Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Kosovarėt tė pakėnaqur me KEK


Prishtinė, 12 qershor — Problemi i furnizimit me energji elektrike konsiderohet njėri ndėr pesė problemet kryesore me tė cilat ballafaqohen qytetarėt e Kosovės. Ndėrsa arsye kryesore pėr mospagesėn e energjisė, sipas Raportit tė Paralajmėrimit tė Hershėm tė prezantuar nga instituti Riinvest, konsiderohet gjendja e rėndė ekonomike e qytetarėve. Mėnyra mė e mirė pėr tė rritur inkasimin e borxheve pėr energjinė e shpenzuar, sipas raportit, konsiderohet dėnimi me 100 euro gjobė apo procedimi i lėndės nė gjykata pėr ata tė cilėt nuk shprehin gatishmėri pėr tė paguar energjinė e shpenzuar.

Zėvendėsdrejtoresha menaxhuese e Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK), Pranvera Dobruna, ka pohuar se tanimė ēėshtja e pagesės sė energjisė sė shpenzuar nuk ėshtė vetėm ēėshtje e KEK, por konsiderohet ēėshtje nacionale. "Tanimė ēėshtja e pagesės sė energjisė elektrike ėshtė e lidhur ngushtė edhe me qėndrueshmėrie ekonomike tė Kosovės. Kėshtu qė ka nevojė pėr njė mobilizim tė pėrgjithshėm nė mėnyrė qė tė realizohen synimet tona", ka deklaruar Dobruna nė debatin lidhur me pagesėn e energjisė elektrike dhe raportin mes konsumatorėve dhe KEK. Qėllimi i kėtij debati ka qenė vėnia e raporteve tė mirėfillta, tė pėrgjegjėsisė dhe interesave reciproke ndėrmjet konsumatorėve dhe KEK si dhe diskutimi i ēėshtjeve qė kanė tė bėjė me furnizim me energji, si dhe inkasimi i borxheve.

Zėvendėsdrejtoresha e KEK ka pohuar se KEK ėshtė munduar qė gjatė sezonit veror tė realizojė njė furnizim sa mė normal pėr konsumatorėt, nė mėnyrė qė t'i detyrojė ata t'i pėrgjigjen pozitivisht pagesės sė energjisė elektrike. "Ēėshtja e importit tė energjisė elektrike tanimė ėshtė zgjidhur deri nė fund tė vitit 2006 me marrėveshjet qė kemi pas me vendet tjera dhe se shpejti do tė fillojmė negociatat pėr import tė energjisė gjatė vitit 2007", tha Dobruna. Nė anėn tjetėr, Fėllanza Pula, drejtoreshė e divizionit tė furnizimit nė KEK, ka theksuar se objektivat e KEK pikėsėpari janė rritja e shkallės sė inkasimit, faturimit dhe pėrmirėsimi i cilėsisė dhe sasisė sė energjisė elektrike, pasi qė, sipas saj, ka ankesa nga konsumatorėt nė kėtė drejtim.

Pula ka sqaruar se gjatė vitit 2004, KEK ka inkasuar 74 milionė euro qė paraqet vetėm 58 pėr qind tė energjisė sė faturuar, ndėrsa nė vitin 2005 janė inkasuar 84 milionė euro, apo 69 pėr qind e faturimit.
Zyrtarėt e KEK kanė shprehur pakėnaqėsi tė shumta rreth kyējes sė konsumatorėve nė mėnyrė ilegale nė rrjetin energjetik. "Vetėm 25 deri 35 pėr qind e konsumatorėve tė shkyēur, rikyēen nė rrjet nė mėnyrė legale, ndėrsa pjesa tjetėr bėhet nė mėnyrė ilegale", tha Pula.

Ndėrsa ministri i Energjetikės dhe Minierave, Ethem Ēeku, ka vlerėsuar se vėnia e njė raporti tė shėndoshė ndėrmjet konsumatorėve dhe kompanive, nė kėtė rast KEK, ėshtė kusht themelor pėr zhvillimin edhe tė kompanisė, por edhe pėr furnizim tė rregullt dhe cilėsor tė konsumatorėve. Sipas tij, problemi kryesor qė nga pėrfundimi i luftės nė aspektin energjetik mbetet niveli i ulėt dhe i pamjaftueshėm i pagesės sė energjisė elektrike nga konsumatorėt e KEK.

"Kjo ka ndikuar qė KEK tė mos jetė nė gjendje tė mbulojė shpenzimet e veta si dhe tė ndajė fonde pėr mirėmbajtje dhe investime, e gjithashtu tė varet edhe nga fondet e jashtme si dhe nga buxheti i Kosovės, i cili deri tani ka ndarė pėr subvencionimin e KEK, duke pėrfshirė edhe importin e energjisė elektrike,
rreth 400 milionė euro", tha ministri Ēeku.

Sipas tij, problemi i inkasimit tė borxheve ndaj KEK nuk ėshtė vetėm ēėshtje ekonomike dhe financiare,
por ai, sipas ministrit Ēeku, paraqet edhe problem ligjor, politik, social dhe psikologjik. "Problemi ligjor paraqet zbatimin e dobėt tė ligjit nė Kosovė, problemi psikologjik paraqet vetėdija jo e lartė e konsumatorėve pėr pagesėn pėr atė qė shpenzojnė, problem politik paraqet mėvetėsia jo e plotė e sistemit energjetik kosovar, kurse gjendja e vėshtirė ekonomike e popullatės shpreh elemente tė gjendjes
sė dobėt ekonomike e sociale tė konsumatorėve", ka vlerėsuar Ēeku, duke shtuar se tėrė kėtyre ēėshtjeve duhet shtuar edhe menaxhimi jo i mirė i kėsaj ndėrmarrjeje qė nuk ka sjellė rezultate tė mira gjatė kėtyre viteve.

Me qėllim tė mobilizimit institucional karshi problemeve nė fushėn e energjetikes, MEM ka krijuar grupin e pėrbashkėt punues, Task Force, me pjesėmarrjen e institucioneve kosovare, administratės ndėrkombėtare dhe donatorėve. Ky grup ka rėnė dakord qė borxhet e KEK tė mos falen assesi, borxhet
tė shiten me tender, tenderėt tė specifikohen sipas rajoneve si dhe ėshtė kėrkuar definimi i periudhės
sė borxheve pėr konsumatorė.

ECIKS / Marrė nga Gazeta Express
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail