|
Llamkos: Pagat, si para privatizimit
Eksporti i sivjetmė pritet tė arrijė 78 milionė euro
ENIS VELIU
Pas privatizimit tė Llamkosit nė Vushtrri, nga njė kompani bullgare, numri i punėtoreve ėshtė rritur edhe pėr 60 veta. Pagat kanė mbetur tė njėjta, sikur para privatizimit, kur aty ėshtė punuar vetėm dy javė nė muaj.
Janė tė punėsuar 383 veta, kurse paga mesatare mujore ėshtė 185 euro. Pronari kėto i konsideron paga tė plota. Me menaxhmentin jemi marrė vesh qė numri i punėtoreve tė rritet, ndėrsa pagat mbesin ashtu siē janė, tha Luan Berisha, menaxher.
Sipas tij, reduktimet e energjisė elektrike kanė sjellė probleme tė mėdha nė fabrikė.
Vetėm njė ndėrprerje e rrymės na shkakton dėm 10-15 mijė euro, sepse prishet e tėrė llamarina nė procesin e pėrpunimit. Pas privatizimit dhe pas pėrmbushjes sė obligimeve ndaj KEK-ut, nuk ka reduktime tė shpeshta, thotė ai.
Berisha thotė se pas privatizimit, kanė planifikuar qė tė prodhojnė 17 tonė llamarinė pėr tre muaj, por pėr shkak tė problemeve me rrymė kjo nuk ėshtė arritur.
Berisha thotė se lėndėn e parė e importojnė nga Bullgaria, ndėrkaq tė gjitha prodhimet eksportohen nė Maqedoni, Kroaci, Bosnjė dhe Hercegovinė dhe vende tė tjera tė Evropės.
Me disa kompani nė Serbi kemi bėrė kontrata, qė sivjet atje tė eksportojmė diku 28 mijė tonė llamarinė, shtoi ai.
Eksporti i sivjetmė pritet tė jetė rreth 78 milionė euro.
Kapaciteti vjetor i fabrikės ėshtė deri nė 150 mijė tonė llamarinė.
Ndėrkaq, sipas Berishės, fabrika momentalisht prodhon diku deri nė 10 tonė nė muaj.
Marrė nga Gazeta Lajm 24 mars 2006
|