|
Nė Vjenė promovohet ekonomia kosovare
Vjenė, 15 mars 2006 - Pėrfaqėsues tė institucioneve relevante kosovare dhe austriake u mblodhėn te mėrkurėn nė Vjenė nė konferencėn Partneri ekonomik Kosova pėr tė diskutuar mundėsitė e tėrheqjes sė investimeve nė Kosovė. Konferenca e organizuar nga Oda Ekonomike e Austrisė nė bashkėpunim me Odėn Ekonomike tė Kosovės, Institutin Austriak WIFI dhe Nismėn Ekonomike pėr Kosovėn ECIKS mblodhi rreth tridhjetė ndėrmarrės nga Kosova dhe po aq partnerė potencial nga Austria.
Nė hapje tė konferencės, Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, z. Besim Beqaj, bėri njė paraqitje pėrmbledhėse tė zhvillimeve tė fundit nė Kosovė, si nga aspekti politik ashtu edhe nga ai ekonomik dhe ftoi ndėrmarrėsit austriak tė shfrytėzojnė potencialet qė ofron Kosova duke investuar nė kėtė vend. Ai premtoi mbėshtetje tė gjerė si nga institucioni qė drejton vet, ashtu edhe nga institucionet tjera kosovare.
Pėrfaqėsues tė Agjencisė Austriake pėr Zhvillim (ADA), tė Odės Ekonomike tė Austrisė, dhe tė institucioneve financiare, si Raiffeisen International, paraqitėn programet e tyre pėr mbėshtetje tė investitorėve austriak qė planifikojnė tė mėsyjnė Kosovėn dhe regjionin.
Nė kuadėr tė kėsaj konference, kryetari i ECIKS, z. Kujtim Dobruna, shpalosi rezultatet e projektit hulumtues, pėrmes tė cilit ECIKS pėr nevojat e qeverisė austriake, respektivisht tė Agjencisė Zhvillimore ADA, ka analizuar potencialet e ekonomisė kosovare.
ECIKS ka bėrė hulumtimin e potencialeve tė sektorėve tė ekonomisė sė Kosovės duke identifikuar pėrparėsitė e secilit sektor veē e veē, me theks tė veēantė nė teknologjinė informative dhe nė bujqėsi, tha Dobruna. Ai njoftoi mė tutje se ECIKS nė kuadėr tė kėtij studimi i ka paraqitur qeverisė austriake 16 projektpropozime konkrete tė ndėrmarrėsve kosovar pėr partneritet me ndėrmarrjet austriake, projekte kėto qė parashihen tė realizohen me mbėshtetjen financiare tė ADA-s.
Edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve austriake nė kėtė konferencė, ndajnė mendimin e njėjtė, se sektori i bujqėsisė duhet tė pėrkrahet fuqishėm, ngase ėshtė njėri prej sektorėve qė ofron mundėsi pėr punėsimin e masave tė gjėra dhe ka potenciale jo vetėm pėr tė pėrmbushur nevojat e tregut tė brendshėm, por edhe pėr eksport.
Qeveria austriake pėrmes institucioneve tė veta vite me radhė ėshtė duke mbėshtetur fuqishėm sektorė tė tėrė nė Kosovė, duke filluar nga sektori publik e i arsimit e deri te sektori i ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme.
Konferenca i vazhdoi punimet me takime tė veēanta nė mes tė pėrfaqėsuesve tė ndėrmarrjeve austriake dhe atyre kosovare.
ECIKS
|