|
Ēeku: Do tė ndėshkohen keqpėrdoruesit
Prishtinė, 14 prill 2006 - Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ėshtė takuar dje nė njė drekė pune me kryeministrin Agim Ēeku, dhe kabinetin e tij, pėr tė diskutuar nė lidhje me parregullsitė e publikuara nga Revizori i Pėrgjithshėm.
Kryeministri Ēeku tha pas takimit se do tė ndėshkohen tė gjithė ata qė kanė bėrė veprime tė kundėrligjshme. Raportin ėshtė duke e shqyrtuar Zyra Ligjore e UNMIK-ut dhe nesėr do ta kemi njė pėrgjigje se si do tė veprojmė, tha kryeministri, duke paralajmėruar ndėshkime pėr tė gjithė ata qė kanė bėrė keqpėrdorime.
Pas raportit tė Auditorit tė Pėrgjithshėm pėr keqpėrdorimet e shumta financiare nė disa ministri, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i ka ftuar sot nė njė drekė pune, kryeministrin Agim Ēeku dhe tė gjithė ministrat e kabinetit tė tij. Nė kėtė takim nuk mori pjesė vetėm ministri pėr Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq, ku, sipas raportit tė Auditorit, janė bėrė keqpėrdorimet mė tė mėdha financiare. Kryeministri Ēeku tha se Petkoviq ka munguar sepse ishte duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė auditorėve. Nė lidhje me masat qė do tė ndėrmarrė qeveria, Ēeku tha se do tė veprojnė konform ligjit, dhe ata qė kanė bėrė shkelje do tė ndėshkohen.
Kushdo qė ėshtė aleat me ligjin do tė mbijetojė, kushdo qė ėshtė kundėr ligjit, me ēfarėdo veprimi do tė ndėshkohet. Kjo ėshtė e qartė. Auditimin e kam kėrkuar edhe pėr Zyrėn e Kryeministrit dhe pėr tė gjitha ministritė nga zotėri Petersen, ka theksuar kryeministri Ēeku.
Kryeministri Ēeku tha se nesėr nė takimin e rregullt me shefin e UNMIK-ut do tė merret njė vendim lidhur me kėtė ēėshtje.
Auditimi do tė jetė i pėrgjithshėm, duke filluar nga shtėpia ime dhe nė tė gjitha ministritė, ka Ēeku.
Sipas raportit tė Auditorit tė Pėrgjithshėm, parregullsitė mė tė mėdha financiare janė evidentuar nė Ministrinė pėr kthim dhe Komunitete, tė cilėn e drejton Sllavisha Petkoviq, si dhe nė atė tė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural.
ECIKS / RTK
|