|
Pesė kompani konkurrojnė pėr kėshilltarė tė MTPT-sė
Prishtinė, 24 maj 2006 - Pėr zgjedhjen e kompanisė kėshilluese lidhur me tenderin pėr operatorin e telefonisė mobile, tė shpallur nga Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacioni, kanė konkurruar pesė kompani tė njohura botėrore, ndėrkohė pėrzgjedhjen e njėrės prej tyre do ta bėjė njė komision i veēantė, i ngritur nga MTPT-ja.
Drejtori i Departamentit tė teknologjisė informative dhe telekomunikacionit nė MTPT, Agim Kuka tha pėr KosovaLive se numri i ofertave pėr kompani kėshilluese mund tė ndryshojė sepse ende ka mbetur edhe pak kohė pėr tė konkurruar.
Kompanitė tė cilat kanė konkurruar nė kėtė tender janė: Atkearney nga Gjermania, Intech Ac nga Norvegjia, AB Stela con, nga Suedia, si dhe kompanitė Lator nga Kroacia dhe Deloitte nga Britania.
Qeveria e Kosovės, para 6 javėsh ka shpallur tenderin pėr zgjedhjen e kompanisė kėshilluese, e cila do ti caktojė termat e referencės pėr pjesėmarrjen e kompanive nė tenderin pėr operatorin e ri tė telefonisė mobile, i cili do tė shpallet pas zgjedhjes tė kompanisė.
Tenderi pėr operator tė dytė tė telefonisė mobile nė vend, i cili ishte fituar nga konsorciumi Mobikos-Mobitel ėshtė anuluar nga PSSP-ja pėr shkak tė dyshimit se kishte keqpėrdorime gjatė procedurave tė tenderimit dhe pėrzgjedhjes sė fituesit.
ECIKS / KosovaLive
|