|
UNMIK akuzohet pėr neglizhencė ndaj korrupsionit
Irwin Arieff (Reuters)
Prishtinė, 9 prill 2006 - Hetuesit e brendshėm tė Kombeve tė Bashkuara e kanė akuzuar tė premten Kryeadministratorin e Kosovės se po i mbyll sytė para korrupsionit, keqpėrdorimeve tė gjithanshme dhe keqmenaxhmentit nė Aeroportin e Prishtinės qė nga mesi i vitit 2004.
Hetimet dy vjeēare tė kryera nga Zyra e Shėrbimit tė Brendshėm pėr Hetime tė Kombeve tė Bashkuara (Office of Internal Oversight Services - OIOS), nė bashkėpunim me Hetuesit e Bashkimit Evropian, kanė gjetur se mashtrimet dhe keqmenaxhimi po rriten dhe se korrupsioni ėshtė sistematik nė aeroportin e Prishtinės, thotė raporti OIOS.
Ky raport vjen pas propozimeve tė shumta qė kanė ardhur pėr reforma nė kuadėr tė Kombeve tė Bashkuara. Propozimet pėr reforma kanė ardhur pas skandalit nė programin naftė-pėr bukė tė realizuar nė Irak para invazionit tė Shteteve tė Bashkuara me aleatė.
Nė ketė program shumė zyrtarė tė Kombeve tė Bashkuara kanė dalė tė pėrfshirė nė korrupsion, nė mesin e tyre edhe djali i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anann. Kjo ka ndikuar qė shtete tė fuqishme botėrore, si SHBA-tė, tė shprehin hezitimin e tyre qė edhe mė tutje tė janė pjesė e ndihmave tė Kombeve tė Bashkuara.
Shumė ligjvėnės tė SHBA-ve kanė kėrcėnuar se do tė ndėrpresin ndihmat e mėtutjeshme pėr OKB nėse reformat nė kuadėr tė kėtij organizmi dėshtojnė.
Nė Kosovė, hetuesit thonė se, ėshtė konstatim i paevitueshėm fakti se askush nuk jep llogari nė aeroportin e Prishtinės pėr keqmenaxhim, korrupsion dhe mashtrime
'Krejtėsisht tė pajustifikuara'
Danezi Soren Jessen-Petersen, qė ėshtė Kryeadministrator i Kosovės prej qershorit tė vitit 2004, i ka quajtur gjetjet e zyrės sė brendshme pėr hetime si diēka krejtėsisht tė pajustifikueshme dhe tė paqėndrueshme.
Jessen-Petersen ėshtė mbrojtur duke thėnė se si pėrfaqėsues i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB, ai nuk ka mandat pėr tė hetuar kompanitė nė pronėsi publike si aeroporti, thuhet nė raportin e hetuesve.
Ai gjithashtu ka kundėrshtuar bėrjen publike tė raporteve tė OIOS.
Hetuesit e Kombeve tė Bashkuara thonė se sė bashku me hetuesit e Bashkimit Evropian prej muajit gusht 2004 deri nė qershor 2005 ka pėrpiluar 33 raporte te detajuara pėr problemet ne aeroport dhe mėnyrėn se si duhet anashkaluar ato. Pėrderisa nėntė lėndė janė pėrcjellė prej Zyrės sė Kryeadministratorit tek Departamenti i Drejtėsisė pėr hetime penale, pėr shumicėn e raporteve tjera Jessen-Petersen nuk ka reaguar duke thėnė se ato nuk janė pjesė e punės sė tij. Kėshtu ka deklaruar Kryeadministratori nė njė pėrgjigje me shkrim qė ua ka dėrguar njėsitit pėr hetime brenda Kombeve tė Bashkuara
Departamenti i Kombeve tė Bashkuara pėr operacione paqeruajtėse, nė disa komente tė bėra, ka mbėshtetur qėndrimin e Kryeadministratorit, thotė OIOS.
Sipas OIOS mungesa e aftėsisė sė UN pėr tiu adresuar keqpėrdorimeve dhe korrupsionit nė kompanitė publike nė Kosovė daton qė nė vitin 1999, ku e ka origjinėn UNMIK.
Madje u pat bėrė e qartė qė korrupsioni ėshtė i shfrenuar nė Kosovė..., kurse misioni i pagatshėm pėr tė marrė ndonjė aksion, thotė raporti i OIOS. Me ketė mision nė tėrheqje kur po pėrcaktohet statusi final i Kosovės, kah fundi i kėtij viti, kjo pagatishmėri do tė ketė njė efekt shkretues nė perceptimin publik brenda dhe jashtė Kosovės, e Kombet e Bashkuara do tė shihen sikur po ikin nga problemet mė shumė se sa po i zgjidhin ato, thuhet nė raport.
Marrė nga Gazeta Express
|