Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

“Telekom Slovenija” hyn nė tregun kosovar


“Telekom Slovenija” ėshtė pronare e aksioneve tė operatorit mobil “Mobitel”, fitues i tenderit tė anuluar tė telefonisė mobile. “Ipkonet” sė bashku me Western Wirelessin amerikan ishin pikėrisht kundėrshtarėt mė tė zėshėm tė fitores sė “Mobitelit”

Hakim Kasami


Prishtinė, 29 maj 2006 - "Telekomi" i Sllovenisė ka blerė 75 pėr qind tė aksioneve tė ofruesit tė shėrbimeve tė Internetit, “IpkoNet” dhe pėr to ka paguar jo mė pak se 19,5 milionė euro, ka bėrė tė ditur kompania “IpkoNet” pėrmes njė komunikate pėr media.

Marrėveshja ėshtė nėnshkruar tė hėnėn, ndėrsa kompania ėshtė nxituar ta publikojė lajmin po tė njėjtėn ditė.

"Nga 19,5 milionė euro, 10 milionė euro janė investime tė drejtpėrdrejta, tė cilat pritet tė realizohen nė dy vitet e ardhshme, tė cilat do tė sigurojnė investime nė ndėrtim dhe modernizim tė mėtutjeshėm tė rrjetit", thuhet nė njoftim.

Zyrtarėt e “Ipko”-s kanė pohuar se shėrbimet fikse janė objekt i interesimit dhe strategjisė sė menjėhershme tė partnerėve tė rinj tė tyre, ndėrkaq qė kjo do tė pasohet edhe me strategji nė fushėn e telefonisė mobile, qėllimi i sė cilės ėshtė sigurimi i licencės sė dytė pėr GSM nė Kosovė.

“IpkoNet” bashkė me Western Wireless-in, kompaninė amerikane tė telefonisė mobile kanė qenė kundėrshtarėt kryesorė pikėrisht tė kompanisė sllovene tė telefonisė mobile, ”Mobitel”, aksionet e sė cilės, qind pėr qind i takojnė partneres sė re tė IpkoNet-it.

“IpkoNet” sė bashku me Western Wireless kanė qenė kundėrshtarėt mė tė zėshėm tė vendimit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit pėr ta shpallur fitues tė tenderit pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile. Tenderi u anulua nga PSSP-ja pasi kundėrshtimet e IpkoNetit dhe Western Wireless-it u pasuan edhe me reagime tė kryeministrit tė atėhershėm, Bajram Rexhepi dhe pėrfaqėsuesve tė shteteve tė Quint-it nė Prishtinė.

Marrėveshja mes ISP-sė kosovar dhe “Telekomit” tė Sllovenisė koincidon pikėrisht para rishpalljes sė tenderit pėr operator tė dytė tė shėrbimeve tė telefonisė mobile - GSM. Aktualisht, Qeveria ėshtė nė fazėn e pėrzgjedhjes sė kompanisė e cila do ta kėshillonte atė pėr pėrgatitjen e pakos tenderuese ndėrsa ART-nė rreth pėrzgjedhjes sė fituesit.

Para kėsaj marrėveshje tė finalizuar me sukses, Ipko-ja pati nėnshkruar njė memorandum mirėkuptimi me PTK-nė, e cila nuk arriti tė finalizohej asnjėherė.

Pėrveē aksioneve tė “IpkoNetit”, pazaret mė tė fundit tė “Telekomit” tė Sllovenisė ishin edhe blerja e On.net-it maqedonas dhe bashkėpunimit me kompaninė gjermane 01066 GmbH. Nė njoftimin pėr media, “Telekomi” i Sllovenisė ka pohuar se njė prej qėllimeve kryesore tė saj ėshtė zgjerimi regjional, para sė gjithash nė tregun e Evropės Juglindore dhe gjatė kėtij viti planifikojnė sė paku edhe njė blerje jashtė vendit.

Drejtori i "Ipko Netit", Akan Ismaili, me rastin e nėnshkrimit tė kontratės ka vlerėsuar se ekziston njė sinergji e madhe ndėrmjet dy kompanive. "Nė njėrėn anė ėshtė "IpkoNeti" qė ka ndėrtuar strategji tė fortė tė ofrimit tė shpejtė dhe efikas tė 'triple play' shėrbimeve nė tregun kosovar tė telekomunikimit, i cili ėshtė me perspektivė dhe nė rritje; dhe nė anėn tjetėr "Telekomi" i Sllovenisė, kompani kjo me strategji serioze qė tė bėhet lojtar i rėndėsishėm rajonal nė treg", citohet tė ketė thėnė ai.

Ai i tregoi “Kohės Ditore” se bisedat me “Telekomin” e Sllovenisė kanė zgjatur pak mė shumė se njė muaj, mirėpo kanė qenė shumė intensive. "Pas bisedave preliminare shumė shpejt janė sjellė kompanitė

konsulente qė kanė bėrė verifikimin e gjendjes financiare, pronėsore dhe teknike, si dhe vlerėsimin e plotė tė kompanisė", ka thėnė Ismaili. Marrėveshja, sipas tij do tė fillojė tė implementohet brenda disa ditėsh kur “Telekomi” i Sllovenisė edhe formalisht do tė marrė kontrollin e kompanisė.

"Pėr momentin nuk do tė ketė ndryshime nė menaxhment. Njėra ndėr kushtet e marrėveshjes ka qenė edhe gatishmėria e menaxhmentit qė tė vazhdojė punėn nė ‘Ipko Net’", ka thėnė Ismaili.

Nga marrėveshja e re, sipas Ismailit, do tė pėrfitojnė mė sė shumti konsumatorėt - "shėrbimet e reja tė shpėrndara nėpėr gjithė Kosovėn dhe me ēmime tė kapshme pėr qytetarėt e vendit, me synim qė kjo tė pėrfshijė tėrė spektrin e sektorit tė telekomunikimeve, fikse dhe mobile".

"IpkoNet" ka 110 tė punėsuar dhe e operon rrjetin e vet fiks dhe wireless, me tė cilin rrjet mbulon rreth 80 pėr qind tė hapėsirės sė banuar nė Kosovė.

Marrė nga Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail