|
Blerėsi i "Grandit" kėrkon tė nisė punėn, ose t'i kthehen paratė
Biznesmenėt kosovarė u ankuan pėr politikat fiskale, pėr procedurat e AKM-sė pėr privatizimin, pėr pengesat me furnizim me energji elektrike... Zyrtarė qeveritarė dhe ata tė UNMIK-ut thanė se kėto janė procedura qė nuk mund tė tejkalohen
Arbana Xharra
Prishtinė, 19, maj 2006 - "Ose mė lejoni tė nisi punėn nė hotelin qė e kam ble 'Grand', ose m'i ktheni paratė", i ėshtė drejtuar Shefit tė Shtyllės sė IV blerėsi i pėrkohshėm i hotelit mė tė madh nė Kosovė , pronari i "Silkaporit", Zylqif Berisha, tė enjten gjatė njė dreke pune tė mbajtur nė "Villa Gėrmia", organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane nė Kosovė, me qėllim diskutimi pėr problemet qė kanė bizneset anėtare tė kėsaj Ode.
Berisha u ankua nė procedurat e AKM-sė, tė cilat po u krijojnė humbje tė mėdha blerėsve tė ndėrmarrjeve shoqėrore. "Unė i kam pagu 8.1 milionė euro, dhe ende nuk ėshtė nėnshkruar kontrata, tash unė nė muaj kam humbje 100 mijė euro pėr shkak tė kamatės pėr paratė qė i kam marrė nė bankė", u ankua blerėsi i pėrkohshėm i "Grandit", duke kėrkuar nga kryetari i Bordit tė AKM-sė, Joachim Ruecker, qė tė shpejtohen procedurat nė mėnyrė qė tė nisė punėn sa mė shpejt.
Ruecker tha se duhet pritur sepse kėto janė procedura qė nuk mund tė tejkalohen. "Ne duhet patjetėr qė tė bėjmė verifikimin e historikut tė kompanisė suaj, kėto janė procedurat dhe duhet tė prisni", tha Ruecker.
Biznesmenėt tjerė u ankuan nė politikat fiskale, nė pengesat me furnizim me energji elektrike...
Pronarėt e kompanisė "Bejta Comerce" nga Gjilani pėrmenden borxhet qė iu ka KEK-u dhe Ministria pėr Energji dhe Miniera.
"KEK-u nuk na ka paguar ende 127 mijė euro borxh, si dhe Komisioni i Pavarur pėr Miniera dhe Minerale na ka borxh rreth 73 mijė euro", tha Avdyl Hasani, nga kompania "Bejta Comerce".
Ai bėri tė ditur se si pasojė e mosfurnizimit tė rregullt me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovės ėshtė dashur t'i dėrgojė nė pushim 40 punėtorė.
Sipas tij, edhe taksat e materialit ndėrtimor nė Kosovė janė shumė tė larta. "Taksat e materialeve tė ndėrtimit nė Kosovė janė 1 euro pėr metėr kub, ndėrsa nė asnjė vend tjetėr tė botės nuk janė mė tė larta se 10-40 centė",tha Hasani.
Edhe pronarėt e kompanisė "Devolli" u ankuan nė politikat fiskale dhe nė vendosjen e akcizės pėr pijet joalkoolike.
Nga ana tjetėr, Luan Dalipi, kryetar i Bordit tė Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė, tha se Qeveria e Kosovės dita ditės po i afrohet sektorit privat.
Kurse, Joachim Ruecker, shef i shtyllės IV tė UNMIK-ut, shtoi se nuk ėshtė fshehtėsi qė gjendja ekonomike nė Kosovė ėshtė shumė e vėshtirė. "Rritja e pėrgjithshme ekonomike varet nga sektori privat dhe nė kėtė mėnyrė po kompensohen edhe shpenzimet e sektorit publik, dhe e vetmja mėnyrė pėr tė dalė nga rrethi vicioz ėshtė pėrmes tėrheqjes sė investitorėve privat, e sidomos atyre tė huaj", tha Ruecker.
Ministri i MEM-it, Ethem Ēeku, tha se gjatė javės se ardhshme nė Kosovė do tė vijė njė ndėr bankat mė tė mėdha amerikane, e cila ėshtė e interesuar pėr tė investuar nė Kosovė. Ai foli edhe pėr projektet pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė reja gjeneruese.
"Krahas kėtyre projekteve tė mėdha, ne do tė jemi njė krah i fuqishėm i kompanive vendore qė kėto tė jenė pjesė e projekteve nė fjalė", tha Ēeku.
Ai tha se edhe kompani tjera, pėrveē "Alferonit", blerėsit tė "Ferronikelit" do tė jenė konsumatorė tė privilegjuar.
Ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Bujar Dugolli, shtoi se bizneset kanė shumė vėshtirėsi, por nuk la pa thėnė se nuk ka munguar edhe mbėshtetja e qeverisė.
"Por, investimet e investitorėve tė huaj nė Kosovė janė prioritet i institucioneve kosovare, rastet konkrete tė investimeve tė tilla kanė ndodhur falė gatishmėrisė se vetė komunitetit tė biznesit kosovar dhe bashkėpunimit mė diasporėn kosovare", tha ministri Dugolli, pėr tė shtuar se Kosova ka potenciale dhe pasuri natyrore, tė cilat mund tė shfrytėzohen.
(Marrė nga Koha Ditore)
|