|
Licencohen katėr zyra pėr kėmbime parash
Prishtinė, 3 maj 2006 - Qendra financiare dhe Autoriteti Bankar dhe i Pagesave ka dhėnė vetėm katėr licenca pėr regjistrim tė zyrave pėr kėmbim tė jashtėm nga gjithsej 15 aplikacione tė pranuara deri tash.
BPK-ja ka pėrgjegjėsinė e vetė pėr regjistrimin e zyrave pėr kėmbim tė jashtėm nė Kosovė. Licencimi i njė numri kaq tė vogėl tregon vendosmėrinė e qendrės financiare dhe tė BPK-sė pėr luftimin e dukurisė sė shpėlarjeve tė parave nė Kosovė nga tendencat e disa grupeve tė tilla tha zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Gjorgji Kakuk. Sipas tij BPK-ja ka njoftuar pėr disa individė qė janė pėrfshirė nė veprimtarinė e kėmbimeve tė parave qė po shpėrlahen nė Kosovė. Pėrqendrimi nė kėtė operacion ka qenė qė tė luftohen aktivitetet qė ju mundėsojnė grupeve kriminele qė ti shpėrlajnė parat e tyre nė Kosovė. Ka disa individ tė cilėt janė pėrfshirė nė veprimtarinė e kėmbimeve tė parave qė po shpėrlahen nė tregun e zi.
BPK-ja bėn me dije se kėta persona do tė pėrgjigjen pėr veprimet e tyre. BPK-ja tėrheq vėrejtjen atyre personave qė vazhdojnė me kėmbimin e parave jashtė ligjit se do ti nėnshtrohen arrestimeve dhe ndjekjeve penale pavarėsisht edhe nėse ata kanė dorėzuar aplikacion pėr tė marrė licencė e nė qoftė se nuk kanė marrė ende, tha Kakuk.
ECIKS / RTK
|