|
Miratohet Dokumenti pėr tėrheqjen e investitorėve privat
Prishtinė, 3 maj 2006 - Kabineti qeveritar sot e ka miratuar Dokumentin pėr tėrheqjen e investitorėve privat, me tė cilin parashihen investime nė termocentralet ekzistuese, nė ndėrtimin e termocentraleve tė reja dhe nė sektorin e minierave tė Kosovės. Nė kėtė mbledhje, ministrat nuk kanė diskutuar pėr ēėshtjen e parregullsive qė ka evidentuar Auditori nė disa ministri, ndėrsa zėdhėnėsja Ulpiana Lama, tha se hetimet pėr kėtė ēėshtje do tė marrin edhe disa ditė.
Zėdhėnėsja e qeverisė, Ulpiana Lama, tha se hetimet mbi parregullsitė e dyshuara nė disa ministri do tė marrin edhe disa ditė, por nuk pėrcaktoi ndonjė datė tė re kur do tė mund tė sqarohej pėrfundimisht kjo ēėshtje.
Kėrkesa e kryeministrit pėr tė bėrė njė shtyrje tė tillė ėshtė thjesht parimore dhe ka tė bėjė me identifikimin e zinxhirit tė pėrgjegjėsive.
Lama e pėrjashtoi mundėsinė e presionit nga partnerėt e koalicionit, por pranoi se ka presion publik, i cili, siē u shpreh ajo, ėshtė shenjė e emancipimit tė shoqėrisė.
Presioni ėshtė publik, ėshtė i bėrė nga ana juaj, nga qytetarėt, pra njė presion publik nė luftimin e korrupsionit, dhe ne kėtė e marrim si shenjė tė mirė, shenjė tė emancipimit tė shoqėrisė kosovare. Ju e dini, para njė viti antikorrupsioni nuk ka qenė top temė dhe sot kjo ėshtė e tillė. Kjo ėshtė njė shenjė nė drejtimin e duhur.
Kurse sa i pėrket mbledhjes sė sotme tė qeverisė, ajo bėri tė ditur se ėshtė miratuar Dokumenti pėr tėrheqjen e investitorėve privatė, cili do tė nxirret edhe nė njė debat publik.
Ky dokument parasheh disa fusha tė investimeve nė termocentralet ekzistuese apo ndėrtimin e termocentraleve tė reja, si dhe nė sektorin e minierave.
Kabineti sot ka diskutuar edhe pėr shkurtimin e shpenzimeve administrative, me tė cilin synohet rritja e efikasitetit tė administratės.
ECIKS / Radio Kosova
|