|
Alferon paguan 29.5 milionė euro pėr Ferronikelin
Prishtinė, 21 prill 2006 - Kompania fituese e tenderit pėr privatizimin e Ferronikelit, pas njė sėrė shtyrjesh disa mujore, Alferon ka nėnshkruar mė nė fund kontratėn pėr blerjen e gjigantit tė njohur kosovar dhe i ka paguar Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM) shumėn prej 29.5 milionė euro, duke u bėrė edhe pėrfundimisht pronar legjitim.
Sipas njė njoftimi nga Zyra pėr informim e Shtyllės IV tė UNMIK-ut thuhet se kompania angleze mė herėt pėr Ferronikelin ka paguar njė shumė paraprake prej 1 milion euro, ndėrsa me shumėn e shtuar dje ka pėrfunduar pagesėn pėr blerjen e gjigantit tė njohur kosovar me bazė nė Drenas.
Ceremonia formale e dorėzimit tė Ferronikelit te kompania fituese e tenderit do tė bėhet tė martėn mė 2 maj.
Blerjen e Ferronikelit e ka pėrshėndetur shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe ministri i Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugolli.
Ruecker tha se pėrfundimi me sukses i privatizimit tė Ferronikelit do tė ndikojė pozitivisht nė investimet e huaja nė Kosovė.
Kosova ėshtė njė shoqėri stabile dhe e matur, gjė tė cilėn e mirėpresin investuesit e huaj,tha ai.
Ministri Dugolli, njėherėsh nėnkryetar i Bordit tė AKM-sė, tha se privatizimi do tė krijojė mundėsinė e hapjes sė mijėra vendeve tė lira tė punės dhe do tė ndihmojė njerėzit ti kthehen punės.
Johannes Sittard, drejtues i kompanisė Alferon tha se nėnshkrimi i kontratės sė sotme paraqet njė fazė tė gjatė tė suksesit qė do tė ketė nė marrėdhėniet mes Ferronikelit, Alferon-it, punėtorėve dhe komuniteteve tjera.
Ferronikeli pėrfshin dizajnin pėr prodhimin e 12.000 tonė nikel nga 13.8 milionė tonė sa mendohet tė jenė rezervat.
Nė bazė tė kontratės, kompania Alferon, vitin e parė duhet tė investojė 5 milionė euro, vitin e dytė 10 milionė euro dhe vitin e tretė obligohet tė investojė edhe 5 milionė euro tjera. Po ashtu nė gjashtėmujorin e parė ėshtė zotuar qė tė punėsojė 500 punėtorė dhe deri nė fund, pėr tri vite do tė arrijė tė punėsojė 1.000 punėtorė.
Deri mė tash afati i pagesės pėr Ferronikelin kompanisė angleze i ishte shtyrė disa herė pėr shkak se Alferon kishte kėrkuar tė arrijė njė marrėveshje me KEK-un qė tė furnizohet me rregull me energji elektrike. Kjo marrėveshje ishte arritur nė fillim tė muajit mars tė kėtij viti.
ECIKS / Kosovapress
|