|
Vazhdon periudha e licencimit tė agjencive turistike
Prishtinė, 3 maj 2006 - Pėr shkak tė numrit tė vogėl tė aplikimeve, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė vendosi qė tė shtyjė edhe pėr 15 ditė, respektivisht deri mė 15 maj, periudhėn pėr licencimin e agjencive turistike nė Kosovė, njoftuan sot zyrtarė nga Departamenti pėr Turizėm. Pas pėrfundimit tė afatit, tė gjitha agjencitė qė nuk janė tė licencuara do tė mbyllen.
Sipas drejtorit tė Departamentit tė Turizmit, Musa Selimi, nga 500 agjenci turistike sa janė nė Kosovė deri mė sot vetėm 100 prej tyre kanė marrė aplikacione pėr marrje tė licencės nė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, ndėrkohė qė afati pėr marrje tė licencės ishte caktuar fillimisht data 1 maj. Selimi tha se arsyeja e shtyrjes sė kėtij afati pėr 15 ditė janė mospėrfillja e afatit tė paraparė, nga pronarėt e agjencive turistike: Inspektorėt tė cilėt funksionojnė nė kuadėr tė Departamentit tė Turizmit, do tė dalin nė vendin e ngjarjes dhe do tė marrin masa ndėshkuese dhe do tė vijė deri te mbyllja e atyre agjencive qė nuk janė licencuar.
Ndryshe, pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Tregtisė pėrmendėn edhe disa mosmarrėveshje mes tyre dhe Ministrisė sė Transportit dhe Postė Telekomunikacionit. Selimi tha se Ministria e Transportit ka lėshuar disa licenca pėr sezonin e verės, mirėpo pėr Ministrinė e Tregtisė ato nuk janė valide: Vetėm ndėrmarrjet transportuese, ato tė transportit publik, qė kanė linja direkte mund tė marrin licencė nė MTPT, derisa ndėrmarrjet e transportit turistik duhet tė marrin licencė nė MTI.
Njėra ndėr kėrkesat pėr licencimin e agjencive turistike ėshtė edhe garancia bankare pėr periudhėn e vlefshmėrisė sė licencės, e cila duhet tė jetė 20 mijė euro pėr agjencitė organizatore dhe 3 mijė euro nė rastin e agjencive ndėrmjetėsuese. Shuma e cila duhet do tė paguhet pėr licencim ėshtė 200 euro pėr njė deri nė dy njėsi tė njė agjencie, kurse mbi 2 njėsi duhet tė paguhet 400 euro.
ECIKS / RTK
|