė ndryshme.

Ankesat
I pyetur pėr raste ankesash nga ana e subjekteve tė skualifikuara, Ēota shpjegoi se pritet tė ketė tė tilla dhe nė kėtė rast gjithēka do tė funksionojė sipas ligjit. Ankesat nga subjektet pranohen brenda pesė ditėve nga shpallja e rezultateve dhe mė pas komisioni shqyrton ankesėn. “Komisioni i rivlerėson ankesat, dhe brenda pesė ditėve nga shpallja zyrtare e rezultateve priten ankesa nga subjektet qė kanė konkurruar ose pretendojnė pėr t’u riparė nė ofertat qė janė bėrė. Mė pas ligji nuk lejon pranim tė ankesave. Pėr sa i pėrket pėrgjigjes, ajo varet nga puna dhe koha qė kėrkon. Ligji pėrcakton 90 ditė afat pėr kthim tė pėrgjigjes, por nuk mendoj se pėrgjigjet do tė shtyhen kaq gjatė”, - tha dje pėr “Shekullin” Skėnder Ēota.

Procedurat
Punimet nė kėtė segment pritet tė fillojnė menjėherė pas mbarimit tė tenderit, nė muajt qershor, korrik dhe gusht tė kėtij viti. Kontratat do tė lidhen pėr njė kohėzgjatje prej 18 muajsh nga data e fillimit tė punimeve. Segmenti prej rreth 30 kilometrash ėshtė parashikuar tė ndahet nė 8 lote. Vlera totale e investimit tė 7 loteve tė para tė tij arrin nė rreth 57 milionė dollarė. Secili lot paraqet njė vlerė investimi nėn 10 milionė dollarė. Kjo ndarje ka pasur si qėllim kryesor pjesėmarrjen e firmave vendėse. Projekti do tė prokurohet sipas procedurave tė tenderimit tė hapur ndėrkombėtar. Ndėrkaq, loti i tetė, projekti teknik i tė cilit do tė jetė gati nė fund tė qershorit, do tė tenderohet nė vazhdim.

Statusi i tenderėve pėr korridorin Durrės–Kukės–Morinė

Segmenti Pjesa Gjatėsia Vlera
Kalimash – Kukės Loti 1 2,70 km 700 milionė lekė
Kalimash – Kukės Loti 2 2,70 km 850 milionė lekė
Kukės – Morinė Loti 1 Vepra arti 850 milionė lekė
Kukės – Morinė Loti 2 Dy viadukte 940 milionė lekė
Kukės – Morinė Loti 3 5,85 km 700 milionė lekė
Kukės – Morinė Loti 4 5,00 km 850 milionė lekė
Kukės – Morinė Loti 5 5,85 km 815 milionė lekė
Kalimash – Kukės Loti 3 5,60 km ~ 1 miliard lekė

Fituesit e 7 loteve
Loti 1 veprat e mėdha, Granit 842 538 556
Loti 2 Kalimash Kukės, joint vencher, Arifaj & Kastrati, 626 521 000
Loti 4 Kukės Morinė, km 5,85 deri 10.85 Geci sh.pk, 888 739 450
Loti 5 Kukės Morinė, km 10.85-16.85 ANK 710 422 738
Loti 1 Kalimash Kukės, Gjoka Konstruksion & Fusha,
Loti 2 Kukės Morinė ka vetėm 2 viadukte, Granit
Loti 3 Kukės Morinė, Viktoria Invest

*Shumat janė nė mijė lekė



Kalimash-Morinė, fituesit e tenderave, tė dyshimtė

Ndryshe nga sa pritej, nėn debate tė shumta ėshtė shoqėruar shpallja e fituesve tė tenderit pėr segmentin mė tė rėndėsishėm rrugor qė do tė ndėrtohet brenda kėtyre dy viteve. Kėshtu, dje, gjatė shpalljes sė shtatė fituesve tė shtatė loteve nė segmentin tėrėsish tė ri, Kalimash-Morinė, shumė prej pėrfaqėsuesve tė kompanive ndėrtuese kanė ngelur tė habitur kur kanė dėgjuar emrat e fituesve. Shumė prej tyre kanė nisur tė debatojnė nė sallėn ku ndodhej Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave me anėtarėt e kėtij komisioni dhe me fituesit. Shumė prej pėrfaqėsuesve tė kompanive tė cilat nuk u kualifikuan pėr tė marrė pjesė nė ndėrtimin e 7 loteve rrugore, janė shprehur tė pakėnaqur me mėnyrėn sesi janė bėrė vlerėsimet. Nga tė dhėnat e kompanive fituese, ata kanė marrė shkas pėr kundėrshtime, pasi krahasimet tregonin qė mund tė kishte oferta tė tjera mė tė ulėta sesa ato fituese.
Njė prej pėrfaqėsuesve tė njė subjekti qė nuk u shpall fitues, shprehet se ka pasur kualifikime tė padrejta nė pjesėmarrjen nė tender.

Gabimet
“Pėrzgjedhja e fituesve ėshtė bėrė nėn njė mungesė transparence, pasi jemi informuar vetėm nė fund me emrat e fituesve dhe nuk jemi informuar pėr procedurat qė janė ndjekur pėr pėrzgjedhjen. Pėr mė tepėr nuk kemi marrė informacion pėr arsyet e skualifikimit tė shumė subjekteve”, - thotė njė prej pėrfaqėsuesve tė njė subjekti ndėrtues. Sipas debateve dhe bisedave qė janė zhvilluar dje mes pėrfaqėsuesve tė kompanive ndėrtuese, pothuajse nė ēdo tender janė skualifikuar ofertat e ulėta, dhe ky skualifikim ėshtė bėrė nė fazėn e parė, nė atė tė pėrcaktimit tė rregullsisė nė dokumentacionin e paraqitur. Subjektet qė kanė paraqitur oferta mė tė ulėta sesa ato fituese, janė skualifikuar gjatė shqyrtimit tė dokumentacionit tė paraqitur, tė cilat mund tė kenė pasur parregullsi. Tenderi pėr shtatė lotet e Kalimash-Morinė, pjesė e Durrės-Kukės, ėshtė hapur nė fund tė muajit maj dhe shpallja e rezolutave pritej tė shpallej pas dy javėve qė nga hapja e tenderit, ēka nuk ndodhi. Sipas drejtuesve tė dy komisioneve vlerėsuese tė ofertave, volumi i madh i punės, pėr shkak tė ofertave tė shumta, ka sjellė shpalljen me vonesė tė fitueseve, rreth katėr javė qė nga hapja e tenderit.

Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail