|
Kėrcėnimi nuk konfirmohet, MAKOS shpėrbėhet
Ditėn kur skadoi afati pėr pagesėn e hotelit Grand dhe Iliria, shpėrbėhet blerėsi i pėrkohshėm - LTD Makos. Nga ky subjekt kanė lindur Makos - Grand dhe Makos - Iliria, tė cilat janė regjistruar nė Zyrėn e regjistrimit tė bizneseve me lejen e kreut tė privatizimit nė AKM, Kirg Adams
YLLI KALOSHI
Askush nė policinė e UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė, dhe as nė Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit, nuk ka dhėnė ndonjė informatė se a janė tė vėrteta pohimet e konzorciumit Makos, blerėsit tė hotelit Grand, se tėrheqja e tyre nga privatizimi i kėsaj ndėrmarrjeje shoqėrore ėshtė bėrė pėr shkak tė kėrcėnimeve. Ekrem Tahiri, zėdhėnės i AKM, tha se janė organet e drejtėsisė ato qė do ti vėrtetojnė thėniet e blerėsit. Nė SHPK, zėdhėnėsi Agron Borovci thotė shkurt sė policia ėshtė duke e hetuar rastin.
Por, burime tė Lajmit thonė se ekziston mundėsia e mosmarrėveshjeve nė mes themeluesve tė LTD Makos, e cila e fitoi tenderin pėr dy hotelet. Sipas dokumentacioneve tė siguruara nga gazeta , shihet se LTD Makos ka ndryshuar listėn e themeluesve tė saj mė 22 tė kėtij muaji. Pikėrisht kjo datė shėnon 20 ditė qė nga shpallja e fituesit dhe afatin e fundit pėr ti paguar paratė pėr dy hotelet.
LTD Makos ėshtė regjistruar nė Zyrėn e Regjistrimit tė Bizneseve nė MTI, mė datėn 7 shkurt tė kėtij viti, ndėrsa themelues tė saj ishin: Nexhmi Rexha, Nail Reshidi, Gazmend Abrashi, Habib Jakupi, Jashar Fazliu, Taip Fikri dhe Hotel Metropol nga Ohri i Maqedonisė. Tė parėt nė kompani kanė futur kapital nga 816 euro, ndėrsa Metropoli - 5 mijė e 100 euro, kurse totali i kapitalit themelues tė kėsaj firme kapte shumėn 10 mijė euro.
Nė ndėrkohė ndryshon marrėveshja. Nga firma LTD Makos krijohen dy tė tjera: Makos - Iliria dhe Makos - Grand. Aplikimi pėr regjistrim ėshtė bėrė mė 17 mars, ndėrsa mė datė 22 ato evidentohen nė librat e Zyrės pėr Regjistrimin e Bizneseve. Subjekti i ri Makos - Grand ka kapital 2 mijė e 500 euro, ndėrsa themelues janė: Hoteli Metropol, Habib Jakupi, Nail Reshidi dhe Gazmend Abrashi, i cili caktohet personi i autorizuar. Me kapital tė njėjtė regjistrohet edhe Makos - Iliria, me themeluesit hotelin Metropol, Jashar Fazliun, Habib Jakupin, Gazmend Abrashin, Taip Fikriun , kurse personi i autorizuar ėshtė Nail Reshidi.
Bashkėthemeluesi i LTD Metropol, Nexhmi Rexha, nuk figuron te asnjėri prej kėtyre dy subjekteve. Ėshtė interesante fakti se kapitali i krijimit tė kėtyre dy subjekteve ėshtė pėrafėrsisht sa pjesėmarrja e Metropolit tė Ohrit nė subjektin pjesėmarrės nė tender, Makos LTD.
Asnjė nga kėta themelues nuk ka pasur qasje nė telefon tė premten.
Shefi i Zyrės sė Regjistrimit, Haxhi Rama, tha se regjistrimi ėshtė bėrė sipas procedurave dhe pas konsultimeve me AKM-nė. Ai nuk tregoi se cili zyrtar nė AKM ka lejuar regjistrimin e kėtyre subjekteve, tė cilat gjatė kohės sė zhvillimit tė procedurave tė tenderit tė AKM-sė fare nuk kanė ekzistuar. Lajm ka siguruar njė shkresė tė nėnshkruar nga drejtori i Departamentit tė Privatizimit, Kirg Adams, i cili e lejon kėtė regjistrim.
AKM-ja mendon se nuk ka ndonjė pengesė nga Makos LTD qė tė krijohen kėto dy subjekte tė reja, shkruan Adams.
Ai ka thėnė se AKM-ja do tė vazhdojė procesin e privatizimit tė Grandit dhe Ilirisė me subjektet e reja.
Zėdhėnėsi i AKM-sė, Ekrem Tahiri, tha se nuk ka njohuri pėr kėtė ripozicionim tė ofertuesit pėr dy hotelet e kryeqendrės. Ndėrkaq zėvendėsdrejtori Ahmet Shala tha shkurt se kjo ėshtė lejuar nga AKM-ja, pasi, sipas tij, nuk bie nė kundėrshtim me rregullat e privatizimit.
Pas kėtij ndryshimi tė themeluesve tė konzorciumit Makos LTD dhe krijimit tė dy subjekteve tė reja, ka ndodhur tėrheqja e Makos Grandit nga tenderi, ndėrkaq ka mbetur ende nė lojė Makos Iliria.
Nuk ėshtė hera e parė qė AKM-ja lejon ndryshimin e themeluesve tė konzorciumeve qė fitojnė tenderėt e privatizimit. Kjo ishte lejuar edhe me rastin e shitjes sė Ferronikelit.
Nuk ka para as pėr Ilirinė
Blerėsi i pėrkohshėm i hotelit Iliria, Makos Iliria, nuk e ka kryer pagesėn tė premten, nė ditėn e fundit tė afatit 20- ditėsh qė i ka caktuar AKM-ja. Zėdhėnėsi i AKM-sė, Ekrem Tahiri, tha se nuk ka ndonjė informatė se janė dhėnė paratė, por ai tha se AKM-ja do tė presė edhe 3 ditė.
Nė rast se pagesa bėhet nga jashtė Kosovės, atėherė transferi merr kohė 2-3 ditė. Kėshtu qė ne po presim nėse ka ndodhur njė gjė e tillė.
Ai tha se do tė kėrkohen dėshmi nėse ėshtė bėrė pagesa nė konton e AKM-sė mė datė 24.
Shabani: Shkelet rregullorja e AKM-sė
Kreu i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, Bahri Shabani, dhe anėtar i Bordit tė AKM-sė, i pyetur pėr ndryshimin e konzorciumit Makos LTD dhe pėr vazhdimin e procesit tė privatizimit me subjektet e reja, tha: Makos - Grand dhe Makos - Iliria, tė cilat nuk kanė marrė pjesė nė tenderin, thotė se kjo ėshtė nė kundėrshtim me rregulloren e AKM-sė.
Ēdo ndryshim i aksionarėve tė blerėsit tė shpallur me tender ėshtė i palejueshėm. Bordi nuk ka marrė vendim pėr kėtė, ndėrsa ndryshime mund tė bėjė vetėm ai dhe askush tjetėr, tha Shabani.
Ai tha se nuk ėshtė hera e parė qė AKM-ja bėnė tolerime tė tilla.
Marrė nga Gazeta Lajm 24 mars 2006
|