|
Brezovica privatizohet, nėse lejon Serbia
Vetėm nė Kosovė ndodh qė udhėheqėsit komunalė dhe menaxhmenti i dhunshėm serb i ndėrmarrjes tė bllokojė privatizimin e miratuar nga OKB-ja. Privatizimin e Brezovicės e kanė nė duar serbėt, edhe pse kėtė duhej ta kishte AKM-ja
Arbana Xharra
Prishtinė, 5 prill 2006 Qendra turistike Brezovica, vend ky ku shqiptarėt kalojnė pushimet apo njė vikend ndėrsa serbėt menaxhojnė me tė ka mbetur e pazhvilluar si dhe ende nuk ėshtė privatizuar.
AKM-ja, e cila ka kohė qė deklaron se ka nisur tė bėjė pėrgatitjet pėr privatizimin e kėsaj qendre, e cila pėr shumė investitorė shihet si atraktive, ėshtė bėrė subjekt i presioneve tė palės serbe pėr tė mos kryer privatizimin.
Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker, sė bashku mė ministrin e Tregtisė dhe Industrisė, Bujar Dugolli, kanė pasur disa takime nė Brezovicė me drejtuesit komunalė dhe ata tė qendrės INEX-Brezovica.
"Deri tash kanė hasur ne mospajtim me serbėt e Shtėrpcės dhe vėshtirė se atyre do tiu mbushet mendja qė tė pranojnė tė futen ne procesin e privatizimit", tha njė burim i KD-sė nė AKM.
Nga ana tjetėr AKM-ja ka planifikuar qė nė privatizim tė pėrfshihet komplet qendra turistike Brezovica, e cila do tė vendosė metodėn spin-off special, ku parashihen investime dhe punėsime nė kėtė qendėr.
Kreu i BSPK-sė, i cili ėshtė edhe anėtar i Bordit tė AKM-sė ka thėnė se AKM-ja nuk i trajton tė gjitha ndėrmarrjet shoqėrore njėjtė.
Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, tha se AKM-ja nuk duhet tė jetė subjekt i asnjė presionesh.
Dy investues tė gatshėm
Burimi i KD-se ka bėrė tė ditur se edhe nė mbledhjet e Bordit tė AKM-sė ėshtė vendosur qė institucionet vendore dhe ndėrkombėtare tė pėrgatiten, nė mėnyrė qė sezoni i ardhshėm dimėror ta gjejė tė privatizuar qendrėn turistike "INEX" nė Brezovicė.
Zyrtarėt e AKM-sė kanė bėrė tė ditur se Ruecker i ka lajmėruar udhėheqėsit komunal tė Shtėrpcės dhe INEX-it se Qeveria e Kosovės, apo OJQ-tė nuk kanė para nė dispozicion pėr investime nė qendrėn e skijimit nė Brezovicė. Kėshtu qė nuk ka opsion tjetėr pėrpos privatizimit tė kėsaj qendre.
Shefi i Shtyllės sė Katėr tė UNMIK-ut i ka njoftuar palėt e pėrfshira nė kėtė proces INEX-in dhe Brezovicėn se do tė jenė tė involvuar nė tė gjitha fazat e privatizimit.
"Aktualisht ka dy investitorė tė mėdhenj qė janė tė interesuar. Janė duke u planifikuar nga zyrtarėt e AKM-sė vizitat e tyre nė kėtė qendėr dhe pritet qė tė ketė edhe shumė investitorė tė tjerė potencialė", ka thėnė burimi KD-sė nė AKM.
Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, mendon se AKM-ja nuk duhet tė jetė subjekt i asnjė presioni, por ta ēojė pėrpara procesin e privatizimit tė kėsaj qendre turistike sa mė parė.
"Sa mė shpejt qė ėshtė e mundur duhet tė ndodhė privatizimi i qendrės turistike nė Brezovicė", ka thėnė Beqaj pėr tė shtuar se efektet ekonomike nga privatizimi i saj do tė jenė shumė tė mėdha.
Sipas Beqajt, Brezovica ka kapacitete tė jashtėzakonshme pėr t'i tėrhequr turistėt e huaj.
"Deri nė fund tė kėtij viti qendra turistike nė Brezovicė do tė privatizohet, nėpėrmjet metodės spin-off special, ku pritet tė konkurrojnė edhe investitorė seriozė, tė cilėt mund ta ringjallin kėtė qendėr", tha Beqaj. Sipas tij kjo qendėr duhet tė depolitizohet, pasi qė deri tani ka qenė njė enklavė e serbėve nė Kosovė, ndėrsa tė gjithė duhet ta kuptojnė se enklavat nuk krijojnė prosperitet zhvillimor.
Kreu i BSPK-sė, Bahri Shabani, nga ana tjetėr tha se ka shumė tė interesuar pėr kėtė qendėr turistike, por AKM-ja ėshtė duke e zvarritur kėtė punė.
"Shumė herė janė takuar zyrtarė tė AKM-sė me ata tė qendrės turistike Brezovica, por mesa e di unė nuk kanė marrė pėlqim", tha Shabani. Sipas tij AKM-ja duhet tė trajtojė kėtė qendėr turistike sikurse edhe ndėrmarrjet e tjera shoqėrore nė Kosovė.
Investimet 20 milionė euro
Konsiderohet se paku 20 milionė euro duhet tė investohen ne qendrėn turistike qė tė modernizohen hotelet, ashensorėt pėr skijim dhe gjėrat tė tjera pėrcjellėse nė kėtė qendėr.
Pėrveē dy hoteleve "Molika" dhe "Narcis", nė qendrėn turistike "Brezovica" janė tė ndėrtuara edhe mbi 300 vila, tė cilat lėshohen me qira.
Kėto vila dhe hotele pėrveē tėrheqjes sė pushuesve kanė edhe borxhe tė mėdha ndaj KEK-ut dhe nuk kanė paguar me rregull tatime. Udhėheqėsit e kėtyre hoteleve kanė refuzuar t'i paguajnė faturat e KEK-ut kėshtu qė borxhi i tyre ndaj KEK-ut ėshtė rritur nė qindra mijė euro.
KEK-u para disa muajve ka ndėrmarrė furnizimin me rrymė nė kėto hotele, kėshtu qė udhėheqėsit e hoteleve janė detyruar qė tė shfrytėzojnė gjeneratorėt pėr tu furnizuar me rrymė.
Borxhi i pėrgjithshėm i Komunės sė Shtėrpcės ndaj KEK-ut ka arritur shumėn mbi 4,2 milionė euro.
Marrė nga Koha Ditore
|