|
Prishtina dhe Beogradi diskuan pėr ekonominė
Prishtinė, 1 qershor 2006 - Takimi i gjashtė nė Vjenė mes Prishtinės dhe Beogradit ka filluar nė 9:30, tė ditės sė djeshme. Edhe kėsaj radhe, delegacionet kanė ardhur me qėndrime tė kundėrta. Mė tė hyrė nė bisedime pėrfaqėsuesi i delegacionit nga Kosova, Skender Hyseni, ka thėnė se do tė bisedohet pėr borxhet, demet e luftės dhe ēėshtje tjera. Qėndrimi i palės kosovare sa i pėrket borxheve ėshtė se Kosova do tė paguaj borxhet qė ka marrė nga institucionet ndėrkombėtare deri nė vitin 90 nėse dihet se ku janė investuar ato para.
Kosova nuk ėshtė e gatshme tė paguajė kreditė ndėrkombėtare qė Serbia ka marrė gjatė viteve 90-99 sepse sipas kosovarėve kėto para mund tė jenė pėrdorur pėr luftėrat nė ish-jugosllavi si dhe kosovarėt nuk kanė pėrfituar asgjė nga kėto kredi.
Temė e nxehtė nė Vjenė pritej tė jetė edhe pagesa e dėmeve tė luftės. Shqiptarėt thane se do tė kėmbėngulin qė tė paguhen dėmet e shkaktuara nga lufta qė pėrfshijnė miliona euro.
Serbėt kishin kėrkesa mė shumė pėr procesin e privatizimit nė Kosovė. Dejan Popoviq, rektor i Universitetit tė Beogradit tha para gazetarėve se Serbinė nuk e pyet askush pėr procesin e privatizimit.
Pėr dallim nga takimet tjera kėsaj radhe delegacionet kanė njė pėrfaqėsim mė tė gjerė. Delegacioni nga Kosova ka 18 anėtarė, duke pėrfshirė ekspertė, kėshilltarė dhe anėtarė tė delegacionit.
Bisedimet u udhėhoqen nga Albert Rohan dhe pėrfaqėsuesi I BE-sė pėr ēėshtje tė Kosovės Shtefan Lehne. Nė takim po marrin pjesė edhe pėrfaqėsues nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimit Evropian, Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar.
Agjencitė serbe njoftojnė se Alber Rohan ka refuzuar propozimin serb qė nė Vjenė tė diskutohet pėr procesin e privatizimin nė Kosovė.
ECIKS / RTK
|