|
PTK-ja i kėrcėnon me gjyq operatorėt ilegalė
PTK-ja ka vėrtetuar se kėta operatorė fuqinė e sinjalit e kanė shumė mė tė lartė sesa qė ėshtė e lejuar me rregullativėn evropiane pėr transmetim dhe ka kėrkuar qė tė ndėrpresin operimin, pėrndryshe do tė nisin procedura ligjore, thuhet nė letėr
Arbana Xharra
Prishtinė, 24 maj 2006 - PTK-ja bashkė me Monaco Telekomin dhe kompaninė britanike me tė cilėn synon tė futet nė partneritet strategjik, Cable & Wireless, i kanė dėrguar letėr tė gjithė operatorėve tė telefonisė mobile, qė operojnė ilegalisht nė Kosovė qė tė ndėrpresin transmetimet e tyre ose nė tė kundėrtėn do tė nisin procedurat ligjore.
Burime tė gazetės kanė bėrė tė ditur se kjo letėr i ka shkuar edhe shefit tė UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, Qeverisė sė Kosovės dhe zyrtarėve tė Autoritetit Rregullator tė Telekomunikacionit.
Janė rreth gjashtė operatorė ilegalė operojnė nė Kosovė dhe tė cilėt kanė marrė tė mėrkurėn letėr prej PTK-sė: Mobteli i Serbisė, Mobimak dhe Kosomofon i Maqedonisė, Telekom -Serbia, Promonte nga Mali i Zi, dhe AMC nga Shqipėria.
Nė kėtė letėr shkruan: "PTK-ja e ka verifikuar qė ju po operoni ilegalisht nė Kosovė, ku e licencuar pėr tė operuar ėshtė vetėm PTK-ja dhe askush tjetėr".
"Kemi bėrė matjet dhe dimė saktė sesi keni rritur fuqitė e antenave mė tepėr sesa duhet nė mėnyrė qė tė transmetoni nė territorin e Kosovės", ka treguar pėr pėrmbajtjen e letrės burimi i KD-sė.
PTK-ja ka vėrtetuar se kėta operatorė qė veprojnė ilegalisht, fuqinė e sinjalit e kanė shumė mė tė lartė sesa qė ėshtė e lejuar me rregullativėn evropiane pėr transmetim.
"PTK-ja ka kėrkuar qė tė ndėrpresin operimet e tyre ilegale pėrndryshe do tė nisin procedura ligjore kundėr tyre dhe do tė kėrkojė kompensim pėr tė humburat qė i janė shkaktuar PTK-sė", bėn tė ditur mes tjerash burimi. Ai tha se kėta operatorė ilegal nė Kosovė kanė rreth 300 mijė konsumatorė. "Secili operator ka sė paku nga 30 mijė konsumatorė nė Kosovė, qė do tė thotė se janė rreth 200-300 mijė konsumatorė tė operatorėve ilegalė", tha burimi.
Zyrtarėt e Qeverisė thonė se janė tė vetėdijshėm qė nė Kosovė janė duke operuar njė numėr i operatorėve ilegalė tė telefonisė mobile. "Qeveria e Kosovės i ka dėrguar kėrkesė edhe PSSP-sė qė tė gjithė operatorėt tė shkojnė nėpėr procedurat ligjore", ka thėnė kėshilltari i kryeministrit, Arben Qirezi.
Shefi i Autoritetit Rregullator tė Telekomunikacionit ka konfirmuar se ka marrė letrėn qė PTK-ja u ka dėrguar operatorėve ilegalė dhe kėtė veprim tė PTK-sė e ka cilėsuar si "veprim absolutisht tė drejtė dhe shumė tė natyrshėm".
"Nė bazė tė legjislacionit nė fuqi ėshtė dashur tė reagohet ndaj tyre dhe PTK-ja ka plotėsisht tė drejtė", tha Berisha.
Sipas tij pėr kėtė ekziston legjislacioni, mirėpo nė Kosovė interpretues i fundit tė ligjit ėshtė PSSP-ja.
"Edhe pse disa herė kemi kėrkuar pozicionim tė qartė pėr ēėshtjen e operatorėve ilegalė nga ana e PSSP-sė kjo nuk ka ndodhur", tha Berisha. Ai shtoi se ART-ja e ka kryer punėn e vet, "fundja ne jemi trup profesional e ligjor". Mirėpo, ai pohon se kur ka ardhur puna te ekzekutimi, sidomos nė enklava serbe, UNMIK-u ėshtė tėrhequr pėr shkak tė rrethanave politike.
"Por, sidoqoftė, PTK-ja ka shumė tė drejtė tė reagojė. Operatorėt ndėrkombėtarė nuk po i respektojnė normat ndėrkombėtare tė fuqive transmetuese dhe ėshtė gjėja mė normale qė operatori legal ta procedojė kėtė ēėshtje nė instanca ndėrkombėtare", tha nė fund Anton Berisha.
Marrė nga Koha Ditore
|