|
Klima ndikoi qė mbjelljet pranverore nė Kosovė tė vonohen
Prishtinė, 19 prill 2006 - Moti i ftohtė dhe me shi ka ndikuar qė mbjelljet pranverore nė Kosovė sivjet tė vonohen. Kjo vonesė do tė kėtė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė ulje tė rendimentit tė kulturave lavėrtare nė veēanti tė patates, misrit dhe lulediellit si dhe nė zvogėlimin e sipėrfaqeve tė mbjella.
Habil Zeqiri, ushtrues i detyrės sė drejtorit nė Departamentin e Prodhimtarisė dhe Mbrojtjes sė Bimėve nė Ministrinė e Bujqėsisė, thotė se moti i lig i pėrcjell me lagėshti i cili po mbretėron nė vendin tonė jo vetėm qė ka ndikuar nė shtyrjen e afatit optimal tė mbjelljeve pranverore, por do tė kėtė ndikim drejtpėrdrejt edhe nė zvogėlim tė sipėrfaqeve tė parapara pėr tu mbjell pėr kėtė vit. Vetėm me kulturė tė misrit numri i paraparė i sipėrfaqeve pėr tu mbjellė pėr kėtė vite planifikohet tė jetė afro 74 mijė hektar.
Dėmet do tė jenė tė konsiderueshme nėse nuk realizohet plani i mbjelljes deri nė 90%, pėr arsye se koha optimale ēdo ditė ėshtė duke u larguar nėse vazhdon kėshtu. E nė qoftė se nuk arrihet tė mbillen kėto sipėrfaqe, atėherė do tė kemi edhe rritje te importit e qė do tė ndikonte negativisht pėr fermerėt tanė, por edhe ekonominė e vendit, tha ai.
Zeqiri porosit fermerėt qė gjatė mbjelljes tė rrisin sasinė e farėrave dhe plehrave.
Ndėrkaq, Bedri Kosumi, njeri ndėr fermerėt mė tė mėdhenj pėr kulturėn e patates ne vendin tonė mendon ndryshe. Sipas tij, nuk ka nevojė pėr rritje te sasisė sė farės, por pėr farė cilėsore dhe mbrojtje nga sėmundjet.
Imer Rusinovci, ekspert i kulturave lavėrtare, thotė se lagėshtia ka ndikuar edhe nė shtyrje tė ri-plehėrimit tė kulturave vjeshtore, e qė do tė ndikojė drejtpėrdrejt nė ulje tė rendimentit tė edhe kėtyre kulturave. Pėr t'iu shmangur humbjeve tė mėdha nė rendiment, Rusinovci kėshillon fermerėt qė tė zgjedhin hibride mė cilėsore.
ECIKS / RTK
|